LIVE UPDATES
Bota

BE propozon kompetenca të zgjeruara për Frontex-in

Sipas planit, agjencia do të ketë kompetencën për të mbështetur vendet jashtë BE-së në kthimin e migrantëve në vendet e tyre të origjinës.

28 October 2026, 08:29 Nga E.d
BE propozon kompetenca të zgjeruara për Frontex-in
Foto ilustruse

Nisma e Komisionit Evropian për zgjerimin e kompetencave dhe burimeve për agjencinë kufitare Frontex vjen pas tragjedisë në Ceuta. Projektligji i propozuar i jep agjencisë Frontex më shumë burime për të vepruar edhe përtej territorit të Bashkimit Evropian. Sipas planit, agjencia do të ketë kompetencën për të mbështetur vendet jashtë BE-së në kthimin e migrantëve në vendet e tyre të origjinës.

Propozimi vjen në një kohë kur shtetet anëtare të BE-së po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje kthimeve, duke argumentuar se shumë prej personave të cilëve u kërkohet të largohen nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të qëndrojnë në territorin e tij.

Roli i ri i Frontex-it vjen pas krizës humanitare në Ceuta

Tragjedia në enklavën spanjolle Ceuta u përdor nga disa shtete anëtare të BE-së si shembull për të argumentuar se Bashkimi Evropian mund të bëjë më shumë për të penguar njerëzit të arrijnë në territorin e tij.

Italia, për shembull, vendosi përkohësisht kontrolle kufitare për udhëtarët që vinin nga Spanja.

Kryeministri spanjoll në atë kohë kritikoi disa shtete anëtare të BE-së për reagimin e tyre „egoist" ndaj fluksit të migrantëve në Ceuta.

„Sot propozojmë që Frontex-i të bëhet aktori qendror i BE-së për kthimet", u tha gazetarëve Magnus Brunner, komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin.

„Agjencia do të jetë në gjendje të veprojë më shpejt, me një forcë të reagimit të shpejtë që mund të dislokohet brenda 24 orësh dhe të identifikojë herët rreziqet, përpara se një situatë të shndërrohet në krizë", shtoi Brunner. 

Mundësia për të dëbuar migrantënga vende jashtë BE-së nënkupton se Frontex-i, për shembull, mund të dëbojë nga Libia drejt vendit të origjinës një shtetas nga Bangladeshi. Libia është një nga vendet nga ku shumë migrantë nisin etapën e fundit të udhëtimit të tyre drejt Bashkimit Evropian.

Plani parashikon zgjerimin gradual të trupës së përhershme të Frontex-it në 30.000 oficerë, përmes krijimit të një „rezerve evropiane për kufijtë dhe kthimet" me 17.000 oficerë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Sipas një deklarate të Komisionit, këta oficerë do të mbeten në dispozicion të shteteve anëtare dhe do të mund të dislokohen sipas nevojës.

Propozimi parashikon gjithashtu ngritjen e një Qendre të re të BE-së për Koordinimin e Kthimeve brenda Frontex-it dhe zgjerimin e rolit të agjencisë në të gjithë procesin e dëbimit.

Në plan përfshihet edhe krijimi i një qendre të re monitorimi online, e cila do të ndjekë zhvillimet që lidhen me kufijtë në mediat sociale dhe do të mbështesë masat kundër përmbajtjeve që lidhen me rreziqet për sigurinë kufitare. 

Organizatat e të drejtave kritikojnë reformën e Frontex-it

Frontex-i ka për detyrë ruajtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, si edhe garantimin e të drejtave të personave që sapo mbërrijnë.

Në të kaluarën agjencia është kritikuar për mungesë llogaridhënieje.

Reforma e planifikuar kufizon fushën e veprimit të mekanizmit të brendshëm të Frontex-it për mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave, ndërsa ankesat do t'u përcillen autoriteteve kombëtare.

„Komisioni po i bën lëshime populizmit dhe së djathtës ekstreme në çështjen e migracionit", tha Tineke Strik, eurodeputete holandeze e grupit Të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA).

„Ne kemi nevojë për një qasje ndaj menaxhimit të kufijve që bazohet në të drejtat e njeriut dhe Frontex-i luan një rol kyç në këtë drejtim. Por në vend të kësaj, Komisioni rrezikon ta shndërrojë Frontex-in në një version evropian të ICE-së", tha ajo./DW

BE Frontex Ceuta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin