LIVE UPDATES
Politike

Bllokimi i qytetarëve në kufi, Berisha: Rama po kryen krime kundër njerëzimit, mblidhni prova dhe denoncojeni në Hagë

3 April 2020, 13:16 Nga DOSJA
Bllokimi i qytetarëve në kufi, Berisha: Rama po kryen krime

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar faktin se si shumë shqiptarë kanë mbetur pa u riatdhesuar në vendin e tyre, duke u izoluar jashtë shtetit apo në kufi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama, duke i lënë shqiptarë jashtë po kryen një vepër të rëndë kundër njerëzimit. Sipas Berishës, lënia e shqiptarëve, burra, gra dhe fëmijë mes tyre jashtë vendit, është një persekutim i njerëzve dhe e bërë me vetëdije të plotë nga qeveria shqiptare.

Ish-kryeministri e cilëson këtë gjë të barabartë me krimet që bënte Adolf Hitler, apo diktatori Enver Hoxha. Berisha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit që, bazuar në nenin 7 të statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së, të mbledhin prova dhe të ngrenë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, kundër krimeve të njerëzimit.

Shkrimi i plotë i Sali Berishës

Në të drejtën penale nderkombetare, ne rezolutat e OKB, Komisionit te saj per te Drejtat e Njeriut, Statutin e Romes te Gjykates Nderkombetare, riatdhesimi i mohuar (denied repatration) perben krim kunder njerezimit. Duke ju mohuar riatdhesimin dhjetra mijra shqiptareve qe mbeten jashte vendit per shkak te mbylljes se papritur te kufirit me akuzen e padegjuar, mesjetare e terroriste se jeni “bomba” virale, narkoshteti shqiptar me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin po kryen ndaj grupit te shtetasve te mesiperm shqiptare nje krim te rende kunder njerezimit. Po rikujtoj se keto te fundit jane krime qe kryhen ne kohe lufte por edhe paqe. Per definicion si te tilla konsiderohen “disa akte qe kryhen me qellim si pjese e nje sulmi (fizik ose jo fizik, shenim i imi bazuar ne komentarin zyrtar) te perhapur apo sistematik kunder çdo civili ose nje pjese te identifikushme te popullates civile”.

Ne rastin konkret, vuajtjet e shkaktuara shtetasve shqiptare me mohimin e riatdhesimit te tyre pas mbylljes se kufijve nen akuzen terroriste te padegjuar ne histori “se jeni bombe” dhe pretekstin se Vuçiç me tha se “riatdhesova 400 mije serb dhe i bera gropen vendit tim”, lenia e tyre burra, gra, femije, te moshuar, te semure ne vende te huaja pa kurrfare mbeshtetje, ne meshiren e fatiti, urise, semundjeve, raskapitjes, pa strehe, ushqim, ilace dhe terrori te madh psikologjik si pjese perberese e nje politike gjakftohte qeveritare, perbejne nje agresion, nje persekutim te rende dhe krim kunder njerezimit i kryer me vetedije te plote nga narkoqeveria shqiptare. Mohimi i riatdhesimit te tyre me pretekstin apo akuzen e padegjuar qe nga mesjeta, se jeni njerez bombe ne rrafshin bilogjik per shkak se mund te jeni te infektuar, ne vend te riatdhesimit dhe vendosjes se tyre ne karantine, thyen çdo ligj kombetar dhe nderkombetar. Ky akt makaber eshte i barabarte me krimet kunder njerezimit qe kryente Adolf Hitleri ne emer te eugenikes dhe mbrojtjes se rraces ariane apo Enver Hoxha me eugeniken e tij klasore apo klika e Phenianit me mohimin e riatdhesimit te shtetasve te vet derguar si puntor ne Japoni (shif rezoluten e Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB ) apo klika e Myanmarit me mohimin per motive fetare te riatdhesimit te Rohingya shtetasve te saj. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim kunder njerezimit qe narkoshteti i Tiranes po kryen ne mes te Europes, i bej thirrje OKB Komisionit te te Drejtave te Njeriut te kesaj organizate te nderhyje me urgjence dhe te vendosi te gjitha sanksionet ndaj narkoshtetit te Edvin Kristaq Xhelatit qe njelloj si eterit e tij mizor ju mohon riathesimin shtetasve shqiptar qe u ndodhen jashte vendit ne momentin e mbylljes se kufijve.

Gjithashtu ju bej thirrje famijareve te shtetasve qe u eshte mohuar riatdhesimi, si dhe vete ketyre te fundit, qe bazuar nenin 7 te statutit te Romes te Gjykates Nderkombetare te OKB pika “h” rrjeshti 4 “ose me baze tjeter, (or other grounds …..) dhe ose pika “k” (shif me poshte) “Te tjera akte çnjerezore…. te nje karakteri te ngjashem ..”, me urgjence te mbledhjn faktet dhe dokumentat e domosdoshme dhe te ngrene padi prane Gjykates Nderkombetare te Hages per ndeshkimin per krime kunder njerezimit ndaj Edvin Kristaq Xhelatit, i cili personalisht ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit dhe ligjit nderkombetar u ka mohuar riatdhesimin dhjetra mijera shtetasve shqiptar dhe lene ata ne kalvarin e nje vuajtje te paimagjunueshme vetem e vetem se njeriut qe ju citon shqiptareve imamin terrorist Anwar al-Awalaki ata i duken si bomba biologjike.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare nga pika kufitare e Kapshticës 100 emigrantë shqiptarë. Emigrantët ndodheshin prej orësh të bllokuar në këtë pikë kuftare dhe nuk lejoheshin të kalonin kufirin, pas masave të marra për COVID-19. Drejtoria e Policise Kufitare është shprehur se kjo ka qenë një tolerancë e fundit e treguar nga dogana shqiptare, pasi nga sot dhe ditët në vijim nuk do të lejohet të kalojnë asnjë shtetas pa marrë autorizimin në ambasadën shqiptare që ndodhet në Greqi. Ndërkohë, në tokën neutrale në pikën doganore të Kakavijës ndodhen edhe dhjetëra shqiptarë të tjerë të bllokuar. Po kështu, shqiptarë të bllokuar ka edhe në kufirin me Malin e Zi. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, se Shqipëria pas përhapjes së COVID-19,  nuk e ka luksin për të hapur kufirin. Kreu i qeverisë iu bëri thirrje shqiptarëve që të qëndojnë në vendet ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emigrantet ne kufi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sali berisha viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama emigrantet ne kufi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sali berisha viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Politike 3 April 2020, 11:14

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sërish aple ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv të qytetarëve në mënyrë...

Politike 3 April 2020, 10:34

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas konfirmimit të 27 personave të infektuar me Covid-19, në vetëm 24 orët e fundit, kemi hyrë në zonën e zja...

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë