LIVE UPDATES
Bota

Berlini, sërish adresa e preferuar për Uashingtonin, vizita e Merkelit në Washington me rëndësi politike

11 July 2021, 11:29 Nga DOSJA
Berlini, sërish adresa e preferuar për Uashingtonin, vizita e Merkelit

GJERMANI– Vizita e kancelares Angela Merkel në Uashington ka rëndësi praktike: ajo pritet të kontribuojë në rigjallërimin e marrëdhënieve SHBA-Gjermani. Njëkohësisht vizita flet me simbolikën e saj. Ajo evidenton mënyrën se si i qaset botës sot administrata Biden, si edhe renditjen strategjike që presidenti Biden u bën aleatëve të SHBA.

Presidenti Biden ka ftuar deri tani në Uashington liderët e atyre vendeve ku SHBA kanë të stacionuara numrin më të madh të ushtarëve amerikanë në botë. Më shumë ushtarë SHBA kanë të stacionuar në Japoni, më tej në Korenë e Jugut dhe pastaj në Gjermani. Bideni ka ftuar deri tani kryeministrin e Japonisë dhe presidentin e Koresë së Jugut. Tani po fton kancelaren e Gjermanisë Merkel.

Dy liderët e parë të ftuar janë aleatët kryesorë të SHBA-së për arkitekturën e sigurisë në Azi. Atje SHBA e sheh veten përballë “konkurencës ekstreme” të Kinës, siç është shprehur Bideni. Kurse nga Evropa dhe BE, Bideni po pret të parën kancelaren e Gjermanisë.

Vizita më 15 korrik është cilësuar nga Shtëpia e Bardhë si „vizitë zyrtare pune”. Zëdhënësja Jen Psaki tha të premten (09.07.) se takimi synon të afirmojë lidhjet “e thella dhe të qëndrueshme” midis SHBA dhe Gjermanisë. Në të do të diskutohen që nga pandemia dhe klima e deri të siguria e mirëqënia ndërkombëtare.

Disa analistë evropianë e shohin vizitën e Merkelit në Uashington si dëshmi të një boshti të ri Berlin-Uashington. Ata janë të bindur se presidenti Biden ka zgjedhur Gjermaninë si adresën e preferuar në Evropë.

A do ta formësojë në të ardhmen politikën një bosht Berlin-Uashington?

Një bosht politik Berlin-Uashington është i mundur. Ai do të ishte një zhvillim i mirëpritur, jo vetëm nga shqiptarët në Ballkan. Megjithatë, për momentin si SHBA, ashtu edhe Gjermania janë në fazën kur po përpiqen për një fillim të ri në marrëdhëniet bilaterale. Në një konferencë shtypi së fundi (23.06.) kancelarja Merkel tha se në takimin me presidentin Biden në samitin e G7-ës kishte gjetur një bazë për të vepruar së bashku në sfidat gjeopolitike në botë. Ndër to ajo përmendi Rusinë dhe Kinën. Por me Bidenin ajo kishte diskutuar edhe se cila aleanca mund të lidhen. Edhe Shtëpia e Bardhë tha të premten se vizita e Merkelit synon”të identifikojë fushat për të forcuar bashkëpunimin muajt dhe vitet e ardhshme.”

“SHBA nuk kanë partnere më të mirë dhe mike më të mirë se Gjermaninë”, kujtoi ministri i Jashtëm i SHBA, Antony Blinken, në vizitën e tij prezantuese në Gjermani (23.06.). Në këto gjashtë muajt e fundit, Presidenti Biden është përpjekur të riparojë sa më shumë deformimin e shkaktuar nga administrata Trump, në raportin me Gjermaninë. SHBA jo vetëm e ndali tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, të vendosur nga Trumpi, por madje e shtoi numrin e ushtarëve në Gjermani.

Së dyti, SHBA hoqi sanksionet amerikane kundër gazsjellësit Nordstream 2 dhe nuk vendosi sanksione të tjera. Ministria e Jashtme amerikane tha se kjo është në dobi të “interesave kombëtare” të SHBA-së dhe të raporteve me Berlinin.

Presidenti Biden deklaroi në fund të majit (26.05.) se ka qenë që prej fillimit kundër Nordstream 2 dhe është kundër tij. Por tani ky projekt thuajse ka përfunduar. Bideni argumentoi se sanksionet do të kishin qenë “kundërproduktive” për raportin me Evropën.

Së treti, Bideni ka caktuar një akademike si ambasadore të re në Gjermani: presidenten e Universitetit të Pensilvanisë, Amy Gutmann. Profesorët dhe akademikët gëzojnë përgjithësisht vlerësim të lartë në Gjermani, edhe ambasadorja e ardhshme Guttman është pritur me vlerësim në mediet gjermane. SHBA e kanë pasur traditë që dërgonin në Gjermani përfaqësues të botës akademike, kur kanë qenë të interesuara për forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Ish-presidenti i Universitetit të Harvardit, James B. Conant qe ambasadori i parë i SHBA në Gjermani menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

SHBA ka ndërruar qasjen ndaj Gjermanisë

Çfarë presin amerikanët tani në këmbim nga Gjermania? Në këtë çështje mund të hidhet dritë pas takimit në Uashington. Sidoqoftë SHBA e kuptuan se presioni i fortë ndaj një aleateje si Gjermania, ndonëse i argumentuar për amerikanët, po shkaktonte më shumë deformim të marrëdhënieve. Ai arriti të trondisë lidhjen me një aleate të sigurtë të SHBA. Hapat e deeskalimit të presidentit Bidenit dëshmojnë padyshim vullnet të mirë të tij ndaj Gjermanisë. Njëkohësisht, në thelb, ato eleminojnë disa anomali të panevojshme në marrëdhëniet SHBA-Gjermani.

Nga trupat amerikane në Gjermani, Gjermania përfiton. Por përfitojnë edhe SHBA, që përdorin investimet milardëshe ushtarake të bëra për mbi 50 vjet në tokën gjermane. Ndërsa për rezervat gjeopolitike ndaj gazsjellësit Nordstream 2, të dyja palët po negociojnë për një zgjidhje paketë. Gjermania pritet të ofrojë kompensim.

Gjermania është sot fuqia më e madhe ekonomike dhe politike e Bashkimit Evropian. Gjermania mbetet vërtet e përmbajtur për t’i mbrojtur ushtarakisht interesat e saj, në dallim nga Franca apo Britania e Madhe. Por fuqia e saj dhe roli i saj në Evropë janë të pamohueshme. Kjo do të thotë se nuk mjafton më që me rikthimin e gjeopolitikës në politikën ndërkombëtare, Gjermania të trajtohet me mendësinë e luftës së ftohtë.

Sovraniteti i Gjermanisë sot administrohet plotësisht prej saj. Ndryshe ishte situata deri në vitet 1990, kur stacionimi i ushtarëve të fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani diktonte indirekt, edhe një politikë (të jashtme) gjermane me kufij.

Në janar të këtij viti (26.01.), kancelarja Merkel kujtoi në një konferencë shtypi se me SHBA diskutime do të ketë, se “Joe Biden përfaqëson interesat e SHBA, kurse unë përfaqësoj interesat e RFGJ”. Presidenti Biden është i ndërgjegjshëm për raportet. “Nuk është se unë kam mundësi të lejoj Gjermaninë ta bëjë diçka apo të mos e bëjë”, tha Bideni në maj, lidhur me Nordstream 2.

Ndoshta për të kërkuar më shumë nga Gjermania e sotme, p.sh. ndikimin që Bashkimi Evropian të mos afrohet më tej me Kinën, SHBA mund të bëjnë hapa të rëndësishëm për Gjermaninë. P.sh. të mbështesin aktivisht kandidaturën gjermane për një vend të përhershëm në KS të OKB-së. Siç deklaruan së fundi se do të bëjnë britanikët. Mund të pasojë edhe zbutja e disa sanksioneve tregtare të SHBA ndaj BE, të vendosura nga presidenti Trump.

SHBA vlerëson Merkelin dhe mendon për të ardhmen

Me ftesën në Uashington, SHBA i njohin kancelares Merkel rolin e saj si partnere e besueshme dhe e parashikueshme në veprime, edhe në marrëdhëniet me SHBA, në 16 vitet e saj si kancelare. Angela Merkeli do të largohet si kancelare në shtator. Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të vendosë piketa bashkëpunimi për pasardhësit e saj.

SHBA janë të ndërgjegjshme për rolin drejtues të Gjermanisë në kohezionin e BE. Gjermania ka rol parësor në qëndrimin e BE ndaj Rusisë dhe në avancimin e lidhjeve ekonomike me Kinën. Presidenti Bideni tha në takimin e G-7 se dëshiron të riforcojë marrëdhëniet me BE. Dhe së fundi, gjermanët kanë qenë që pas Luftës së Dytë botërore, aleatë besnikë të SHBA. Janë ndjerë mirë nën mbrojtjen amerikane, por edhe nuk i kanë vënë pikëpyetje NATO-s, siç ka bërë dhe bën p.sh. Franca.

‘Sovraniteti evropian’ dhe qëndrimi i SHBA-së

SHBA janë të interesuara që evropianët t’i plotësojnë amerikanët, por t’i dublojnë apo konkurojnë ata sa më pak. SHBA janë të interesuara që Evropa të ketë stabilitet, po t’u duhet amerikanëve të fokusohen në Azi.

Për këtë amerikanët kanë pritje ndaj Gjermanisë, edhe ushtarakisht. Koncepti i sovranitetit evropian nuk është përpunuar deri në detaje, si do të materializohet. Por është fakt se që prej presidencës së Trumpit, në BE flitet gjithnjë e më shumë për “sovranitet evropian”. Kryesisht nga Gjermania dhe Franca.

Evropianët duan të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Edhe pasi në SHBA, pas Bidenit, mund të vijë në pushtet sërish një populist. Për çdo rast, në BE disa shtete, midis tyre, Gjermania, Franca, Spanja e Italia kanë nisur projekte të përbashkëta në fushën ushtarake. Është hedhur baza edhe për një fond të përbashkët për industrinë e mbrojtjes.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel joe biden angela merkel joe biden

Sondazh

Bota 11 July 2021, 11:20

Të rinjtë në Kosovë kanë pak para për pushime

Pushimet e verës tashmë kanë nisur dhe një numër i të rinjve në Kosovë po planifikojnë të shfrytëzojnë disa ditë për të udhëtuar jashtë vendit. Disa prej tyre t...

Bota 11 July 2021, 11:10

BRUKSEL– Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi kanë dalë në një deklarate të pë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin