Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
“Mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër”/ Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim
Gjatë deklaratës Rozana Radi njoftoi vajzat, gratë dhe burrat për tu mos i dhënë zë kësaj situate që ka bërë bujë në rrjetet shqiptare duke theksuar se nësë ngjarja vazhdon do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore duke ia lënë në dorë vërtetësinë drejtësisë.
1 October 2026, 19:58Nga E.M
TIRANË- Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar publikisht mbi akuzat kundrejt shpërndarjes së videove intime të figurave publike. Ajo ka mohuar faktin se mund të ketë lidhje me videot e publikuara dhe paralajmëron ndjekje ligjore ndaj kujtdo që përpiqet të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve.
Këngëtarja kërkoi që emri i saj të mos njollosej pa asnjë bazë duke vënë në dukje jetën e saj personale dhe familjare. Gjatë deklaratës Rozana Radi njoftoi vajzat, gratë dhe burrat për ti mos i dhënë zë kësaj situate që ka bërë bujë në rrjetet shqiptare duke theksuar se nëse ngjarja vazhdon do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore duke ia lënë në dorë vërtetësinë drejtësisë.
Reagimi i plotë:
“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.
Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet. Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.
Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.
Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, shkroi Rozana Radi./Dosja.al