"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Banorët e “5 majit”- Veliajt: Je ordiner, kemi prova në telefon
5 November 2021, 09:17Nga DOSJA
TIRANË– Në ditën e tyre të pestë të protestës, banorët e lagjes “5 maj” kanë vijuar protestën kundër prishjes së banesave të tyre, pas njoftimi të ardhur nga bashkia e Tiranës. Në shkresën e dërguar drejt banorëve u është kërkuar që të lironin banesat e tyre deri në datën 26 tetor pasi do të fillonte shembja mirëpo banorët e kanë kundërshtuar këtë vendim sërish.
Banorët shprehen për ‘faxnews’ se fotot e tyre po publikohen si persona të cilët nuk janë as banorë të lagjes dhe thonë se dicka e tillë nuk ishte e vërtetë.
Banorët:
“Që je mashtrues, hajdut dhe kopil e dimë. Na the se do jepje dëmshpërblim. E sheh këtë nënën këtu? Nuk ka qenë ushtare as në Irak e askund. Mos u merr me foto personale, është banore e kësaj lagjieje, meriton shtëpinë e vetë.
Shpronësoje këtë, ky është xhaxhai im, nëse e shpronëson vij e firmos. Ti je mashtrues ordiner. Mos u merr jo voton PS jo voton PS se nuk ka këtu cështje partie, kemi dalë për pronën tonë.
Unë kam legalizimin e shtëpisë, në vitin 2013 pas 37 kërkesave që kamë bërë. Kam edhe informata për drejtorin e legalizimeve, e kam në telefon edhe sa lekë ka marrë e kujt ja ka marrë. E kam marrë në telefon deri në momentin që ka qenë drejtor. I kam të gjitha të dokumentume se Iphone ka dicka të mirë që I regjistron këto. Kështu që mos u kapni me banorët edhe jepuni atë që ju takon.”
ITALI– Guardia di Finanza e Veronës arrestoi tre persona për trafik ndërkombëtar droge dhe sekuestroi 11 kilogramë kokainë të gjetura të fshehura në fundi...
TIRANË– Mjetet që do të kalojnë në procesin e kolaudimit do të kenë të shënuar dhe kilometrazhin real të tyre. Kjo do të ndodhë në muajin janar, me q...
TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...
GJIROKASTËR-Klasa e 11-të e shkollës të mesme në Këlcyrë është mbyllur dhe shkak për këtë është bërë Covid. Mësohet se në total nga 20 nxënës janë infektua...
VLORË– Anduel Tahirajt, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ende nuk i është ndjerë “zëri” n...