Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
TikTok-erja "nxjerr zbuluar" Zayn Malik: Më ka kërkuar treshe mbi 40 herë
Gruaja, e cila banon në Pensilvani dhe krijoi llogarinë e saj në TikTok për të ndarë historinë, pretendoi se ish-anëtari i ‘One Direction’ e gjeti atë në Tinder dhe vazhdoi t'i dërgonte asaj një mesazh në Instagram nga llogaria e tij e verifikuar zyrtare.
9 February 2024, 10:20Nga S.B
Sam Fisher
PENSILVANI- Një përdoruese e rrjetit social TikTok pretendon se ka pasur një marrëdhënie intime me këngëtarin e njohur Zayn Malik. Sam Fisher, 33 vjeç, ndau disa video të gjata duke detajuar dashurinë e tyre të supozuar nëntë-mujore, së bashku me pamjet e mesazheve me tekst dhe fotografi selfie të këngëtarit të pa para kurrë më parë.
“Ështe koha tju tregoj historinë se si u njoha me Zayn Malik përmes Tinder dhe nëntë muajt që kalova e lidhur me të”, shkroi ajo një nga postimet të mërkurën, i cili paraqiste një seri të fotografive pa bluzë të Malik.
Zayn Malik
Është e paqartë nëse krijuesi i hiteve britanike kishte pranuar paraprakisht që Fisher të shpërndante publikisht fotot dhe mesazhet e supozuara. Gruaja, e cila banon në Pensilvani dhe krijoi llogarinë e saj në TikTok për të ndarë historinë, pretendoi se ish-anëtari i ‘One Direction’ e gjeti atë në Tinder dhe vazhdoi t'i dërgonte asaj një mesazh në Instagram nga llogaria e tij e verifikuar zyrtare.Të dy më pas dyshohet se e zhvendosën komunikimin e tyre në mesazhe me tekst, përpara se të takoheshin personalisht.
"Në atë kohë mendova se ndoshta do të ishte një gjë e vetme dhe e shkurtër por vazhdoi," tha ajo. "Ndoshta më shumë se sa duhet të vazhdonte."
Fisher pretendoi se Malik i dërgonte mesazhe asaj çdo javë dhe natyra e marrëdhënies së tyre ishte rastësore dhe jo e komplikuar. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë kur ajo përmendi se lidhja e saj e fundit ishte me një grua.
"Që nga ai moment, atij ju ngulit në kokë se donte një treshe," u tha ajo ndjekësve të saj. "Ai ka kërkuar ndoshta 40 herë të ndryshme për një treshe me mua dhe dikë që mund të zgjidhja vetë unë".
Zayn Malik
Fisher vazhdoi të pretendonte se këngëtari i "Pillowtalk" nuk donte që ajo të zbulonte identitetin e tij ndërsa rekrutonte një grua të dytë për t'u bashkuar me ta në dhomën e gjumit. Kur më në fund gjeti një grua që ishte e gatshme t'u bashkohej atyre, ajo u tërhoq nga marrëveshja për arsye personale, gjë që e la Malik të zemëruar. Pas pretendimeve të Fisher, qindra fansa të tij u hodhën në seksionin e komenteve për të ndarë reagimin e tyre.
"Wow ai është kaq manipulues. E di që ishte e vështirë!!! Kam qenë në të njejtën situatë.” shkroi një person.
Një person tjetër komentoi: Unë jam një fans i madh i tij, por ti meriton shumë më mirë, ndaj më vjen keq që ndodhi. Deri më tani asnjë reagim publik rreth vërtetësisë së ngjarjes nuk ka patur nga ana e këngëtarit të njohur britanik.