Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Besnik Muçi ‘mban peng’ Kushtetuesen deri më 7 nëntor, anëtari para KPA: Po më fundos biznesmeni
4 November 2019, 09:44Nga DOSJA
TIRANË–U zhvillua sot në Komisionin e Posaçëm të Apelimit seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga KPK, u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi.
Në seancën e kaluar, KPA shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.
Ndërsa në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij, në KPA Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së.
BISEDA NË SEANCË:
Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.
KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?
Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.
KPA ndërpreu seancën për të shqyrtuar provat e paraqitura nga Besnik Muçi, dhe seanca rifilloi në orën 13:00, ku u vendos që vendimi për Muçin do të jepet më 7 nëntor, duke “bllokuar” kështu deri të enjten, nisjen e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Muçi u propozua për Kushtetuesen nga vetë presidenti Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun. Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçiplotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia. Burime i thanë Dosja.al se personi i shoqër...
SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar sot 9 persona të cilët akuzohen se kishin një grup kriminal për favorizimin e parregull në Mbretërinë e Bashkuar. Si...
Shqipëri- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar qytetarët lidhur me vazhdimësinë e reshjeve të shiut. Priten reshje shiu inte...
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Mësohet se automjeti është në pronësi të një polici, identite...
Policia e Shtetit njoftoi sot sekuestrimin e një pasurie prej 12 milionë euro të biznesmenit fierak, Arjan Shanaj. Pasuria sipas policisë është përfituar përmes...
Tiranë- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg për Suel Çelën tashmë në kërkim, ndërsa për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin kërkon nga 6 vi...
FIER- Policia e Fierit ka sekuestruar sot 12 milionë euro pasuri të paluajtshme, të cilat i përkasin biznesmenit Arjan Shanaj, i arrestuar në Greqi në qershor 2...
TIRANË- Mjeku urolog, Artan Koni, ka denocnuar me anë të një video atë që ai e quan “vjedhje kolosale”, koncesionin e sterilizimit. Sipas deklaratës së tij...