LIVE UPDATES
Politike

Basha pritet me brohoritje në Divjakë, premton kthimin e pasurive të tjetërsuara dhe amnisti për faturat e energjisë elekt

8 April 2021, 14:18 Nga DOSJA
Basha pritet me brohoritje në Divjakë, premton kthimin e pasurive

DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Divjakën ku dhe ka bërë fushatën elektorale në këtë qytet. Basha në Divjakë është takuar me qytetarë, dhe pronar biznesesh, të cilët i kanë treguar atij problemet dhe shqtësimet që kanë. Një nga pronarët e bizneseve në Divjakë gjatë takimin me kryedemokratin, i kanë thënë këtij të fundit që 25 prilli është shpresa e tyre e vetme për të mbajtur hapur sërish biznesin.


Qytetari: Shiko si na e ka lënë biznesin, shiko ku jemi!

Lulzim Basha: Zhveshur!

Qytetari: Zhveshur komplet prandaj presim datën 25 sepse është e pamundur të mbajmë biznesin hapur me tatimet që vijnë nga Fieri, me gjoba, çfarë nuk na bëjnë. Presim me datë 25.

Lulzim Basha: 25-sa do të jetë dita e hapjes dhe zhbllokimit për biznesin dhe për të gjithë Shqipërinë.

Qytetari: Njerëzit nuk ja dalin dot për muajin, jo të kujtohen për të blerë rroba. Është një fukarallëk në maksimum. Shpresojmë, presim.

Lulzim Basha: E di. Kemi qenë pranë jush vite me radhë dhe i dimë hallet dhe problemet njësoj siç i ndjeni ju i ndjejmë dhe ne prandaj kemi formuluar atë program. Kështu që të keni shpresë, të bëhemi të gjithë bashkë. 25-sa do të jetë dita kur t’i japim fund kësaj zbrazëtie, kësaj zhveshje, kësaj ngecje të biznesit të vogël dhe të gjithë Shqipërisë.
Qytetari: Mezi po presim!

Ndërsa Basha në fjalën e tij tha se të gjithë shqiptarët po e kërkojnë ndryshimin dhe se e shohin si të vetmen mënyrë për t’i mbyllur dyert keqqeverisjes së vendit. Basha u shpreh se të gjithë shqiptarët e kanë në dorë ndryshimin e vendit si dhe përmirësimin e vendit.

“Vëllezër dhe motra ,zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banorë dhe banore të Divjakës. Divjakës fisnike, Divjakës bujare, Divjakës së punës, Divjakës së qytetarisë, Divjkaës që së shpejti do të jetë krenari e Shqipërisë Evropiane. Shpesh kam qenë në mesin tuaj, kam qenë në shtëpitë tuaja, në arat tuaja. Kam qenë në tregun dhe ju kam parë atje baballarët e këtyre të rinjve, fëmijëve, fermerëve të dëshpëruar për pamundësinë për të shitur prodhimet e tyre. Kemi qenë bashkë në cdo vështirësi në këto tetë vite të mbushura me dështime të kryeministrit në ikje. Dështime që kanë rënë në duart dhe në xhepat tuaja në buxhete tuaja, ju kanë varfëraur, ju kanë tjetërsuar me të padrejtë djersën tuaj, djersën e çmuar të fermerëve të Divjakës, të njerëzve punëtorë, të rinjve dhe të rejave punëtore të këtij vendi.

Por kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq plot. Plot me shpresë, plot me vendosmëri për ndryshim, për fitore. E di që keni zbritur në këtë rrugë dhe në këtë shesh me zemrat plot me shpresë dhe plote me shpresë duhet ti kemi dit për dit dhe këtë shpresë, këtë bindje për ndryshim që e prek anë e mbanë Shqipërisë të kthehen në votën më të thellë popullore me 25 prill. Duke votuar për Partinë Demokratike për programin tonë, për numrin 9, keni votuar për programin që do të sjellë bujqësinë shqiptare, bujqësinë e harruar, fermerin e harruar, blegtori e harruar shqiptar të këtyre tetë viteve pranë standardeve europiane me subvencione me mbështetje me kujdes ndaj jush. Plani ynë nuk është gjë tjetër vetëm shpërthim i zgjidhjeve për sfidat tuaja.

Hallet tuaj dhe sfidat tuaja kanë qenë hallet e mija dhe të Partisë Demokratike, zgjidhjet tona janë zgjidhje për ju. 25 prilli është dita juaj. Mos harroni ju dhe vetëm ju me votën tuaj keni në dorë ndryshimin e vërtet për çdo shqiptar. Pasuritë e Divjakës, djersa e banorëve të Divjakës do të kthehet në mirëqenie për ju he fëmijët tuaj, pasuritë që jua kanë tjetërsuar nga tokat e Vedatit tek Begeti i Divjakës gjithçka do të kthehet tek pronarët dhe të të zotit e vërtetë që jeni ju, është Divjaka. Fund monopoleve, fund monopoleve dhe bandave që e kanë marrë peng. Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin.

Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet. Ju jeni një parti, një forcë politike, një familje njerëzish të lirë që besojmë tek ruajtja e faunës dhe e florës, tek ruajtja e mjedisit tek ruajtja e specieve të veçanta, disa prej tyre unike dhe do ta bëjmë këtë në përputhje me standarde, me parimet në përputhje me metodat dhe parimet europiane.

Europian dhe jo monopole, me monopole despotike të Edi Ramës, moratoriumi i sotme është monopol, ne do ta heqim. Duke harmonizuar interesat për mbrojtjen e mjedisit të faunës dhe të florës, duke harmonizuar këto interesa për të cilët të parët janë të interesuar vetë gjahtarët shqiptar, duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë ne do të kthejmë lirinë, mundësin do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtet që jeni ju dhe qytetarë e këtij vendi.

Mezi po duroni e di. Mezi po presoni datën 25 e dëgjoj kudo. Ora po vjen, dita po vjen. shumica prej jush, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga votuesit për herë të parë tek votuesit më të moshuar, e kanë ndarë mendjen, duan ndryshim dhe ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne, duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për programin tonë, duke votuar për ekipin tonë, duke votuar numrin 9. Divjaka ndryshon, Divjaka Fiton. Kjo fitore nuk do të na përçajë por do të na bashkojë. Në radhët tona janë sot edhe socialistët e zhgënjyer, të tradhtuar, të braktisur, të vjedhur, njësoj si të gjithë shqiptarët e tjerë nga një bandë e cila kurrë nuk i nderoi dhe nuk i respektoi sakrificën e tyre për familjen e tyre politike.

Edhe socialistëve të ndershëm shqiptarë i them, mirë se vini në bashkimin më të madh kombëtar. Është bashkimi për ndryshim, është që çdo shqiptar dhe çdo shqiptare do fitojë, është bashkimi me të cilën Shqipëria Fiton. Ndaj, të fundit ftesë e kam ndaj atyre të cilëve këto 8 vite jua kanë vrarë shpresën. Dua t’ju them se ju kuptoj shumë mirë. 8 vite ku njeriu që kishte fatet në dorë kishte më shumë pushtet se çdokush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, e shkatërroi besimin tuaj te politika, e bëri politikën një fjalë të pisët. Por, politikën e bëjnë të pisët ata që e përdorin për xhepat e tyre.

Politika për ndryshim është ajo që i bashkon njerëzit dhe pyetja që duhet t’i shtroni vetes është kjo. Pas 8 vitesh, dështimesh, premtimesh të pambajtura, vuajtje, varfërimi, rritje taksash, rritje e naftës, rritje e energjisë, papunësie, emigracioni. Tani e keqja po ju troket prapë, për herë të tretë në derë. A do ja hapni derën? A do ja hapni derën për herë të tretë Edi Ramës? Dështimi që e zhyti vendin në krizë, që largoi fëmijët tuaj. A do ta lejoni që të vjedhë të ardhmen e fëmijëve tuaj? Le të bëhemi bashkë për ndryshim me 25 prill. Të gjithë numrin 9, Partinë Demokratike. Divjaka fiton! Shqipëria fiton!”, tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë