LIVE UPDATES
Ekonomi

Askush nuk e kupton/ Ankthi i gjyshërve në pandemi, a i duan njerëzit nipërit e mbesat?

5 December 2020, 16:34 Nga DOSJA
Askush nuk e kupton/ Ankthi i gjyshërve në pandemi, a i duan

Një vit më parë, në ditët midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, babai i gruas sime vdiq. Kishin kaluar muaj që ishte diagnostikuar me kancer. Në kohën kur e vizituam për Krishtlindje ai po merrte vetëm trajtim paliativ dhe ishte kuptuar që ne shkonim për fundin e tij. Vajza jonë ishte rreth shtatëmuajsh atëkohë. Mbaj mend që gruaja ime tha, se një nga gjërat më të trishtueshme, ishte se ai kurrë nuk do ta shihte atë si një vogëlushe apo parashkollore, e lëre më një adoleshente apo të re. Ai vetëm do ta njihte atë si këtë gjë të vockël, me sytë e stërmëdhenj e të habitur dhe këmbët e buta , që hidhnin shqelma në ajër.

Jam menduar aq shumë rreth kësaj gjatë javëve të fundit, ndoshta, si gjithçka tjetër tani, për shkak të pandemisë. Problemet që unë dhe familja ime kemi hasur janë të vogla në skemën e gjërave. Jetesa ime nuk është prekur shumë dhe askush pranë meje nuk e ka marrë virusin. “Nuk mund të ankohem”, u them njerëzve të cilëve po u ankohem.) Por përvoja e kësaj krize ka qenë gjithsesi një përvojë e jetesës, në rrethana të reduktuara. Dhe kjo, për ne, ka përfshirë çdo kontakt domethënës me familjen tonë më të gjerë.Fëmijët tanë kanë tre gjyshër ende në jetë, të cilët i kanë parë shumë pak gjatë këtij viti. Ne jetojmë më pak se dy orë larg prindërve të mi.

Disa javë më parë fola me babanë tim në telefon. Ai tha se nuk e kishte problem që të mos më shihte sepse e dinte që, kur më në fund të ishim përsëri së bashku, do të isha në thelb i pandryshuar nga koha kur më kishte parë për herë të fundit. Nipërit dhe mbesat, megjithatë, ishin një histori tjetër. Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën fëmijët e vegjël xhirojnë nëpër etapat e zhvillimit, faza të veçanta të jetës së tyre po kalonin në mungesë të tij.

Ishte shumë e trishtuar ta mendoje – prandaj supozoj se kam kaluar kaq shumë kohë duke menduar rreth kësaj. Në muajt e parë të pandemisë që nuk mund të shihja prindërit e mi, m’u duk një shqetësim i vogël. Unë jam i shkujdesur dhe mund të kalojnë muaj në mes të vizitave tek ata. Ishte për të ardhur keq që nuk mund të ishim bashkë dhe u ndjeva keq, që ata nuk mund të ishin pranë fëmijëve. Por e dija që ishin të sigurt dhe se ishin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, kështu që nuk lashë të më mposhte trishtimi.

Tani jemi tetë muaj në këtë dhe e kemi tejkaluar kohëzgjatjen e çdo interludi normal të ndarjes. Dhe kam vërejtur se kam filluar të ndërmjetësoj përvojën time për fëmijët e mi, përmes faktit të distancës së prindërve të mi nga jeta e tyre. Sa herë ngelem jashtë nga diçka që ata bëjnë, më përndjek ajo ç’ka gjyshërit e tyre po humbin. Nuk është tamam vdekja për të cilën po flasim, por as nuk është krejtësisht e palidhur me të.

Gjashtë muaj është një kohë e gjatë në jetën e një fëmije shtatëvjeçar dhe madje edhe më e gjatë në jetën e një fëmije dyvjeçar. Që nga fillimi i pandemisë, djali ynë ka humbur tre dhëmbë qumështi dhe i kanë dalë dhëmbë të përhershëm. Tiparet e tij kanë ndryshuar dukshëm, duke marrë një përkufizim të butë që duket se paralajmëron fytyrën, që do të ketë si i rritur. Krejt papritur, ai është bërë një fëmijë që merr mësime pianoje dhe shkon në kurs futbolli, të shtunave në mëngjes.

Ai është fiksuar me lojëra fjalësh dhe shaka, në një mënyrë sa simpatike aq edhe irrituese. Këtë mëngjes i thashë se ishte koha të ngrihej dhe ai ra dakord që ishte koha që të ngriheshim “Up” – filmi Pixar “Up”, domethënë, që ishte koha për ta blerë në DVD. Ishte puna e parë e ditës dhe për Zotin, nuk do të ishte e fundit.

Edhe motra e tij e vogël – ka ndryshuar kaq shumë! Flokët e saj, që ishin të hollë e foshnjorë, janë më në fund të gjatë dhe të trashë, sa t’i rrotullohen pas veshëve. Me kalimin e çdo jave ajo bëhet më e artikuluar dhe më e shoqërueshme. Pasditen tjetër kur po prisnim në një vendkalim për këmbësorët, ajo u prezantua me një nënë dhe vogëlush në shtegun pranë nesh dhe pastaj vazhdoi të prezantonte secilin nga ne, me emër. “Dhe ky është babi im,” tha ajo, duke bërë gjest drejt meje me doçkën e saj. “Ai quhet Mark”.

Njohuria që fëmijët kalojnë vazhdimisht përmes vetes, gjatë rrugës për t’u bërë dikush tjetër, është pjesë e kënaqësisë dhe magjepsjes së prindërimit. Sjelljet dhe tiparet e tyre janë në një gjendje evolucioni të vazhdueshëm, kështu që gjërat që dikur dukeshin se i përcaktonin rrëshqasin gjithnjë drejt së shkuarës dhe kujtimeve. E gjithë kjo është vetëm një premisë themelore e të qenit gjallë. Por është gjithashtu shkatërruese kur e mendon. Jo tamam vdekja, por as krejt pa lidhje.

A i duan njerëzit nipërit e mbesat, më pak se fëmijët e tyre? Duket e vështirë të imagjinohet se po, por po aq e vështirë të imagjinohet se jo. Ndoshta është një dallim i diskutueshëm që në nisje. Në fakt, të jesh gjysh mund të jetë një vazhdim i prindërimit, ose një ringjallje e dinamikës së saj thelbësore, pas një periudhe ngecjeje.

Edhe marrëdhënia më e dashur dhe e shëndetshme prind-fëmijë arrin në një fazë të rrafshët, në një moment të caktuar. Shumica e asaj që do të dini për fëmijën tuaj – për ç’ka janë, nga ana ekzistenciale, në krahasim me faktet kontigjente të jetës së tyre të përditshme – me gjasë do t’i keni mësuar në kohën kur ata të jenë, të themi, 30 vjeç. Por pastaj vijnë nipërit dhe mbesat dhe regjimi i vjetër i të mësuarit, ndryshimit dhe rritjes rivendoset menjëherë.

Me sa mund të them, dashuria e gjyshit për nipin a mbesën është gjithashtu një ekstrapolim i dashurisë për fëmijën e tyre – gjë që e bën të qenët gjysh një mënyrë tjetër për të qenë prind. Kur shoh prindërit me fëmijët e mi, më zgjohet brenda vetes ndjenjat e të qenit fëmijë – më e rëndësishmja, të qenit fëmijë i këtyre prindërve të veçantë. Kur kthej kryet pas dhe shoh se si im atë ndërvepron me djalin tim, për shembull – marrëzinë e vjetra, butësinë e ankthshme, përdorimin e gjuhës për qëllime komike – po shoh, nga larg, se si ishte ai me mua.

Kjo ndihmon të qartësoj llojin e prindit, madje edhe llojin e personit, që jam ose aspiroj të jem. Kjo më afron më shumë me fëmijërinë, më çon më afër djalit tim, babait tim dhe, në një farë mënyre të çuditshme, vetes. Mendoj se kjo ishte një pjesë e madhe e arsyes pse isha kaq i trishtuar, pasi vjehrri im po i afrohej vdekjes, duke menduar për gjithçka që do të humbte. Nuk ishte vetëm, apo kryesisht, për të. Pasi të jeni prindër, kurrë nuk do të ndaleni së qeni prind. As ju ​​nuk jeni ndalur kurrë së qeni fëmijë. /1843 Magazine,The Economist. Përshtati në Shqip Gazeta Si

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale pandemia e koronavirusit pandemia e koronavirusit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin