Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
Yjet e serialit 'Sex and the City'/ Cynthia Nixon uron Sarah Jessica Parker: Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të doja të kaloja jetën time
Marrëdhënia mes dy grave, të cilat lidhen nga një miqësi e fortë, zgjat mbi dyzet vjet, pasi kanë punuar së bashku në vitin 1982 në filmin "Trupi im, fëmija im", ku Vanessa Redgrave luajti rolin kryesor.
26 March 2025, 17:10Nga M.L
Foto ilustruese
SHBA- Sarah Jessica Parker feston ditëlindjen e saj të 60-të dhe të dashurit e saj nxituan t'i dërgojnë asaj urimet e tyre publikisht përmes postimeve në rrjetet sociale. Midis tyre është Cynthia Nixon, bashkë-ylli i saj në serialin "Sex and the City". Marrëdhënia mes dy grave, të cilat lidhen nga një miqësi e fortë, zgjat mbi dyzet vjet, pasi kanë punuar së bashku në vitin 1982 në filmin "Trupi im, fëmija im", ku Vanessa Redgrave luajti rolin kryesor.
Cynthia Nixon ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram foto të tyre nga seriali i njohur, si dhe një tjetër nga bashkëpunimi i tyre i parë.
"Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të doja të kaloja jetën time. Gëzuar ditëlindjen ”, ka shkruar Nixon në mbishkrimin e postimit të saj.