31 August 2022, 18:38
Nga s.s
Imazhet satelitore tregojnë tokën bujqësore të përmbytur
PAKISTAN- Imazhet e reja satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet dhe shirat katastrofike në Pakistan. Fotot nga Planet Labs dhe Maxar, tregojnë zona të gjelbra, fshatra dhe ndërtesa përpara se shirat musonorë dhe përmbytjet të fillonin të goditnin vendin në qershor. Ato paraqesin përmbytje të rënda në të gjithë vendin nga provinca Sindh në jug deri në lumin Kabul në veri.
Përmbytjet të cilësuara nga kryeministri Shebaz Sharif si më të këqijat në historinë e Pakistanit, deri më tani kanë vrarë më shumë se 1,100 njerëz dhe kanë zhvendosur miliona njerëz në vende të ndryshme. Sharif tha se riparimi i infrastrukturës së dëmtuar të përhapur në të gjithë vendin do të kushtonte të paktën 10 miliardë dollar. Më shumë se 33 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, raporton The Guardian.
Rreth gjysmë milioni prej të zhvendosurve jetojnë në kampe të organizuara. Shirat që filluan në qershor kanë shkatërruar më shumë se një milion shtëpi. Autoritetet dhe organizatat bamirëse po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e ndihmave për të prekurit, një detyrë sfiduese në zonat e ndërprera për shkak se shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar në mënyrë kritike.
Një imazh satelitor nga afër nga para dhe pas përmbytjeve në Gudpur, Pakistan
Sharif tha se përmbytjet shkatërruan keq të korrat dhe qeveria e tij po shqyrtonte importin e grurit për të shmangur çdo mungesë ushqimi, por rrebeshe të tilla intensive nuk janë parë për tre dekada. Zyrtarët pakistanezë dhe të tjerë kanë fajësuar ndryshimin e klimës, i cili po rrit intensitetin e motit ekstrem në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se përmbytjet e Pakistanit ishin një sinjal për botën për të rritur veprimet kundër ndryshimit të klimës.
"Le të ndalojmë së ecuri në gjumë, nuk duhet ta çojmë vendin tonë drejt shkatërrimit nga ndryshimet klimatike. Sot, është Pakistani. Nesër, mund të jetë vendi juaj", tha ai në një video-mesazh për një ceremoni në Islamabad që nisi apelin për financim.
Fatkeqësia vjen në një kohë të vështirë për Pakistanin, ku ekonomia është në rënie. Duke apeluar për ndihmë ndërkombëtare, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. OKB-ja nisi një thirrje zyrtare prej 160 milion dollarë të martën për të financuar ndihmën emergjente. “Pakistani është i mbushur me vuajtje. Populli pakistanez po përballet me një muson mbi steroidet, një ndikimi i pamëshirshëm i niveleve epokale të shiut dhe përmbytjeve”, tha Guterres.
pakistan permbytje shi
Bota
31 August 2022, 18:59
k.m
Pamje nga protesta
Rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, më 27 gusht, nxiti thirrje për krijimin e nj&eum...
Bota
31 August 2022, 18:50
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Një shkollë e mesme në Karolinën e Jugut ka nisur një fushatë e cila quhet 'No More Sagging' q&eum...
Bota
31 August 2022, 18:41
I.A
IAEA
UKRAINË- Inspektorët bërthamorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) u nisën...
Bota
31 August 2022, 18:39
I.A
Mikhail Gorbaçov
RUSI- Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, n...
Bota
31 August 2022, 17:32
I.A
Qeni ne proteste
KOSOVË- Përveç njerëzve në protestën që u mbajt në Prishtinë kundër përdhun...
Bota
31 August 2022, 17:04
e.k
Pamje nga lufta
UKRAINË- Ashtu si pllakat tektonike nën sipërfaqen e tokës, gjërat po lëvizin në disa fronte në...
Bota
31 August 2022, 17:04
Foto Ilustruese
ÇEKI- Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë tërësisht marrëveshjen e lehtësimit të vizave Sc...
Bota
31 August 2022, 16:57
e.k
Foto ilustruese
BERLIN- BE ka vendosur tashmë shtatë raunde sanksionesh kundër Rusisë dhe duket se do të pasojë një...
Bota
31 August 2022, 16:32
e.k
Mikheil Saakashvili
GJEORGJI- Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Gjeorgjia ishte e njohur për nivelet e saj të korrupsionit, ...
Bota
31 August 2022, 16:00
d.a.
Foto ilustruese
IRAN- Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundrues amerikan në Gjirin Persik dhe u përpoq ta merr...