"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
“Bajlozi t’i hedh lekët me çantë”, Shyti: Mjetet për vrasjen e Sofisë i solli Bujar Leza
18 April 2022, 15:22Nga DOSJA
TIRANË– I riu Ernejt Shyti, i arrestuar si ekzekutor i Behar Sofisë te Piramida në Shkurt të 2021, ka zgjedhur të jetë bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme. Në dokumentet që Tv Klan disponon, 23-vjeçari duke treguar për ditët e përgatitjes së atentatit, flet edhe për personin i cili do të jepte lekët për punën që ata do kryenin. Teksa qëndronte në heshtje dhe merrte instruksionet për vrasjen që do kryente, i riu ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se ky person kishte dy pseudonime.
“Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I Forti i Myslym Shyrit””.
Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.
Grupi hetimit është duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera. Ndërkohë hetimet janë përqendruar në identifikimin e personit që përmendet nga Shyti si financues, si dhe porositësve të ngjarjes.
KAMËZ– Personi që grabiti 1 milion lekë në Postën Shqiptare në Kamëz ka kërcënuar punonjëset. Dosja.al mëson se në momentin që ai është futur në ambi...
TIRANË- Dosja.al ka raportuar e para se një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Postën Shqiptare në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës, rreth orë...
ERSEKË– Dosja e hetimore ku akuzohen për abuzime zyrtarët e lartë në bashkinë e Ersekës, i ka kaluar për interpretim Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të tërheqë shumën e dietës që i është alokuar në llogarinë e tij bankare...
Kryeqyteti vijon të mbetet problematik me procedurat e tenderave. Sipas raportit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit të kaluar janë ankimuar në tota...