LIVE UPDATES
Politike

‘Shpresoj të mos ndahet nga MV’/ Varhelyi vjen nesër në Tiranë, “prek” nga afër situatën në vend: Jemi pranë plo

6 October 2020, 16:00 Nga DOSJA
‘Shpresoj të mos ndahet nga MV’/ Varhelyi vjen nesër

BRUKSEL– Bashkimi Europian do të financojë 9 miliardë euro për rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe rimëkëmbjes. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, në mbledhjen e Këshillit Europian tha se në rajon do të investohen 9 miliardë euro për Ballkanin për periudhën 2021-2027, duke shtuar se paketën do të prezantojë vetë gjatë turit të tij, që do të nisë nesër me vizitën në Shqipëri. Sipas Varhelyi, fondi i BE do të përdoret si financim për sektorët kryesorë të investimeve, për një integrim të suksesshëm ekonomik rajonal, për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të integrimit BE.

“Sot ne paraqesim planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për të rritur zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen e rajonit. Ne do të mobilizojmë deri në 9 miliardë euro financim për sektorët kryesorë të investimeve në transport, energji, tranzicion të gjelbër dhe dixhital, për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune. Përveç kësaj, kapaciteti investues i rajonit duhet të rritet duke mobilizuar një lehtësim të ri të Garancisë së Ballkanit Perëndimor, ambicie për të rritur potencialisht investime deri në 20 miliardë €. Plani do të rrisë grantet në krahasim me huatë, pasi hapësira fiskale e rajonit është e kufizuar. Plani gjithashtu ofron një rrugë për një integrim të suksesshëm ekonomik rajonal për të ndihmuar përshpejtimin e afrimit të procesit të integrimit BE. Ky plan duhet të ndihmojë për të transformuar Ballkanin Perëndimor në një nga rajonet më tërheqëse për investime në botë,”– tha në fjalën e tij Varhelyi.

Sa i përket punës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioneri për zgjerim tha se vendi ynë është drejt përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare. Megjithatë shtoi se shpreson që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të mos ndikojnë për keq ndaj Shqipërisë.

“Këshilli po konsideron vendimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria është shumë pranë përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi përgatitur planin ekonomik për Rajonin. Duhen më shumë grante se sa kredi. KE ka dhënë 20 mld euro në Ballkanin Perëndimor, dhe uroj që të marrë dritën jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare. Këto vende janë fokusi kryesor i BE. KE propozon 9 mld euro të tjera për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2021-2027”.

Ai komentoi edhe situatën politike në vendin tonë dhe zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë ai shtoi se përgjithësisht vlerësimi për punën e bërë konsiderohet pozitiv. Por për një opinion më të qartë tha se do ta shohë vetë situatën në vend nesër.

“Shqipëria duhet të mbetet e angazhuar për vijimin e reformave. Shqipëria ka bërë progres të qendrueshëm në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR. Rritja ekonomike në Ballkan është një nga qëllimet e BE-së. Po e shohim çështjen e reformës zgjedhore me sy të hapura mirë dhe do shkoj t’i shoh gjërat vetë në terren” tha ai, referuar vizitës që do të zhvillojë nesër në Shqipëri,” – tha gjatë fjalës së tij Varhelyi.

REFORMA ZGJEDHORE DHE NDRYSHIMET NË KOD:

 Shqipëria ka ndjekur me insistim rrugën e reformave dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë të tregojnë se janë të përkushtuara në realizimin e tyre. Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe është shumë afër plotësimit të kushteve për arritjen e realizimit të të qenit pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare. Është shënuar një progres i jashtëzakonshëm me Reformën elektorale me Marrëveshjen e Nënshkruar me 5 Qershor dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE –ODIHR. Po vazhdohet me implementimin e reformës në Drejtësi, po ashtu po vazhdon edhe Lufta kundër krimit të organizuar. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit. Shqipëria gjithashtu duhet të vazhdojë me reformat e saj edhe në periudhën para zgjedhore. Sa i përket zh Kodit Zgjedhor po e ndjekim me vëmendje dhe shpresojmë që kjo çështje të mos jetë gabim. Kemi punuar për arritjen e një marrëveshje. Kam folur me të gjithë në veçanti me kryeministrin, por ne sërish do të jemi vigjilentë. Do shkoj ta shikoj vetë punën në terren.

GJYKATA KUSHTETUESE ENDE JO FUNKSIONALE

Me katër anëtarët aktualë, Gjykata ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmërinë e çështjeve. Procesi i përzgjedhjes për tre poste të lira është duke vazhduar. Procesi është prekur pak nga kriza COVID-19, por pritet të finalizohet si përparësi. Përfundimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të vazhdojë pasi Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e kërkuar prej tre të pestave të anëtarëve në detyrë, pasi kjo e fundit është autoriteti i tretë emërues së bashku me Asamblenë dhe Presidentin e Republikës.

Nesër Komisioneri për Zhvillim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi do të zbarkojë në Tiranë ku përveçse do të prezantojë planin e investimeve do të takohet edhe me të gjithë faktorët politikë në vend. Ndërsa pasdite, në orën 16:00 do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be investon 9 mld euro ne ballkan mbledhja e keshillit europian olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane be investon 9 mld euro ne ballkan mbledhja e keshillit europian olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Politike 6 October 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...

Politike 6 October 2020, 13:05

TIRANE– Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthim...

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...