Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
"Shoku im i ngushtë", Selena Gomez poston foto nga romanca e saj me Benny Blancon
Ata u panë gjithashtu duke u përqafuar teksa shoqëroheshin me miqtë pas ceremonisë së Golden Globes në janar.
13 February 2024, 11:22Nga S.B
Selena Gomez dhe Benny Blanco
SHBA- I dashuri i këngëtares Selena Gomez, Benny Blanco, u shfaq tepër intim me themeluesen e Rare Beauty në fotot e reja të postuara në llogarinë e saj në Instagram të hënën. Në fotografi dukej ylli i "Only Murders in the Building", 31 vjeç, e ulur në prehrin e producentit të muzikës, ndërsa ai mbështillte krahun e tij rreth qafës së saj.
Një pamje tjetër tregonte çiftin së bashku në kuzhinë, me Gomez duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa Blanco teksa gatuante. Ata u panë gjithashtu duke u përqafuar teksa shoqëroheshin me miqtë pas ceremonisë së Golden Globes në janar.
Selena Gomez dhe Benny Blanco
"Shoku im më i mirë," ka shkruar ylli i popit në përshkrim dhe Blanco nuk nguroi ti përgjigjej menjëherë "ajo është shoqja ime më e mirë".
Miqtë e ngushtë të Gomez ndanë gjithashtu reagimet e tyre për fotot më të fundit të romancës së çiftit.
“Të bukurit!!!!!” shkroi kompozitori Justin Tranter, ndërsa ylli i Disney Channel Connar Franklin thjesht shtoi, "zogjtë e dashurisë".
Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre në dhjetor 2023 pas takimeve të fshehta dhe private për gjashtë muaj. Në atë kohë, Gomez foli për krijuesin e hitit "Eastside" në një seri komentesh në Instagram, duke e përshkruar Blanco si "gjithçkanë" e saj dhe "gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë".
“Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”, u tha ajo gjithashtu fansave.