LIVE UPDATES
Politike

Basha në Tiranë: Demokratë e socialistë, jemi bashkuar për të votuar numrin 9. Edhe ai e ka pranuar humbjen, koha e tij ka

15 April 2021, 18:37 Nga DOSJA
Basha në Tiranë: Demokratë e socialistë, jemi bashkuar

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve me qytetarët në Tiranë, në njësinë 4.

I shoqëruar nga simpatizantëve të shumtë, lideri i opozitës është ndalur nga një socialist i zhgënjyer nga qeveria që i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Bashkëbisedimi:

Qytetari: Jam i majtë, këtë herë do ta jap votën.
Lulzim Basha: Partisë Demokratike?
Qytetari: Partisë Demokratike. E dyta, e kam kemp-in 95 mijë lekë dhe ma ka bërë ky 65 mijë lekë. Kam dy jetimë në shtëpi.
Lulzim Basha: Të gjithë njerëzit e dinë mirë se e vetmja mënyrë për të ndryshuar është ta largojmë këtë qeveri duke votuar numrin 9.
Qytetari: Patjetër!
Lulzim Basha: Kështu që ju bëj thirrje dhe ju dhe fëmijëve me datë 25 numrin 9.

Në fjalën e tij para banorëve të njësisë 4, Basha tha se vendimi për ndryshim, është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. Kreu i opozitës përsëriti se Rama e ka pranuar humbjen pasi në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim.

Më poshtë fjala e kryetarit të PD para qytetarëve në njësinë 4.

Lulzim Basha: Mirëmbrëma vëllezër dhe motra! Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj! Mirëmbrëma ju të rinj dhe të reja! Një ditë e nisur plotë me energji dhe ja mbrëmja ka rënë, por energjia vazhdon të rritet! Vendimi për ndryshim, vendimi për ndryshim, është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. Ja tek i ka bashkuar qytetarët në këtë orë të vonë të mbrëmjes, rrugët e kryeqytetit janë plotë. Por më thonë plotë kanë qenë gjatë ditës me shqiptarët e bashkuar dhe të paduruarve për 25 prillin sepse 25 prilli është dita e juaj. E ndjej dhe e prek padurimin kudo ku shkoj, sepse 8 vite të gjata dështimesh të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri në ikje i kanë lënë gjurmët, i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë, në familjet tona prej nga kanë shkulur të rinjtë, bijtë dhe bijat dhe i kanë çuar në emigracion. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, 8 vite pa mbajtur një premtim të vetëm dhe ka guximin të kërkojë dhe katër vite të tjera. A do ja hapim derën dështimit? Sigurisht që jo! Ju nuk do t’ia hapni derën dështimit dhe ai e di fare mirë, e ka pranuar humbjen, prandaj në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim! Sot, i them nga kjo rrugë e mbushur tej e përtej me njerëz që duan ndryshim, Edi Rama koha jote ka mbaruar! Çfarë nuk bëre për 8 vite, nuk e bën dot më dhe për ato për të cilat ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. Për ato që e mbajtën Shqipërinë 8 vite në vendnumëro, ja mbylle derën Europës, është koha të të themi ik! Largohu! Shqipëria ka nevojë për ndryshim, shqiptarët janë të etur për ndryshim dhe nuk ka shqiptar që nuk e di se nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën dhe keqqeverisjen tij. Së bashku, në do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin që do çdo shqiptar dhe kështu Shqipëria do të fitojë. Nuk ka marifet ta ndalë këtë vullnet për bashkim. Ne kemi ardhur para jush me plane konkrete dhe zgjidhje konkrete. Ne i marrim përgjegjësitë tona para jush sot dhe jemi gati t’i marrim me ekipin tonë, me ekipin tonë fitues pas 25 prillit për të hapur rrugën drejtë Europës. Drejtë Europës që është destini ynë, është shpresa jonë, është rruga e Shqipërisë së zhvilluar, e Shqipërisë me ekonomi të fortë, e Shqipërisë me punësim, e Shqipërisë me paga dhe pensione të larta, e Shqipërisë që nuk i përzë bijtë dhe bijat e saj më të mirë por i krijon mundësi për të jetuar me dinjitet këtu, në vendin tonë. Ne i kemi marrë përgjegjësitë tona dhe do t’i zbatojmë ato një më një por sonte është koha t’ju kërkoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, e në veçanti atyre që për vite me radhë iu është vrarë besimi se në këtë vend mund të ndryshojë diçka. Mbani mend, mbani mend se ky vend kishte forcën për të hequr vizat dhe sjellë dinjitetin çdo babai dhe çdo nëne shqiptare, çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare. Ky vend e ka forcën ta hapë rrugën europiane, ky vend i ka mundësitë të krijojë mirëqenie ashtu si vendet e tjera të rajonit, të sjellë investime të huaja. Nuk është faji i Shqipërisë, nuk është faji i shqiptarëve. Prindër të përgjegjshëm, fëmijë të përgjegjshëm ndaj tyre, të gjithë i kanë bërë detyrat e tyre. Një njeri ka vënë veten e tij mbi të gjithë Shqipërinë dhe me 25 prill është dita ta largojmë me votë dhe ti hapim rrugë ndryshimit. Është dita juaj. 25 prilli nuk bëhet as për atë, as për mua, nuk bëhet për partitë politike, bëhet për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, për arsimin e tyre, për punësimin, për mirëqenien. Bëhet për Shqipërinë europiane që është mënyra e vetme për të realizuar shpresën e çdo shqiptari. Është pra dita juaj. Por, miqtë e mi është edhe përgjegjësia juaj, ndaj, ju ftoj me 25 prill të gjithë në kutitë e votimit. Dhe ju pyes, ndryshimi që kërkoni, ndryshimi për të cilin jeni të etur vjen duke votuar numrin?
Qytetaret: 9.
Lulzim Basha: Votoni 9 për ndryshim. Bashkë për ndryshim! Tirana fiton! Shqipëria fiton! Zoti ju bekoftë! Fitore!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë