LIVE UPDATES
Art&Argëtim

10 February 2020, 07:27 Nga DOSJA

Në fundin e viteve ’20,në Shqipëri ishte projektuar dhënia e dy koncesioneve për ndërtimin e fabrikave të birrës. Megjithatë, rrethanat do të bënin që vetëm njëra prej tyre të ngrihej e të bëhej funksionale; Birra Korça.

Njëra fabrika parashikohej të ndërtohej në Shkodër dhe tjetra në Korçë.

Koncensioni për ngritjen e një fabrike birre në Shkodër u votua nga parlamenti dhe u dekretua me 26 dhjetor 1926. Marrëveshja u nënshkrua mes qeverisë shqiptare dhe Mark Kakarriqit dhe vëllezërve të tij. Vëllezërit Kakarriqi kanë qenë biznesmenë të njohur në Shkodër dhe kishin aktivitet ekonomik në shumë sektorë.

Më i njohuri ndër ta ishte Mark Kakarriqi, ekonomist i aktivizuar gjithashtu në shtypin e kohës në debatin për zhvillimin e vendit por dhe me një kontribut të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare. Kakarriqi bashkëpunonte me investitorë britanikë por interesi strategjik i këtyre të fundit në Shqipërinë e atyre viteve do të ndryshonte për shumë arsye e si rrjedhojë do të reflektohej edhe te projektet që ishin në letër.

Marrëveshja e bërë mes Kakarriqit dhe qeverisë shqiptare përbëhej nga 18 nene.

Referuar marrëveshjes, koncesionari detyrohej të fillonte fabrikimin e birrës brenda 18 muajve nga datae shpalljes së koncesionit.

Marrëveshja parashikonte përjashtimin nga tagri doganor e taksa të tjera për të gjitha materialet e makineritë për ngritjen e fabrikës.

Qeveria, për të ruajtur këtë industri, nga konkurrenca e jashtme angazhohej të vinte një taksë të posaçme mbi birrën që importohej.

Ndërkohë, koncesionari detyrohej t’i paguante shtetit një taksë prej 2.75 franga ari për çdo hektolitër birrë të prodhuar.

Eksportimi i birrës do të lejohej kur koncesionari të kishte plotësuar sasinë e kërkuar për konsumin e vendit.

Pas një viti, do të formohej një shoqëri anonime me emrin “Birra Kakarriqi Shkodër” me një kapital prej 750 mijë franga ari. Po ashtu, u hartua edhe statuti i shoqërisë që u dekretua me 1 mars 1928.

Për arsye të ndryshme, shoqëria kërkoi disa herë zgjatje të afatit, që në fakt iu akorduar nga qeveria. Zgjatjet e afatit u bënë deri me 26 janar 1931, por sërish nuk u arrit ngritja e fabrikës dhe vënia në funksion e saj.

Haxhi Shkoza tregon se “punimet për ngritjen e një fabrike madhështore në Shkodër filluan me një entuziasëm shembullor e përparuan mjaft por mjerisht mbas pak kohe ato u pezulluan dhe për tash duket i humbhur gjithë ai kapital i derdhur për atë qëllim”.

Ngritja e kësaj fabrike ishte e lidhur edhe me “fatin” e një fabrike tjetër, Birrës Korça. Kjo e fundit ishte një koncesion që iu dha një shqiptari dhe një italiani për një afat 25 vjeçar. Në rast se do të ngrihej dhe vihej në funksion birra Kakarriqi në Shkodër, atëhere Birra Korça do të përfitonte automatikisht një zgjatje me 10 vite të afatit të koncesionit.

Marrë nga SCAN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur birra kakarriqi shkoder birra kakarriqi shkoder


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin