Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kampioni slloven zbulon se kishte thyer tri vertebra, klavikulën e majtë dhe kishte pësuar tronditje. Gjatë rikuperimit kaloi ditë të vështira, me marramendje dhe probleme psikologjike.
SPANJE - Çiklisti i njohur Tadej Pogacar ka zbuluar përmasat e vërteta të makthit që përjetoi pas rrëzimit të rëndë në fund të gushtit, gjatë një etape të Vueltës. Në një intervistë për The Athletic, kampioni slloven tregoi se dëmtimet ishin shumë më serioze nga sa ishte raportuar fillimisht, ndërsa rikuperimi u shoqërua me vështirësi fizike dhe emocionale.
“Jam thjesht i lumtur që jam gjallë, që mund të qëndroj në këmbë”, rrëfeu çiklisti, duke zbuluar se kishte pësuar thyerje të tri vertebrave, një frakturë të rëndë të klavikulës së majtë dhe tronditje.
Dy javë pas aksidentit, një tjetër skaner zbuloi se dy vertebra të tjera, në pjesën e sipërme të shpinës, ishin të thyera. Diagnoza e re e bëri edhe më të qartë seriozitetin e dëmtimeve që kishte pësuar.
Por problemet nuk përfunduan me frakturat. Gjatë rikuperimit në Monte Karlo, ku jeton, Pogacar vuajti nga marramendjet, të përzierat dhe vështirësitë me koordinimin, për shkak të një problemi me veshin e brendshëm.
“Nuk mund të bëja as dush. Ndihesha i trullosur sa herë që ngrija ose ulja kokën. Isha plotësisht i rraskapitur dhe ishte shumë e vështirë”, tregoi ai.
Çiklisti pranoi se periudha e rikuperimit ndikoi rëndë edhe në gjendjen e tij emocionale. “Nuk ndihesha mirë as mendërisht. Isha shumë i dëshpëruar, pothuajse në depresion, dhe kalova ditë të tëra pa dëshirën për të bërë asgjë”, rrëfeu Pogacar.
Pas rikthimit në biçikletë, ai ndjeu ende frikë gjatë zbritjeve, duke qenë i vetëdijshëm se një tjetër rrëzim mund të kishte pasoja shumë më të rënda.
“Nëse do të rrëzohesha përsëri, gjërat mund të bëheshin shumë problematike”, pranoi slloveni.
Megjithatë, Pogacar siguron se tashmë nuk ndien më shqetësime fizike dhe se po rifiton gradualisht ritmin e tij. Pas një periudhe që e vuri në provë si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, kampioni duket se po lë pas një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Nëntë javët e para kanë sjellë rivalitet dhe konkurrencë mes skuadrave, ndërsa tashmë kampionati hyn në nj...
ITALI - Diego Moreira përjetoi një mbrëmje të paharrueshme me fanellën e Milanit. Anësori belg ishte ndër protagonistët ...
ITALI - Ricardo Kaká përjetoi emocione të veçanta në “San Siro”, ku u përfshi zyrtarisht në Sallën e Fam...
MEKSIKE - Lewis Hamilton ka dhuruar një tjetër moment të madh në Formula 1, duke siguruar pole position-in në Çmimin e Madh t&eu...
SPANJE - Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, madje në mënyrë spektakolare. Katalanasit kanë triumfuar me rez...
ZVICER - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë qenë të pranishëm në...
ITALI - Kuqezinjtë triumfojnë 3-1 në derbin e Milanos, duke e zgjidhur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Diego Moreir...
Tottenham gëzohet fitores ANGLI - Kriza e Crystal Palace në Premier League po thellohet. Skuadra e drejtuar nga Pierre Sage u mposht 2-0 nga Tottenh...
GJERMANI - Harry Kane përjetoi një tjetër moment të veçantë në një javë që do të mbetet gjatë n&eu...
Harry Kane, duke luftuar me Gregor Kobel, nuk arriti të shënojë kundër Dortmundit GJERMANI - Festimi i Harry Kane për fitimin e &lsqu...