20 July 2022, 13:26
Nga d.a.
Foto ilustruese
RUSI- Në qershor, për të dytin muaj me radhë, Rusia ishte furnizuesja kryesore e Kinës me naftë, teksa blerësit po shmangin blerjen e naftës së papërpunuar të Arabisë Saduite, duke shfrytëzuar furnizimet me çmim të lirë që po ofron Moska.
Sipas të dhënave të tregut, të prezantuara nga Reuters më 20 korrik, importet kineze të naftës ruse ishin 7.29 milionë tonë në qershor, apo pothuajse 10 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Sasia e naftës ruse ishte për mbi 2 tonë më shumë sesa që Kina ka blerë nga Arabia Saudite, furnizuesja tradicionale me naftë e Pekinit.
Me konsumatorët perëndimorë që po shmangin naftën nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës, Moska i është drejtuar tregjeve në Azi dhe gjetkë për të mbushur boshllëkun.
Bloomberg raportoi më 19 korrik se India ka importuar pothuajse 1 milion fuçi naftë në ditë në muajin qershor. Ky shtet më herët pothuajse nuk kishte import të naftës ruse.
Sipas raportimeve, dërgesat me naftën e papërpunuar në Kinë kanë ngecur në javët e fundit, një shenjë se Azia mund të mos jetë e pajisur që të absorbojë krejtësisht naftën ruse, ashtu siç pritej.
Të dhënat po ashtu tregojnë se importet e Kinës për gazin e lëngshëm natyror të Rusisë arritën në 52.530 tonë, që paraqet vëllimin e dytë më të madh mujor që nga viti 2021.
Rusia ka ndërprerë furnizimet për disa shtete evropiane sepse ato po refuzojnë që të paguajnë naftën ruse me rubla.
Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ka larguar Moskën nga institucione financiare dhe sisteme të pagesave ndërkombëtare./REL/
furnizimi me gaz nga rusia
Bota
20 July 2022, 13:23
d.a.
Foto Ilustruese
GJERMANI- Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Ministri Federal i Punës Hubertus Heil kanë skicuar parimet b...
Bota
20 July 2022, 13:15
d.a.
Erdogan dhe Putin
IRAN- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është lënë në pritje duke qëndruar në një dh...
Bota
20 July 2022, 12:53
d.a.
Mario Draghi
ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi tha sot se është gati të rindërtojë koalicionin qeveris&eum...
Bota
20 July 2022, 12:45
d.a.
Teodora Gençovska
BULLGARIA- Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka festuar Ditën e Shërbimit Diplomatik Bullg...
Bota
20 July 2022, 12:38
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, konf...
Bota
20 July 2022, 11:21
e.k
I moshuari grek duke folur për mediat
GREQI- Situata nga zjarret në Greqi paraqitet dramatike, ku shumë shtëpi janë shkrumbuar nga...
Bota
20 July 2022, 09:49
e.k
Dan Cox
SHBA- Dan Cox do shpallet fitues i primareve të republikanëve për zgjedhjet për guvernator në shtetin e Maryland n&eu...
Bota
20 July 2022, 09:29
e.k
Ranil Wickeremesinghe
SRI LANKA- Deputetët e Sri Lankës do të votojnë për një president të ri, pasi ish-lideri i ty...
Bota
20 July 2022, 09:08
A.B
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër më 19 korrik, që ka për synim të pengojë ...
Bota
20 July 2022, 08:40
s.s
Zjarrfikësit në Wennington
BRITANI- Në Britaninë e Madhe temperaturat këtë javë kanë shënuar më shum...