27 November 2023, 16:29
Nga r.ll
Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid
SHBA- Një burrë është arrestuar pasi tre studentë palestinezë u qëlluan në Vermont, në atë që familjet e tyre e cilësuan si krim urrejtjeje.
Të tre burrat, të gjithë të moshës 20 vjeç, flisnin arabisht kur u sulmuan ndërsa po ecnin nëpër një rrugë në qytetin e Burlington të shtunën mbrëma, sipas Sky News.
Policia tha se një burrë iu afrua papritmas treshes pa thënë asgjë dhe më pas qëlloi drejt tyre me armë zjarri përpara se të largohej. I dyshuari Jason J Eaton, 48 vjeç, u arrestua pasi një kontroll policor në shtëpinë e tij u dha hetuesve dhe prokurorëve arsye të mundshme për të besuar se Eaton ishte personi që qëlloi ndaj tre studentëve.
Një nga të rinjtë, Kinnan Abdalhamid, u identifikuan nga Kolegji Haverford si një nga studentët e tij. Ndërsa nga dy të tjerët, Hisham Awartani ishte student i Universitetit Brown, ndërsa tjetri Tahseen Ahmed, ndjek Kolegjin Trinity në Konektikat.
Të tre morën trajtim në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore Familjet e tyre thanë në një deklaratë të përbashkët: "Si prindër, ne jemi të shkatërruar nga lajmi i tmerrshëm se fëmijët tanë u shënjestruan dhe u qëlluan. Ne i bëjmë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të kryejnë një hetim të plotë, duke përfshirë trajtimin e këtij si një krim urrejtjeje. Ne nuk do të jemi rehat derisa vrasësi të dalë para drejtësisë.Ne duhet të sigurojmë që fëmijët tanë të mbrohen dhe ky krim i tmerrshëm të mos përsëritet”.
Tre palestinezët ishin diplomuar në Shkollën e Miqve Ramallah, një shkollë e mesme në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, sipas faqes së saj në Facebook.
Shkolla tha në një deklaratë: "Ne shprehim mendimet dhe lutjet tona për ata dhe familjet e tyre për një shërim të plotë, veçanërisht duke marrë parasysh ashpërsinë e lëndimeve - pasi Hishami është qëlluar në shpinë, Tahseen në gjoks dhe Kinnan me lëndime të lehta."
Senatori i Vermontit dhe ish-kandidati demokrat për president Bernie Sanders shkroi në X, dikur në Twitter: "Është tronditëse dhe thellësisht shqetësuese që tre të rinj palestinezë u qëlluan këtu në Burlington, VT. Urrejtja nuk ka vend këtu, apo askund".
Komiteti Amerikano-Arab Kundër Diskriminimit tha se të shtënat kishin ndodhur gjatë një rritjeje të paprecedentë" të ndjenjave anti-arabe dhe anti-palestineze në SHBA në mes të luftës Izrael-Hamas.
Ambasadori Husam Zomlot, kreu i Misionit Palestinez në MB, postoi një foto të treshes në mediat sociale dhe shtoi: "Krimet e urrejtjes kundër palestinezëve duhet të ndalen".
Të shtënat pasojnë vdekjen e një palestinezo-amerikani gjashtëvjeçar, i cili u godit me thikë 26 herë në një krim të dyshuar të urrejtjes në Illinois muajin e kaluar. FBI tha se po heton në mënyrë aktive të shtënat, por ende nuk po i trajtonte të shtënat si një krim urrejtjeje.
qellohen 3 palestineze ne shba
Bota
27 November 2023, 16:18
r.ll
foto e familjeve palestineze
GAZA- Familjet palestineze që shtrënguan gjërat e tyre vazhduan të lëvizin sot në...
Bota
27 November 2023, 16:13
I.A
Gaza
GAZA- Izraeli dhe grupi i militantëve të Hamasit janë shprehur të hapur për mundësinë e zgjatjes së armëp...
Bota
27 November 2023, 15:48
r.ll
james o'brien
SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka paralajm&eu...
Bota
27 November 2023, 15:57
I.A
Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndroj sot e nesër në Shqipëri, për nder të 111...
Bota
27 November 2023, 15:42
r.ll
geert wilders
HOLANDË- Bisedimet për të formuar një qeveri pas fitores elektorale të populistit të djathtë Geert Wi...
Bota
27 November 2023, 15:31
h.k
IZRAEL-Një amerikane 4-vjeçare u lirua të dielën në kuadrin e armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Siç ...
Bota
27 November 2023, 15:28
r.ll
foto ilustruese
ZELANDË E RE- Qeveria e re e Zelandës së Re thotë se ka në plan të heqë ndalimin e pirjes së duhani...
Bota
27 November 2023, 15:20
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Më herët ditën e sotme një kirurg britaniko-palestinez, i cili punoi në Gaza pas shpërthimit të ...
Bota
27 November 2023, 14:40
r.ll
sergei lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 27 nëntor se do të marrë pjesë në Këshillin Minis...
Bota
27 November 2023, 14:40
a.l
Pjesëtarë të KFOR-it duke patrulluar pranë kufirit në Jarinjë, që lidh Kosovën me Serbinë. Nëntor, 2023.
...