2 September 2022, 19:39
Nga k.m.
David, Brooklyn, Victoria Beckham dhe Nicola Peltz
BRITANI E MADHE- Përplasja e Victoria Beckham me nusen Nicola Peltz, e cila ka acaruar marrëdhënien e saj me djalin Brooklyn, gjë që ia ka thyer zemrën. Ish-ylli i pop-it është e shqetësuar se si marrëdhënia e saj do të ndikojë në afërsinë e saj të birin. Lufta e ftohtë filloi kur Nicola Peltz dhe Beckham u përleshën për fustanin e ditës së dasmës. Ndërsa ylli i "Transformers" akuzoi vjehrrën e saj të re se i kishte vjedhur vëmendjen në dasmën e saj.
Si një stiliste e famshme, shumë në botën e modës supozuan se Victoria, 48 vjeç, do të dizajnonte fustanin e nusërisë së Nicola-s. Por në vend të kësaj, nusja u shfaq në kopertinën e majit të Vogue me një fustan 'Valentino'. Nicola më vonë dha një intervistë se plani fillestar ishte i tillë, por kishte pasur probleme teknike.
“Do e doja shumë dhe disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër,”- tha ajo për Variety muajin e kaluar.
Por një burim i brendshëm i familjes tha se Nicola, 27 vjeçe, "kurrë" nuk kishte ndërmend të vishte Victoria Beckham në dasmën e saj.
Ndërsa një burim tjetër tha se Nicola me të vërtetë po mendonte të vishte fustanin e vjehrrës së saj, por u la në baltë në 'minutin e fundit'. E po ashtu, pretendohet se Nicola u ofendua kur shoku i ngushtë i David dhe Victoria, Marc Anthony mbajti një fjalim në dasmën e çiftit– por u fokusua vetëm tek Victoria.
Brooklyn nga ana tjetër, 23 vjeç, është ndjerë si i ngecur mes dy zjarreve, madje nuk i ka takuar prindërit që në prill.
“Brooklyn ndihej shumë keq sepse nëna e tij thjesht nuk i flet më. Ajo mendon se Nicky është një fëmijë i llastuar. E ai ndihej përgjegjës”, tha burimi.
Por mendohet se e ka vështirë të flasë pasi edhe po jeton në shtëpinë e Peltz, madje po i paguajnë edhe avokatin për "Green Card", pasi prindërit e tij refuzuan t'ja paguajnë.
Lidhur me gjithë tymnajën e krijuar, përfaqësuesit e familjeve Beckham dhe Peltz nuk iu përgjigjën kërkesave për koment./Dailymail
nicola peltz victoria beckham brooklyn beckham
Art&Argëtim
2 September 2022, 19:18
I.A
Natalie Portman
SHBA- Xhirimet në një mini-serial nga Apple TV+ me Natalie Portman janë ndërprerë përkohësisht pasi dy b...
Art&Argëtim
2 September 2022, 18:35
e.k
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
SHBA- Jennifer Lopez ka ndarë disa foto nga dasma e saj përrallore me Ben Affleck. Krahas fotove ajo shkruajt...
Art&Argëtim
2 September 2022, 18:36
k.m.
Gisele dhe Tom Brady bashkë me fëmijët
SHBA- Martesa e Gisele dhe Tom Brady-t duket se po has në vështirësi. Kjo pas vendimit...
Art&Argëtim
2 September 2022, 18:21
e.k
Kanye ëest
SHBA- Kanye ëest ka pranuar se kishte një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se aj...
Art&Argëtim
2 September 2022, 17:47
I.A
Aktoret
ITALI- Të mërkurën u mbajt Festivali i 79-të i Filmit në Venecia, ndaj fytyra të njohura të Hollivudit vizituan ...
Art&Argëtim
2 September 2022, 16:43
k.m.
Ben Blushi
PEKIN- Botohet në Kinë romani i shkrimtarit Ben Blushi "Otello, Arapi i Vlorës". Botimi i tij është mundësuar...
Art&Argëtim
2 September 2022, 15:48
k.m.
Gjiko
PRISHTINË- Reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, ka bërë një reagim për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kos...
Art&Argëtim
2 September 2022, 07:36
A.B
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj
TIRANË- Në rrjet është përfolur se Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dh&eu...
Art&Argëtim
1 September 2022, 16:16
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillËshtë një ditë e favorshme për takime të reja dhe kushedi… Pr...
Art&Argëtim
1 September 2022, 21:37
I.A
Edon Zhegrova dhe Loredana
Reperja e njohur shqiptare Loredana feston sot ditëlindjen. Ajo ka lindur më 1 shtator 1995 dhe bën sot 27 v...