LIVE UPDATES
Bota

BE-ja thotë se është e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Ato theksuan se janë “veçanërisht të gatshme për bashkëpunim në lidhje me kriteret demokratike, një gjyqësor të pavarur dhe të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

27 October 2026, 21:15 Nga G.M
BE-ja thotë se është e gatshme për bashkëpunim me
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, në Bruksel më 4 nëntor 2025

 

Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të jetë i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e ardhshme të Serbisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos.

Ato theksuan se janë “veçanërisht të gatshme për bashkëpunim në lidhje me kriteret demokratike, një gjyqësor të pavarur dhe të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të mbajtura më 25 tetor, Lista Studentore i fitoi 52.54 për qind të votave, ndërsa Partia Progresive Serbe e Vuçiqit, 39,29 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen qysh pas përfundimit të votimeve. Kallas dhe Kos shtuan se “njohja e shpejtë e rezultateve zgjedhore nga pjesëmarrësit kryesorë në zgjedhje tregon përkushtim ndaj një procesi të qetë demokratik”.

“Konfirmimi zyrtar i rezultateve zgjedhore duhet të mundësojë një tranzicion të rregullt, si dhe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë pa vonesa, në mënyrë që të mund të fillojë trajtimi i sfidave kryesore me të cilat përballet Serbia”, thuhet në njoftim.

Ato nënvizuan se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të drejta, në përputhje me standardet ndërkombëtare, “janë parakusht për funksionimin e institucioneve demokratike dhe të domosdoshme që Serbia t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

BE-ja është në dijeni për gjetjet dhe përfundimet paraprake të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (IEOM), të përbërë nga përfaqësues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Parlamentit Evropian (PE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA).

“Në gjetjet e tij paraprake, IEOM-i vuri në dukje se përgatitjet për zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në mënyrë efikase, si dhe vlerësoi pozitivisht të gjitha fazat e ditës së zgjedhjeve në shumicën dërrmuese të vendvotimeve”, thanë ato.

IEOM-i theksoi se “mjedisi zgjedhor u cenua nga përparësitë e konsoliduara që gëzon partia në pushtet, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe anshmërinë e theksuar të raportimit mediatik në favor të partisë në pushtet, si dhe frikësimin dhe presionin ndaj votuesve, kandidatëve dhe shoqërisë civile, krahas pengimit të aktiviteteve të fushatës. Incidentet e raportuara të dhunës fizike shkaktuan shqetësim serioz”.

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi gjatë natës së zgjedhjeve se deri në orën 20:00 kishte regjistruar më shumë se 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së votimit. Edhe organizata Crta njoftoi atë natë se kishte regjistruar një numër të madh parregullsish individuale.

Sipas Crta-s, fotografimi i fletëvotimeve ishte vërejtur në 48 për qind të vendvotimeve. Përqindja më e lartë ishte regjistruar në Beograd, ku kjo dukuri ishte vërejtur në 79 për qind të vendvotimeve, e pasuar nga Vojvodina, me 58 për qind.

Gjithashtu, u bë e ditur se në 30 për qind të vendvotimeve kishte pasur mangësi në përdorimin e dritës ultravjollcë (UV). Votimi pa dokumente të vlefshme ishte vërejtur në tetë për qind të vendvotimeve. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e përgëzoi Illija Sërdanoviqin për fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën.

“Sapo zhvillova një bisedë të mirë telefonike me Illija Sërdanoviqin. E përgëzova për fitoren zgjedhore të Listës Studentore”, shkroi Costa në platformën X.

Costa tha se përparësi tani është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re pa vonesa, duke siguruar një tranzicion paqësor dhe respektim të plotë të rezultateve zgjedhore.

“Serbia e ka vendin në Bashkimin Evropian. Jemi të gatshëm ta mbështesim rrugën e saj evropiane, me fokus të qartë te reformat që ka kërkuar populli serb: sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias”, shtoi Costa.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore fitoi bindshëm, sipas rezultateve paraprake. Kështu, mori fund sundimi 14-vjeçar i populistit Aleksandar Vuçiq dhe i Partisë së tij Progresive Serbe./REL

bashkimi evropian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin