LIVE UPDATES
Insights

SHËNIM: Binjakët e vdekur dhe minatorët e censuruar… Ndodhitë e trishta të një të diele në Shqipëri

27 January 2020, 16:16 Nga DOSJA
SHËNIM: Binjakët e vdekur dhe minatorët e censuruar…

Në një ndërtesë të vjetër dykatëshe që dikur përdorej për zyra, një tragjedi u luajt në heshtje. Nuk zgjati 3 ditë, as 3 orë, as 3 minuta për t’u lexuar, lajmi për 2 binjakët 5 – muajsh që ikën nga kjo botë pa thënë dot as fjalën e parë.  Diku në rrethinat e Beratit, në një godinë të amortizuar, lagështira, i ftohti dhe mbi të gjitha varfëria, iu mori jetën.

Kishin lindur të përjashtuar nga sistemi. Gjyshërit e pastrehë uzurpuan atë ndërtesë që mbahet në mure gjysmë të prishur, për të rritur fëmijët, prindërit e binjakëve. Të përjashtuar edhe këta nga sistemi, bashkë më vëllezërit dhe motrat popullonin atë ndërtesë të vjetër, të refuzuar gjithashtu nga sistemi.

Ndërsa muret shpoheshin nga lagështira dhe rriteshin të harruar, jeta nuk mund të ripërtërihej më. Ndërsa binjakët lëngonin nga sëmundja apo helmimi, ata numëronin qindarkat me trishtim dhe nuk guxuan kurrë të afroheshin tek dyert e spitalit.

Vetëm në frymëmarrjen e fundit, kur të qarat u mbytën nga pafuqia, u nisën për t’i shpëtuar.

Ishte vonë. Mjekët ngritën supet. Faji u mbeti prindërve. Ata të përjashtuarit nga sistemi, të pajtuarit me mjerimin, mbyllën derën e shtëpisë dhe heshtën. Nuk pranuan njerëz për ngushëllim, ia mbyllën rrugëdaljet tragjedisë, që po shpërthen muret e tretura nga lagështira.

Me kaq historia merr fund. Prindërit fajësojnë veten dhe Shtetin – këtë krijesë abstrakte që ndonjëherë merr fytyrën e Kryeministrit, ndonjëherë të kryetarit të Bashksië, të mjekut, të mësuesit, por asnjëherë nuk ka një emër të përveçëm.

Kjo është historia e atyre që, të përjashtuar nga sistemi, janë përjashtuar edhe nga shoqëria. Ata që lindin me fatin e paracaktuar në një shoqëri që e ka pranuar padrejtësinë si sistem dhe përpiqet të fusë kokën brenda me moton “secili për vete, zoti për të gjithë”.

Që e sheh varfërinë si fat, jo si pasojë e një sistemi të padrejtë, që i sheh të varfërit si problem, jo si viktima të atyre që po zhvasin pasuritë e të gjithëve, që quajnë turp mjerimin jo plaçkitjen e pasurisë kombëtare për ta fshehur nëpër botë. Të qenit i varfër, në Shqipëri, sot më shumë sesa një  fatkeqësi, nga shteti dhe shtresa e pasur, po quhet një e metë…

Ndërkohë që binjakët shuheshin në heshtjen tragjike, në bulevard një grup i vogël minatorësh u kujtuan të mos e pranojnë padrejtësinë, besuan se kjo mund të luftohet.

Në mes të shiut, përpara zyrës së pagëzorit të oligarkëve, treguan se nuk do dorëzohen, nuk do ta kyçin tragjedinë e tyre në galeritë e Bulqizës, nuk do ta pranojnë fatin e të qenit i plaçkitur dhe i pashpresë.

Një protestë që sfidoi, jo vetëm Samir Manen, si një ndër arkitektët e sistemit, jo vetëm Kryeministrin si ortak të tij, por edhe mediat në shërbim. Një luftë krejt e pabarabartë, një luftë që mund të mos arrijë shumë, por dje mundi të tregonte se sistemi ka kapur gjithçka, se shpresa është shumë e vakët, por ata që i dorëzohen sistemit, janë, jo vetëm të humbur, por edhe të poshtëruar.

Mediat u mbyllën, por opinioni publik jo. Në rrjetet sociale, betejën e fituan minatorët. Qytetarët u bashkuan me ta kundër oligarkëve, kundër qeverisë, kundër mediave të shitura. Aty ku prej kohësh mungonin protesta të tilla, u dha mesazhi se ky sistem i babëzitur, nuk ka fuqi. Mjafton që të bashkohen një ditë të përjashtuarit në bulevard, dhe mund të hidhet poshtë çdo sistem, çdo kryeministër, çdo qeveri, e cila nuk gëzon më votëbesimin e njerëzve. Dy historitë e një të diele të trishtë në Shqipëri… A mund të jemi më kaq të ftohtë përballë tyre?

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog humbin jeten dy binjake ne berat protesta e minatoreve tragjedi ne berat humbin jeten dy binjake ne berat protesta e minatoreve tragjedi ne berat

Sondazh

Insights 26 January 2020, 18:30

A është Zamiri komunist?

TIRANË- Tellalli i Zamirit ka nxjerre sot disa fleterrufe ku nder te tjere me shpall edhe mua “neo-marksist”. Me neo-Marksist nuk besoj se Zamiri ka parasy...

Insights 25 January 2020, 15:27

Davos: Eshtë koha për veprim!

Mjaft më me fjalime. Kërkohet veprim. Asnjëherë në historinë 50 vjeçare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos nuk janë shprehur kaq hapur dhe në mënyrë ra...

Insights 25 January 2020, 11:34

Koment: Merkel mbetet e varur nga Erdogani

GJERMANI-Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga kancelarja, Angela Merkel „fjalë të qarta“ kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politik...

Insights 24 January 2020, 12:16

Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet...

Insights 22 January 2020, 08:29

PHOTO SA NJËMIJË FJALË…

Sonte në darkë rreth orës 20:00 po kaloja pranë kullës Coin në qendër të Tiranës. Për një çast hodha sytë lart… Dritat ishin ndezur vetëm në katet e posh...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin