Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Fushë Kruja si Trekëndëshi i Bermudës, ‘zhduket’ Golf-i i atentatorëve të Paplekajt
18 April 2022, 14:07Nga DOSJA
FUSHË KRUJË– Makina “Golf 5” e cila u përdor në atentatin e dështuar ndaj Orland Paplekajt është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në zonën e Fushë-Krujës. OraNewsshkruan se mjeti me targa të vjedhura në Tiranë është ‘zhdukur’ në këtë zonë, nga ku dyshohet se kanë origjinën e dhe autorët. Pas kësaj piste, po zhvillohen kontrolle në servise makinat ku dyshohet se makina në fjalë mund të jetë çmontuar. Por ende nuk ka asnjë gjurmë.
Shumë pamje filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve e banesave janë sekuestruar dhe po shqyrtohen lëvizjet e personave që mund të jenë filmuar. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë dy. Orland Paplekaj ishte kunati i Besmir dhe Viktor Haxhiaj, të dy të vrarë në prill të vitit 2020 dhe dyshohet të ketë dijeni për ngjarjet, për autorësinë e të cilave akuzohet Talo Çela e Nuredin Dumani.
I riu nuk përjashton as pistën që të ketë qenë e gjitha një ngatërresë, pasi sipas tij, më 16 prill, pikërisht në momentin kur qëlluan ndaj tij, pranë kamionçinës ishte dhe një makinë tjetër që nuk e kapën plumbat. I riu hedh dyshime se mund të ketë qenë edhe ai shënjestra e atentatit.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të tërheqë shumën e dietës që i është alokuar në llogarinë e tij bankare...
Kryeqyteti vijon të mbetet problematik me procedurat e tenderave. Sipas raportit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit të kaluar janë ankimuar në tota...
SHKODËR– Nëna e Endrit Mustafës, të riut që u vra më 14 maj të vitit 2021 akuzon Edison Arazin si autor të këtij krimi. Arazi, i njohur me nofkën Col...
KAMËZ– Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur në Postën Shqiptare në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në sportel ëshët futur n...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para lidhur me grabitjen e ndodhur në Kamëz pasditen e sotme. Ngjarja, e cila u raportua fillimisht nga ...
TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit vijon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve. Sot do të votohet për kryetarë në 6 degë. Procesi ...