LIVE UPDATES
Bota

Biden në Gjenevë: Shpresojmë të gjejmë hapësira për marrëveshje me Rusinë

15 June 2021, 20:13 Nga DOSJA
Biden në Gjenevë: Shpresojmë të gjejmë hapësira

GJENEVË- Pas disa ditësh ndërtimi të partneritetit me vendet demokratike aleate të Amerikës, Presidenti Joe Biden mbërriti në Gjenevë të martën për pjesën më në vëmendje dhe më të tendosur të turneut të tij të parë evropian si president: bisedimet me Vladimir Putinin e Rusisë.

Presidenti Biden po kërkon të rivendosë lidhjet me Evropën që u tensionuan nën ish-Presidentin Donald Trump, i cili hodhi poshtë aleancat e hershme me vendet partnere demokratike të Amerikës dhe kërkoi të angazhojë Putinin dhe autokratët e tjerë. Presidenti Biden këtë javë pati ditë të gjata takimesh me udhëheqësit globalë gjatë samiteve të G-7ës, NATO-s dhe samitit SHBA-BE, ku arriti deklarata të përbashkëta për të shprehur shqetësimin mbi Rusinë dhe Kinën dhe të martën ndihmoi të kryesonte një marrëveshje të rëndësishme për lehtësimin e një mosmarrëveshjeje të gjatë tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Por takimi i Presidentit Biden të mërkurën me presidentin rus është më i prituri.

Presidenti Biden e ka quajtur zotin Putin një “kundërshtar të denjë” dhe ka thënë se shpreson të gjejë fusha bashkëpunimi me presidentin rus. Por ai gjithashtu ka paralajmëruar se nëse Rusia vazhdon sulmet e saj kibernetike dhe veprimet e tjera agresive ndaj Shteteve të Bashkuara “ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë”.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, i autorizuar për të folur në kushte anonimiteti për bisedat e brendshme, Presidenti Biden shpreson të gjejë hapësira të vogla marrëveshjeje me presidentin rus, përfshirë rikthimin e mundshëm të ambasadorëve në Uashington dhe Moskë. Të dy vendet kanë qenë pa një ambasador për muaj me radhë.

Presidenti Biden po kërkon gjithashtu të bëjë përparim për një marrëveshje të re të kontrollit të armëve mes dy vendeve, pasi Rusia ra dakord për një zgjatje pesë-vjeçare të marrëveshjes aktuale në janar. Dhe Presidenti Biden ka në plan të ngrejë disa çështje, duke filluar nga sulmet kibernetike te përfshirja e pretenduar e Rusisë në piraterinë ajrore, si dhe trajtimi nga zoti Putin i udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili u burgos dhe u helmua në një akt të parë si ndëshkim politik ndaj tij pasi ngriti zërin kundër presidentit rus.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qarkulluan një deklaratë të martën pas samitit të tyre, duke mbështetur Presidentin Biden në prag të takimit me zotin Putinin. Të dy palët kanë rënë dakord të krijojnë një “dialog të nivelit të lartë” së bashku për Rusinë, si pjesë e “një partneriteti të ripërtërirë trans-atlantik” mes Shteteve të Bashkuara dhe bllokut prej 27 vendesh.

Një deklaratë e samitit e lëshuar të martën tha se të dy palët “qëndrojnë të bashkuara në qasjen tonë parimore ndaj Rusisë dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me vendosmëri modelit të saj të përsëritur të sjelljes negative dhe aktiviteteve të dëmshme”.

Ata “i bënë thirrje Rusisë të ndalë shtypjen e saj të vazhdueshme të shoqërisë civile, opozitës dhe mediave të pavarura dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politikë”.

Presidenti Biden mbërriti përpara bisedimeve të së mërkurës me zotin Putin i inkurajuar jo vetëm nga fronti i bashkuar i treguar nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, por edhe njoftimi për një përparim të madh për mosmarrëveshjen tregtare 17-vjeçare midis dy fuqive globale, të përqëndruar tek subvencionet rivale për kompanitë prodhuese të avionëve.

Delegacioni amerikan radhitet në krah të Presidentit Biden në Gjenevë
Delegacioni amerikan radhitet në krah të Presidentit Biden në Gjenevë
Të dy palët arritën marrëveshje për nivelin e subvencionit qeveritar që mund të ofrojë secili për gjigantët e tyre të prodhimit të avionëve – kompaninë Boeing në Shtetet e Bashkuara dhe kompaninë Airbus në BE. Njoftimi erdhi ndërsa Presidenti Biden u takua me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përfaqësuesja amerikane e Tregtisë, Katherine Tai u tha gazetarëve se marrëveshja kërkon një pezullim pesë-vjeçar të tarifave të avionëve dhe theksoi se ishte koha të lihet mënjanë grindja dhe të përqendroheshin tek avancimi ekonomik i Kinës.

“Njoftimi i sotëm zgjidh një problem të hershëm tregtar në marrëdhëniet SHBA-Evropë. Në vend që të luftojmë me një nga aleatët tanë më të ngushtë, ne më në fund po bashkohemi kundër një kërcënimi të përbashkët”, tha zonja Tai.

Sigurisht që marrëdhënia SHBA-BE përballet me fërkime të tjera të lidhura me tregtinë. Udhëheqësit e kontinentit po humbasin durimin për faktin se Presidenti Biden nuk e ka trajtuar ende vendimin e ish-Presidentit Trump të vitit 2018 për të vendosur taksat e importit ndaj çelikut dhe aluminit të importuar.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën krijimin e një këshilli të përbashkët tregtar dhe teknologjik SHBA-BE, i cili ka për detyrë të koordinojë standardet për inteligjencën artificiale, informatikën kuantike dhe bio-teknologjitë, si dhe të koordinojë përpjekjet për forcimin e qëndrueshmërisë së zinxhirit të furnizimit. Presidenti Biden po emëron Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretaren e Tregtisë Gina Raimondo dhe zonjën Tai për të bashkë-kryesuar anën amerikane të përpjekjeve.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy palët do të diskutojnë gjithashtu përpjekjet për të ndalur ndryshimin e klimës dhe do të krijojnë një grup ekspertësh për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të rihapur udhëtimet në mënyrë të sigurt, ndërsa tërhiqet zbatica e pandemisë së koronavirusit.

Përveç deklaratës së dalë nga samiti SHBA-BE, udhëheqësit e NATO-s në komunikatën e tyre të hënën i bënë një kritikë të fortë Rusisë, duke denoncuar aktivitetet e saj agresive ushtarake dhe lojërat e befasishme të luftës pranë kufijve të vendeve të NATO-s, si dhe shkeljen e përsëritur të hapësirës ajrore të 30 vendeve nga aeroplanët rusë.

Që nga marrja e detyrës në janar, Presidenti Biden ka nxitur vazhdimisht Putinin të ndërmarrë veprime për të ndalur sulmet kibernetike me origjinë ruse ndaj kompanive dhe qeverisë së Shteteve Bashkuara dhe në mbarë globin, si dhe dënoi burgimin e zotit Navalny. Presidenti Biden gjithashtu ka transmetuar publikisht të dhënat e zbulimit që sugjerojnë, megjithëse me konfidencë të ulët deri në të moderuar, se Moska u ofroi shpërblim talebanëve për të goditur forcat amerikane të vendosura në Afganistan.

Presidenti Biden dhe Presidenti Putin e kanë përshkruar marrëdhënien SHBA-Rusi si në nivelin më të ulët historik.

Evropianët janë të etur të krijojnë një “dialog të nivelit të lartë” për Rusinë me Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar atë që ata thonë se është rrëshkitja e Moskës në një autoritarizëm më të thellë dhe ndjenjat anti-perëndimore.

Në të njëjtën kohë, blloku me 27 vende është thellësisht i ndarë në qasjen e tij ndaj Moskës. Rusia është furnizuesi më i madh i gazit natyror në BE dhe luan një rol kryesor në konfliktet ndërkombëtare dhe çështjet kryesore, duke përfshirë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe konfliktet në Siri dhe Libi.

Shpresa është se takimi i Presidentit Biden me Putinin mund të sjellë përfitime dhe askush në Bruksel nuk dëshiron të dëmtojë shfaqjen e unitetit ndërkombëtar që është paraqitur në takimet e G-7ës dhe NATO-s, sipas zyrtarëve të BE-së.

Por, republikanët në Uashington nuk reflektojnë shqetësime të tilla. Udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy të martën akuzoi Presidentin Biden se i hapi rrugën Putinit në udhëtimin e tij të tanishëm jashtë vendit dhe e bëri Amerikën më të dobët.

“Nuk më intereson të mahnisim Evropën dhe ta bëjmë të mendojmë se jemi një prej tyre”, tha ai. “Biden po i bën kundërshtarët tanë më të fortë. Rusia është më e fortë sot nën administratën Biden sesa ishte nën administratën e kaluar. Kina është më e fortë sot”.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin