LIVE UPDATES
Aktualitet

Auditim, profesion pazaresh apo interes publik

13 January 2022, 08:42 Nga DOSJA
Auditim, profesion pazaresh apo interes publik

Nga Meri Lika

Ditën e sotme ma nisi keq një lajm në gazetën Monitor, i cili informonte: “Konkurrenca “rrëzon” tarifën minimale të audituesve prej 3 mijë lekë/orë.”

Për pjesën më të madhe të njerëzve ndoshta ky lajm nuk ka asnjë rëndësi dhe nuk ua tërheq vëmendjen por për interesin publik ky është një lajm shumë i keq i cili tregon hapin e parë të një rruge drejt shkatërrimin të këtij profesioni.

Së pari më duhet të sqaroj lexuesit se çfarë është ky profesion.
Me përkufizim të Ligji Nr. 10091 datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” i ndryshuar, “Auditues ligjor” është individi i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore, si dhe i regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Audituesi ligjor është i vetmi profesion i lirë me interes publik të drejtpërdrejtë. Është i vetmi profesion i cili kryen vite të tëra eksperiencë punë, vite stazhi profesional, provime gjatë çdo viti të stazhit dhe pesë provime në mënyrë që të mund të fitosh këtë titull.
Audituesit janë profesionistë të cilëve shteti iu ka deleguar një mision, i cili është kontrolli i pasqyrave financiare në ndërmarrjeve tregtare, entiteteve, partive politike, shoqatave etj etj.

Besoj të gjithë e dinë se sa shumë avoketër, noterë, e të tjerë profesionistë të lirë të fushave të tjera ka. Por shumë pak e dinë se Auditues Ligjor janë vetëm 241 në të gjithë Shqipërinë.
Nisur nga ky numër i vogël mendoj se e kuptojmë rëndësinë e këtij profesioni.
Deri tani Honoraret e procesit të Auditimit janë vendosur nga Ministria e Financiave dhe votohen nga Asambleja e Përgjithshme e IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël) e në fund aprovohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.
Profesioni i Audituesit ushtrohet bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe në bazë të Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Pavarësisë.

Kthehemi tek lajmi.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës tarifa prej 3.000 (tremijë) lekë të reja për orë na qenka një tarifë e lartë e cila e dëmton biznesin, prandaj ky autoritet propozon që tarifa të jetë e lirë. Pra sipas tyre audituesi duhet të hyjë në pazar me biznesin.

Imagjinoni pak një auditues i cili jep një çmim për të kryer auditimin e pasqyrave financiare, por biznesi kërkon që ta ulë akoma më shumë këtë shpenzim dhe kontakton një tjetër auditues i cili i jep një çmim më të ulët e pastaj biznesi kontakton një tjetër e një tjetër e kështu me radhë e në fund sipas kësaj logjike auditimi katandiset vetëm në një firmë të rëndomtë po pa kontroll.

Sipas logjikës së këtij vendimi të paprecedent, një auditues duhet të paguhet më pak se një hidraulik, një tenkik televizori, frigoriferi apo se kushdo zanatçi tjetër të cilët e dimë të gjithë që pa marrë 5.000 lekë nuk vijnë për të të kryer shërbimet që ofrojnë.

Në raportin e Bankës Botërore “Report on the Observance of Standards and Codes on Accounting and Auditing” (Raport mbi respektimin e standardeve dhe kodeve të kontabilitetit dhe auditimit), të vitit 2019, është kërkuar rritja e tarifës së auditimit në mënyrë që audituesit të mund t’i përgjigjen cilësisht auditimit.

“208.      Auditors revealed that since an audit is only required due to legal compliance, clients often have issues with understanding the value of an audit. The perception survey revealed that the primary users of financial statements are the tax authorities and shareholders. For tax reporting purposes, entities are required only to prepare simple financial statements and audit is not mandatory. Auditors face difficulties with declining audit fees, but an increased workload because of the poor quality of financial reporting, which requires extensive adjustments. Many stakeholders referred to auditor involvement in the preparation of financial statements, raising questions about auditor independence and professional skepticism.”

“231.      The POB needs to take measures to improve wider perceptions of the benefit of audit to address auditors’ concerns about the trend of low audit fees in the country. As audit is mostly to meet the requirements of laë and regulations or based on the request of foreign investors, clients often do not see its value and prioritize lower fees rather than high quality. The POB can conduct stakeholder workshops and information sessions, and include companies’ audit committees, to build awareness of the risk of low audit fees…”

Por Autoriteti i Konkurrencës nuk mendon njësoj si Banka Botërore. Ky autoritet merr vendim që ta ekspozojë totalisht profesionistin përpara biznesit dhe ta kthej në lypës të rëndomt. Pazaret në profesionin tonë janë të ndaluara, në profesionin e Auditit është një Kod Ndërkombëtar Etike i cili nuk e lejon pazarin për para.

Në Kodin Ndërkombëtar të Etikës theksohen kërcënimet që mund të ketë një auditues gjatë kryerjes së misionit të tij, si citoj:
“(a) Kërcënimet e Egoizmit (Interesi Vetjak)

Një profesionist kontabël që përcakton një tarifë të ulët me qëllim që të sigurojë një angazhim të ri, dhe kjo tarifë është kaq e ulët sa mund ta bëjë të vështirë kryerjen e shërbimit profesional në përputhje me standardet e zbatueshme teknike dhe profesionale për atë çmim.”

E ndërkohë që bota punon që audituesi ligjor të jetë sa më i pavarur nga biznesi, Autoriteti ynë i Konkurrencës e detyron audituesin të kthehet në pazarxhi të rëndomtë sepse ndryshe nuk mund të jetojë dot.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore analiza e meri likes analiza e meri likes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin