LIVE UPDATES
Sport

Arteta kërkon fundin e mallkimit në Anfield, një barazim i mjafton Arsenalit për kreun...

Pas humbjes së Manchester Cityt, “Topçinjtë” kanë mundësinë të shkëputen në krye të Premier League. Përballë do të jetë Liverpooli, ndërsa në pankinat kundërshtare takohen dy miq të vjetër, Mikel Arteta dhe Andoni Iraola.

1 November 2026, 13:00 Nga DOSJA
Arteta kërkon fundin e mallkimit në Anfield, një barazim i

ANGLI - Një sfidë me shumë histori dhe objektiva të rëndësishëm do të zhvillohet këtë të diel në Anfield, ku Liverpooli pret Arsenalin në një përballje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titullin e Premier League.

Mikel Arteta dhe Andoni Iraola do të jenë përballë njëri-tjetrit në pankina, por lidhja mes tyre shkon shumë vite pas. Të dy janë miq që nga fëmijëria, që prej kohës kur luanin te Antiguoko, ku ndanin të njëjtën skuadër edhe me Xabi Alonson.

Arsenali udhëton drejt Liverpoolit me një mundësi të rëndësishme në duar. Pas humbjes 0-1 të Manchester Cityt ndaj Brightonit, një barazim në Anfield do t'u mjaftonte londinezëve për të marrë të vetëm kreun e kampionatit. Arsenali dhe skuadra e Enzo Marescas kanë aktualisht nga 21 pikë, ndërsa Brighton renditet në vendin e tretë.

Nga ana tjetër, Liverpooli, që ndodhet në vendin e pestë, gjashtë pikë larg dy skuadrave kryesuese, kërkon fitoren për ta ngushtuar diferencën në tre pikë dhe për të mbajtur gjallë pretendimet për titull.

“Reds” vijnë pas kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Ligës, ku eliminuan Chelsean e Xabi Alonsos pas gjuajtjeve të penalltive. Në këtë fazë do të përballen me Bournemouthin. Më pas, të mërkurën, i pret transferta ndaj Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve.

Edhe Arsenali ka një javë të ngarkuar, por vjen pas një eliminimi të papritur në Kupën e Ligës, ku u mposht nga Fleetwood, skuadër e Divizionit të Katërt, pas penalltive. Të mërkurën, londinezët do të luajnë në transfertë ndaj Slavia Pragës në Champions.

Për Artetën, sfida në Anfield ka edhe një domethënie personale. Arsenali nuk fiton në këtë stadium në kampionat që prej 2 shtatorit 2012, kur triumfoi 2-0. Në atë kohë, Arteta ishte ende futbollist dhe luajti 90 minuta të plota. Një sukses këtë të diel do t'i jepte fund një serie të gjatë pa fitore në një nga transfertat më të vështira të Premier League.

Sa i përket formacioneve, Liverpooli ka në dyshim Dominik Szoboszlai dhe Víctor Muñozin. Arsenali nuk do të ketë në dispozicion Bukayo Sakan, ndërsa aktivizimi i Noni Maduekes mbetet në pikëpyetje. Declan Rice dhe Riccardo Calafiori janë në gjendje të mirë, ndërsa Max Dowman do të vuajë ndeshjen e parë të pezullimit prej tre takimesh pas kartonit të kuq ndaj Fleetwood.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin