30 September 2022, 18:37
Nga e.k
Orinda Huta
TIRANË- Orinda Huta është një nga moderatoret dhe këngëtaret e dashura për publikun. Ajo i ka të rralla intervistat televizive dhe sa i përket jetës private është mundur gjithnjë ta mbajë larg syrit kurioz të publikut.
Së fundmi, Orinda ka qenë e ftuar në “Aldo Morning Show” ku ka treguar eksperiencën me qenushen e saj dhe mënyrën si i drejtohet. Ndër të tjera Huta u shpreh se Rubin e konsideron si fëmijën e saj dhe është shumë e lumtur që edhe Atara, vajza e saj e vogël ka një marrëdhënie të mirë me të.
“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë. Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua qëkur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin,”-vazhdoi Huta.
Këngëtarja tregoi gjithashtu se kur ka ardhur në jetë vajza e saj, Rubi (qenushja) është bërë xheloze.
“Po, është bërë xheloze sepse Rubi ka qenë shumë e lidhur me mua, por ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha gjërat me rregull. Përpara se të vinim në shtëpi nga materniteti i sollëm rrobat e bebit Rubit që t’i mbante erë. Kur u futëm në shtëpi, unë isha e para që u futa në shtëpi, u futa që të takoja Rubin që mos të ndikonte. Ka pasur momente të vështira, por qeni është racë që është mësuar me fëmijë, është i predispozuar për të qëndruar me fëmijë kështu që e ka pasur pak më të lehtë se të tjerët,”-u shpreh ajo.
Rubi nuk është qenushja e parë që ka qëndruar në shtëpinë e Orindës dhe producentit Turjan Hysko. Dy paraardhësit e saj ishin dy qen endacakë të sëmurë, për të cilët çifti u kujdes derisa u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore dhe mundën të gjenin familje adoptuese. Moderatorja kujton edhe momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin dakord me vendimin e tyre për të marrë një qen, madje situata u ‘tensionua’ pak.
“Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”.
Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë,”-përfundoi Orinda Huta.
orinda huta
Art&Argëtim
30 September 2022, 18:26
k.m.
Karl Lagerfeld
SHBA- Organizatorët e Met Gala vjetore, një nga netët më të mëdha të modës, kanë shpallur tem&e...
Art&Argëtim
30 September 2022, 18:08
I.A
Chiara Ferrani
FRANCË- Chiara Ferrani është shpesh në lajme për shkak të stilit të saj. Nuk janë t&e...
Art&Argëtim
30 September 2022, 16:33
k.m.
Johnny Depp dhe Amber Heard
SHBA- Gjyqi i famshëm i aktorit Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, është kthyer tas...
Art&Argëtim
30 September 2022, 15:16
F.M
Karol G dhe Bad Bunny
FLORIDA- Billboard Latin Music Awards u mbajt një natë më parë dhe në krye të listës qëndroi ...
Art&Argëtim
30 September 2022, 14:22
e.k
Oriola Marashi dhe Eros Grezda
TIRANË- Eros Grezda dhe Oriola Marashi ishin një nga çiftet më të komentuara të showbiz...
Art&Argëtim
30 September 2022, 14:21
A.B
SHBA- Këngëtarja e Little Mix, Perrie Edwards dhe i fejuari i saj, ylli i futbollit, Alex Oxlade-Chamberlain kanë rënë pre e gra...
Art&Argëtim
30 September 2022, 14:13
e.k
Don Xhoni
TIRANË- Don Xhoni është një nga reperët më të kërkuar të momentit dhe padiskutim dhe një nga m&...
Art&Argëtim
30 September 2022, 14:06
e.k
Alketa Vejsiu
TIRANË- Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura të publikut. Ajo prej vitesh ka arritur t&eu...
Art&Argëtim
30 September 2022, 10:52
d.a.
Mbreteresha Margaret
DANIMARKË- Nuk kanë fund lëkundjet në familjen mbretërore daneze pas vendimit të...
Art&Argëtim
30 September 2022, 10:10
A.B
Emisioni
TIRANË- Puntata e djeshme në emisionin 'Ftesë në 5' ishte e mbushur me ofendime. Në studio po diskutoheshin propozimet e ...