17 December 2024, 09:07
Nga N.F
Rrënojat
VANUATU- Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.3 ballë goditi ishujt Vanuatu duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më tej bëhet me dije se nga tërmeti ka humbur jetën një person. Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar një alarm cunami në arkipelagun e Oqeanit Paqësor.
Videot e publikura tregojnë dëme të mëdha në një ndërtesë që strehon misionet diplomatike të huaja, përfshirë ato të SHBA-së dhe Francës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit të ishullit, Port Vila dhe thellësia qendrore ishte 43 kilometra në zonën detare.
Banori i Vanuatu, Michael Thomson i tha AFP se ai pa trupa në kryeqytet. Ai foli gjithashtu për ura të shembura dhe rrëshqitje dheu dhe theksoi se rrjetet telefonike dhe aksesi në internet janë ndërprerë.
Ai tha gjithashtu se kaloi afër "trupave të vdekur" ndërsa ecte nëpër qendër të qytetit. Ambasada e SHBA-së në Vanuatu është vendosur të qëndrojë e mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm pasi ndërtesa ku ndodhet ajo ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Dëme raportohen edhe në zona të tjera të kryeqytetit dhe të vendit. Tërmetet e forta janë mjaft të zakonshme në Vanuatu, një arkipelag me 320,000 njerëz mbi të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv. Vanuatu është ndër vendet më të cenueshme ndaj fatkeqësive natyrore në shkallë globale, qofshin tërmete, stuhi, përmbytje apo cunami, sipas Raportit të Rreziqeve Globale të Mercer 2024.
termet ne ishuj vanuata deme cumani
Bota
17 December 2024, 08:38
N.F
Emigrantë në Gjermani
GJERMANI- Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) migrantët luajnë nj&e...
Bota
17 December 2024, 08:19
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një studim ka zbuluar saktësisht sa kohë na heqin nga jeta ushqimet e shpejta dhe pijet freskuese. Studimi u...
Bota
17 December 2024, 07:57
r.ll
pamje nga brenda bunkereve
SERBI- Dyert e rënda prej hekuri të çojnë në korridore të mëdha nën tokë, në...
Bota
17 December 2024, 07:50
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Njëra nga llogaritë me më ndikim në X që shtyn përpara dezinformata për imigracionin në...
Bota
17 December 2024, 07:43
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Një gjeneral i lartë i forcave të armatosura ruse është vrarë në një shpërthim n&eu...
Bota
17 December 2024, 07:34
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po ...
Bota
17 December 2024, 07:24
N.F
Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hënën se ushtria e vendit "nuk dihet përse" ...
Bota
16 December 2024, 22:57
E. D
foto ilustruese
SHBA- Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në luf...
Bota
16 December 2024, 22:39
ZH.LL
Kamala Harris
SHBA- Ndihmësit e Partisë Demokratike kanë filluar të nxjerrin ide për një rikthim politik të Kamala ...
Bota
16 December 2024, 22:27
E. D
foto ilustruese
RUSI- Inteligjenca ukrainase tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë që luftonin për Rusinë janë...