17 November 2026, 17:52
Nga E.M

ITALI- Kreu i Kishës Katolike, Papa Leoni XIV ka deklaruar këtë të martë se aktualisht nuk po planifikon të ndryshojë rregullat katolike për të lejuar priftërinjtë e martuar, duke shpjeguar se çështja është përçarëse në Kishën me 1.4 miliardë anëtarë. Ai njoftoi besimtarët mbi një propozim të preferuar prej kohësh nga shumë katolikë.
Nga ana tjetër Papa nuk e përjashtoi mundësinë e martesës së priftërinjve një ditë, duke pohuar për gazëtarët se përparësia e tij është të promovojë unitetin në të gjithë Kishën globale.
“Priftërinjtë e martuar janë një zgjidhje që në disa fusha të Kishës mund të shkaktojë përçarje. Mund të jetë në të ardhmen që disa gjëra të ndryshojnë. Megjithatë, për momentin, besoj se një pjesë e rëndësishme e shërbesës sime në kishë është të shëroj, të bashkoj njerëzit”, shtoi Papa.
Ai citoi se do tu japë kohë katolikëve të vlerësojnë përparësitë kryesore të Kishës dhe të vendosin mënyrën më të mirë për t’i trajtuar ato.
Shumica e priftërinjve katolikë bëjnë një betim beqarie. Mbështetësit e një priftërie të martuar thonë se kjo do të çonte në bërjen e më shumë burrave pastorë, duke lehtësuar potencialisht mungesën e priftërinjve që është bërë një problem i madh në shumë pjesë të Hemisferës Perëndimore.
Çështja ka qenë objekt debati për dekada të tëra, por u vu në qendër të vëmendjes kohët e fundit kur një samit i peshkopëve në Vatikan i kërkoi të ndjerit Papa Françeskut të vazhdonte dhe të lejonte shugurimin e burrave të martuar në rajone të largëta si pylli i Amazonës, ku mungesa është veçanërisht akute. Françesku, i cili vdiq në prill të vitit 2025 pas 12 vitesh në drejtimin e Kishës, gjithashtu nuk pranoi të ndryshonte këtë çështje./Dosja.al
Papa Leone XIV
Bota
17 November 2026, 17:50
G.M
avion 'Gripen'
SUEDI- Suedia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ukrainën për furni...
Bota
17 November 2026, 17:39
E.M
SPANJË- Një sfidë virale në TikTok ka përfunduar në tragjedi në Republikën Dominikane, ku një grup miqsh po arg&eu...
Bota
17 November 2026, 17:30
E.M
SIBERI- Në Kemerovo të Siberisë është rrëzuar një avion ushtarak ndërsa mbetën të vrarë 17 persona n&eum...
Bota
17 November 2026, 17:26
G.M
pamje
PERU- Kina do të ofrojë 22.5 milionë dollarë ndihmë financiare për Perunë, me qëllim përballimin e pasojave...
Bota
17 November 2026, 17:21
G.M
pamje nga Gaza
GAZA- Gjashtë palestinezë, mes tyre një djalë vetëm gjashtë vjeç, kanë humbur jetën si pa...
Bota
17 November 2026, 17:10
G.M
foto ilustruese
KORE E JUGUT- Koreja e Jugut ka vendosur të forcojë masat e sigurisë në provimet kombëtare të pranimit n&...
Bota
17 November 2026, 17:06
G.M
pamje
JAPONI- Një sulm nga një ari ka shkaktuar alarm në qytetin japonez Maebashi, ku autoritetet kanë vendosur mbylljen e shkollav...
Bota
17 November 2026, 17:04
E.M
SHBA- Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka deklaruar këtë të martë se ish-drejtori ekzek...
Bota
17 November 2026, 17:01
G.M
Logo e NSA
SHBA- Një ndër rrjetet më të klasifikuara të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare t&eum...
Bota
17 November 2026, 16:51
E.M
TURQI- Policia turke ka bastisur këtë të martë selinë e televizionit pro-opozitar Sozcu TV në Stamboll duke arrestuar administrat...