Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
"Unë vesh masën XS"/ Fansat kryqëzojnë Kylie Jenner: Po mashtron, dje tha se vishte masën 'Large'
Kylie ndau një foto të re duke promovuar linjën e saj të veshjeve KHY.
29 February 2024, 22:29Nga S.B
Kylie Jenner
SHBA- Fansat kanë kritikuar themeluesen e “Kylie Cosmetics” Kylie Jenner për shkak të masës së rrobave të saj. Ylli i ‘Kardashians’ tha se ajo është masa XS(extra small), por shumë thonë se kjo është një gënjeshtër e madhe. Kylie ndau një foto të re duke promovuar linjën e saj të veshjeve KHY.
26-vjeçarja u shfaq me një fustan ngjyrë bezhë, të ngushtë të plotë, ndërsa qëndronte në një peisazh tropikal. Jenner informoi në mbishkrim "The mesh stretch twist maxi"(lloji i fustanit), përpara se të shtonte: Unë vesh masën xs. Sidoqoftë, fansat ishin skeptikë, duke e quajtur pretendimin e saj si mashtrim.
Kylie Jenner
“Tek postimi i saj dje ku kishte veshur atë fund të shëmtuar KHY, ajo tha se kishte veshur masën L,” tha një person.
"Në asnjë mënyrë." tha një tjetër. "Vetëm gjoksi i saj është XXL.”
Jo më larg se dje, Kylie foli për masën e saj reale të fundeve dhe këmishave në një video të re të realizuar në shtëpi në rezidencën e saj në Calabasas. Ajo ndau një video në profilin e saj në TikTok teksa provonte veshje të ndryshme nga koleksioni përpara se të dilte me miqtë. Kylie zbuloi se kishte veshur masën L(large) në pjesën e poshtme dhe masën S(small) në pjesën e sipërme.