15 December 2023, 20:13
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Shqipëria ia ktheu të premten 20 ikona fqinjit të vet, Maqedonisë së Veriut, të cilat ishin vjedhur para një dekade, njoftoi Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ia dorëzoi ikonat homologes së vet maqedonase Bisera Kostandinovska Stojchevska.
“Ky akt shtron rrugën, jo vetëm për të kthyer të tjera objekte në vendet e origjinës nëse do të ketë pretendime dhe do të identifikohen si të tilla, por nga ana tjetër edhe të rikthimit në Shqipëri të objekteve të humbura, të grabitura në institucione të trashëgimisë kulturore, muze, parqe, apo objekte kulti”, tha Margariti.
Ato ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013. Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin.
Pesë vjet më vonë, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut tha se 20 nga ikonat e sekuestruara nga policia shqiptare i përkisnin asaj.
Një marrëveshje për kthimin e tyre u nënshkrua më 14 nëntor të vitit 2022 gjatë një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”.
Ministrja maqedonase Stojchevska e cilësoi dorëzimin e ikonave si “akt historik”.
“Përmes kësaj ceremonie ne njohim, jo vetëm mesazhin politik të respektimit të detyrimeve të marra si shtet [nga Shqipëria], por për më tepër ne njohim mesazhin e marrëdhënies etike dhe morale, si dhe vlerësimin e pasurisë së mbrojtur kulturore maqedonase”, tha Stojchevska.
Sipas të dhënave nga të dy ministritë, ikonat ishin pjesë e koleksionit të disa kishave në Maqedoninë e Veriut, në komunën e Resnjës, të Manastirit dhe të Strugës./REL
maqedonia e veriut
Art&Argëtim
15 December 2023, 16:47
r.ll
tom holland
SHBA- Aktori i njohur, Tom Holland dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve ...
Art&Argëtim
15 December 2023, 07:42
a.l
Horoskop
Problemet materiale duhet t’i zgjidhni sa me shpejt te mundni. Edhe shpenzimet duhet t’i ulni nëse nuk doni te keni me tepë...
Art&Argëtim
14 December 2023, 17:44
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Të gjithë duan të kenë parashikimet më të mira financiare. Megjithatë, do të jenë v...
Art&Argëtim
14 December 2023, 16:10
A.B
Rita Ora
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin e famshëm amerikan t&eu...
Art&Argëtim
14 December 2023, 07:16
I.A
Horoskopi
DashiTë enjten mirëkuptimi në çift kthehet në dashuri ndaj shijoni këtë ditë pasioni. Ka disa komplikim...
Art&Argëtim
13 December 2023, 08:30
A.B
Tom Cruise dhe aktorja
SHBA- Kanë kaluar 11 vjet që kur pamë Tom Cruise në publik me një grua në krah pas divorcit ...
Art&Argëtim
13 December 2023, 08:06
A.B
Andre Brower,
SHBA- Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, aktori Andre Brower, i cili luajti kapitenin Raymond Holt n...
Art&Argëtim
13 December 2023, 07:22
a.l
Horoskopi
DashiOrganizoni hapësirën tuaj të punës sot. Në përgjithësi, do të jeni shumë më efikas në...
Art&Argëtim
12 December 2023, 21:42
h.k
Foto nga momenti
TIRANË-Aktori i njohur Donald Veshaj i ka propozuar për martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit &ldq...
Art&Argëtim
12 December 2023, 16:11
r.ll
dua lipa
SHBA- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day...