Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’
11 November 2021, 15:34Nga DOSJA
TIRANË– Pas dorëzimit të formularëve me firmat e anëtarëve të Partisë Demokratike, në selinë blu duket se ka “fortunë” përplasjesh. Mbështetësit e ish-kryeministrit, Flamur Noka, Genti Strazimiri dhe Arben Ristani, kanë deklaruar sot se kanë mbledhur edhe 150 firma të tjera delegatësh, të cilat ia kanë bashkangjitur të tjerëve. Në prononcimin e tij para mediave, Strazimi tha se firmat janë dërguar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka duke ftuar për verifikimin e tyre.
Më pas, deputeti Flamur Noka akuzoi Bashës si ministër i Ramës që paguhet për të shuar opozitën, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani nënvizoi se institucionet e partisë nuk janë legjitim se nuk janë zgjedhur me votë të fshehtë.
Fill pas tyre, duke shpjeguar procedurën, sekratari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se përveç Statutit ka 3 tre rregullore në Partinë Demokratike. Njëra prej rregullove flet për mënyrën se si thirret Kuvendi Kombëtar i PD nga 1/4 e anëtarëve të këtij organi. Ndërsa më pas shtoi se ai kërkesa për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Kryesia njoftohet me shkrim dhe rendi i ditës njoftohet 1 muaj para dhe jo në Facebook. Gjithashtu, shtoi se koha për verifikimin e votave në Kuvend, mund të jetë vetëm 1 orë çka e bën të pamundur verifikimin e çdo firmë.
LEZHË– Nëna e Armand Zhujanit, të riut i cili u la në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës pasi dyshohet se është autor i vilës 3 katëshe në qytet, nu...
TIRANË – Banorët e “5 majit” nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për t’u njohur me projektin e rindërtimit të kësaj zone. Ata nuk e fshehin indinjatën...
TIRANË- Detaje të reja nga aksidenti me viktima në Tiranë. 30-vjeçari Emiljano Doko ndodhet tek spitali i Traumës, ku edhe po merr mjekim për dëmtim...
LEZHË – Drejtuesi i një makine “Benz” është plagosur pasi është përplasur me një kamion. Aksidenti ka ndodhur në Lezhë.Shoferi i makinës është dërguar për ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë të fortë nga selia blu, për liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Një ditë pasi Berish...
TIRANË- Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu është arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...
SHKODËR – Një plagosje me thikë ndodhi në njërin prej gjimnazeve të SHkodrës mes dy adoleshentëve. Dy shokë klase janë konfliktuar me njëri-tjetrin j...