Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ekspertët paralajmërojnë se rrjedhja e të dhënave, e cila po hetohet nga FBI, mund t’i ekspozojë agjentët ndaj mashtrimeve, shantazheve dhe sulmeve të synuara, si dhe tu mundësojë kriminelëve të imitojnë zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese.
SHBA- Hakerët që kanë sulmuar sistemet e FBI-së pretendojnë se disponojnë të dhëna jashtëzakonisht të ndjeshme mjekësore të mijëra agjentëve specialë të institucionit amerikan. BBC ka parë mostra të dokumenteve mjekësore të vjedhura, të cilat lidhen me kontrollet e aftësisë për punë dhe përmbajnë të dhëna si rezultatet e analizave të gjakut dhe urinës, si dhe shënime të mjekëve për probleme shëndetësore, përfshirë raste alergjie ndaj frutave të detit dhe bananeve.
Dokumentet përmbajnë emrat e plotë dhe adresat e agjentëve, si dhe referenca për probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë “gjak në urinë” dhe “kolesterol të lartë”. Ekspertët paralajmërojnë se rrjedhja e të dhënave, e cila po hetohet nga FBI, mund t’i ekspozojë agjentët ndaj mashtrimeve, shantazheve dhe sulmeve të synuara, si dhe tu mundësojë kriminelëve të imitojnë zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese.
FBI nuk u është përgjigjur kërkesave për koment, por të mërkurën konfirmoi rrjedhjen e të dhënave dhe deklaroi se po heton intensivisht mënyrën se si ndodhi incidenti. Grupi i krimit kibernetik ShinyHunters njoftoi të hënën se kishte depërtuar në sistemet e FBI-së dhe publikoi detaje të sulmit në faqen e tij në darknet.
Grupi publikoi gjithashtu mostra të të dhënave që pretendon se janë vjedhur. Ato përmbajnë emra, adresa, numra telefoni, numra identifikimi, titujt e pozicioneve të punës, si dhe informacione lidhur me partnerët e punonjësve. Dokumentet duket se lidhen me mijëra agjentë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorë të FBI-së.
Fillimisht u vlerësua se sulmi mund të kishte prekur rreth 38 mijë punonjës të FBI-së. Megjithatë, hakerët pretendojnë tashmë se numri mund të arrijë në 60 mijë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të institucionit. Në mënyrë jo të zakonshme për sulme të këtij lloji, hakerët nuk po kërkojnë para.
Në vend të kësaj, ata kërkojnë tërheqjen e një deklarate të publikuar nga FBI në muajin maj, e cila, sipas pretendimit të tyre, i kishte fyer. Hakerët kanë paralajmëruar se do të publikojnë të gjithë bazën e të dhënave, nëse FBI nuk plotëson kërkesat e tyre. ShinyHunters është një grup ndërkombëtar hakerësh që vepron që prej vitit 2019 dhe është lidhur me një sërë sulmesh kibernetike në shkallë të gjerë./Dosja.al
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se me Bjellorusinë po diskutohet një “marr&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar shtatëditor, n...
GJERMANI- Partia ultra e djathtë AfD po forcohet ndjeshëm në Gjermani: në zgjedhjet e 6 shtatorit në Saksoni-Anhalt ajo mo...
IRAN- Në të ardhmen, shkollat italiane do të ndalojnë mbulimin e fytyrës. Përveç kësaj, që nga viti i ardhsh&...
foto ilustruese KROACI- Avokatët e zhytësit ukrainas Vladimir Zhuravlev do të apelojnë kundër vendimit të Gjykatës s&eum...
TIRANË- Për të katërtin vit radhazi, industria e prodhimit të këpucëve po humbet terren. Ky segment, ku veprojnë disa ...
Pamje GJERMANI- Shkollat në Gjermani janë mbyllur sot në shenjë proteste kundër mundësisë së rikthimit të sh&e...
Jeyhun Bayramov dhe Ararat Mirzoyan Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet ta shndërrojë hapjen, që ka ndë...
Pamje PORTUGALI- Rritja e çmimeve të karburantit ka nxitur protesta në Portugali, ku rreth 500 kamionë kanë dalë në rr...
Një seance e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi të premten t&r...