27 October 2026, 19:23
Nga E.M

SHBA- Ish- modelja Beatrice Keul, pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë Miss Switzerland, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se e ka përdhunuar në vitin 1993, në hotelin Plaza në New York. Pretendimet e saj janë përfshirë në një raport të publikuar nga demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili shqyrton edhe lidhjet e pretenduara të Trumpit me financierin Jeffrey Epstein.
Sipas raportit, Keul ka deklaruar se incidenti ndodhi në nëntor të vitit 1993, kur ajo ishte 24 vjeçe dhe kishte marrë pjesë në një aktivitet të lidhur me një konkurs bukurie në hotelin Plaza, i cili në atë kohë ishte në pronësi të Trumpit.
Në dëshminë e saj, ajo pretendon se Trump i kishte premtuar se do ta ndihmonte të siguronte vizë për në Shtetet e Bashkuara dhe të pranohej në Universitetin e New Yorkut (NYU). Më vonë, sipas raportit, një përfaqësues i Trumpit e kishte ftuar të takohej me të në një suitë të hotelit.
“Me të hyrë brenda, Trump dyshohet se e kapi Keulin nga pas dhe e përdhunoi me forcë, duke ia shqyer fustanin dhe duke i shkaktuar gjakderdhje dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në raport, ku përshkrimi i saj për sulmin e pretenduar cilësohet si “brutal”.
Në tetor të vitit 2024, Keul kishte folur publikisht për herë të parë për atë që, sipas saj, kishte ndodhur në hotelin Plaza. Në atë kohë, ajo e kishte akuzuar Trumpin për ngacmim seksual, duke deklaruar se ai e kishte puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj, por se kishte arritur ta ndalte situatën para se ajo të përshkallëzohej në atë mënyrë që përshkruhet në raportin e fundit.
Pretendimet e reja janë bërë publike në kuadër të një raporti të demokratëve në Kongresin amerikan, i cili përmbledh akuza të ndryshme për sjellje të pahijshme seksuale ndaj Trumpit dhe shqyrton lidhjet e tij të mëparshme me Epstein.
Shtëpia e Bardhë i ka mohuar akuzat, duke e cilësuar raportin si një përpjekje politike të demokratëve për të dëmtuar presidentin. Një zëdhënës i saj i ka përshkruar pretendimet si të pavërteta dhe ka thënë se ato synojnë të shpërqendrojnë opinionin publik./Dosja.al
Donald Trump Beatrice Keul
Bota
27 October 2026, 19:09
E.M
UKRAINË- Në qytetin ukrainas Oleshky i pushtuar nga Rusia, banorët kanë qenë të bllokuar pa ushqim, ujë dhe energji elektrik...
Bota
27 October 2026, 19:05
G.M
Masoud Pezeshkian dhe Vladimir putin
IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vendet e Lindjes së Mesme janë të afta t’i z...
Bota
27 October 2026, 18:48
G.M
HOLANDA- Një punonjëse e parkut të kafshëve të egra Safaripark Beekse Bergen, në jug të Holandës, ka ndërruar jet&...
Bota
27 October 2026, 18:39
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se synon të ndalojë përdorimin e termit Inteligjencë Artificiale (IA) n...
Bota
27 October 2026, 18:34
E.M
ANGLI- Katër burra kanë abuzuar seksualisht një grua, pasi bashkëshorti i saj i asaj kohe e kishte droguar dhe e kishte reklamuar atë ...
Bota
27 October 2026, 18:30
G.M
raketa 'Patriot'
POLONI- Polonia do të ndërtojë një qendër mirëmbajtjeje për raketat interceptuese të sistemit...
Bota
27 October 2026, 18:26
G.M
Özgür Özel,
TURQI- Kreu i opozitës turke, Özgür Özel, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të pres...
Bota
27 October 2026, 18:25
E.M
FRANCË- Qeveria franceze ka shqyrtuar mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale në disa zona të caktuara pas ...
Bota
27 October 2026, 18:14
G.M
pamje
SHBA- Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një motoskafi të dyshuar për transportimin e lëndëve narkotike në...
Bota
27 October 2026, 18:11
G.M
Gandhi Eisenkot
IZRAEL- Partia e Gandhi Eisenkot ka kundërshtuar kërkesën e Likud-it për të zgjatur orarin e votimit në zgjedhje...