LIVE UPDATES
Art&Argëtim

"Një manifest feminist" - Filmi “Zgjoi” tërheq vëmendjen e kritikëve në shtypin gjerman

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit hyri javën e kaluar për të herë të parë në programin e kinemave gjermane. Ja çfarë shkruajnë kritikët e kulturës:

12 September 2022, 14:30 Nga d.a.
"Një manifest feminist" - Filmi “Zgjoi” tërheq
filmi Zgjoi

KOSOVË- Filmi i Blerta Basholli "Zgjoi" nisi javën e kaluar shfaqjen në programin zyrtar të kinemave gjermane. Filmi kosovar,i cili këtë vit bëri histori duke qenë filmi i parë që hyri në listën e shkurtër të nominimeve Oscar,është nderuar me një mori çmimesh. Rishtazi regjisorja Blerta Basholli u nderua me çmimin e të drejtave të njeriut, Horizonte, në Festivalin e Pesë Liqeneve në Mynih.

Annett Scheffel në Sueddeutsche Zeitung shkruan në një koment për filmin "Zgjoi". "Tepër e madhe është dhimbja, tepër të ngurta rolet. E kaluara rëndon në debutimin mbresëlënës të regjisores Blerta Basholi, që rrëfen gjendjen e shokut që ka mpirë Kosovën e pasluftës. Një fshat i tërë është kapur pas shpresës që çdo gjë do të bëhet si më parë. Mendërisht lufta nuk ka përfunduar. Në mes të kësaj jete të ngurtësuar, nëna e re Fahrije, i shoqi i të cilës prej vitesh është në kërkim, guxon të hedhë vështrimin përpara. Bashkë me disa gra të tjera ajo themelon një sipërmarrje të vogël, që i trondit strukturat patriarkale. Një dramë e heshtur dhe prekëse me një protagoniste të paepur.”

Simon Rayß nga "Tagesspiegel”: Në "Hive", edhe gjestet më të vogla zhvillojnë efekte të fuqishme. Yllka Gashi, në Kosovë një yll televizioni, sjell një Farhije të përqendruar dhe të tërhequr. Figura e saj mbetet qendra e forcës, nga jashtë ajo duket si e patundshme. Por kur është vetëm në dush, atë e godet dhimbja. Basholli lë hapësirë të mjaftueshme që edhe gratë e tjera të fshatit të fitojnë profil. Grupi vepron pa filtra dhe me energji aq të madhe, kështu që "Hive” që në fillim zhvillon një intensitet të jashtëzakonshëm. Këtë mbresë e përforcon edhe inskenimi preciz i Bashollit. Madje ajo lejon edhe disa momente humori të lehtë, të cilat shumë shpejt i prish realiteti, në formën e ndonjë sharjeje që burrat u bënë vejushave në rrugë, ose në formën e një tulle që thyen xhamin e pasëm të makinës së Fahrijes. Në një farë mënyre, "Hive" është një film plotësues i "Quo Vadis, Aida?": Ndërsa regjisorja e tij Jasmila Žbanic vë në qendër tmerrin historik të Srebrenicës së Bosnjës, "Hive", i cili ka fituar tre çmime në Festivalin Sundance, merret me pasojat e tmerreve të luftës në Kosovë. Por filmi i Bashollit është edhe një manifest feminist për ballafaqimin e diferencuar me traditën dhe rendin patriarkal.

Bert Rehbandl në Frankfurter Allgemeine Zeitung: "Beteja e Fahrijes është beteja e shumë grave nga Bangladeshi në Burkina Faso. Në të njëjtën kohë, historia më e fundit e Kosovës është përfshirë me mençuri në skenar. (...) Fakti që "Zgjoi” u sjell grave të Krushës së Madhe më shumë gjallëri sa për të kaluar një krizë mjalti, e bën filmin e Blerta Bashollit një manifest shprese, që mund të shërbejë edhe për ta ndihmuar një shtet në periferi të Evropës për ta nxjerrë në qendër të vëmendjes së vendeve të pasura.”/DW/

yllka gashi blerta basholli filmi zgjoi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin