17 February 2023, 08:48
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen festive të Qeverisë të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, dhe se pavarësia do të rritet vetëm përmes punës. Kurti gjatë mbledhjes tha se duhet të kenë parasysh amanetin e gjeneratave që kanë dhënë gjakun e tyre për lirin e Kosovës. Po ashtu kryeministri u shpreh se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan.
“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje. Sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë. Jeni ju ata që nuk keni lejuar dhe nuk do të lejoni që në Kosovë të abuzohet me pushtetin, jeni ju ata që e meritoni urimin dhe falënderimin e përzemërt për 15 vjetorin e kësaj demokracie. Pavarësia jonë që rezultat i historisë shekullore të Kosovës si vend ku kanë jetuar krahë për krah me shumicën shqiptare dhe bashk me të edhe komunitet të feve e gjuhëeve të ndryshme. E dimë mirë se çfarë është bashkëjetesa. Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet”, tha Kurti.
Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
albin kurti 15 vjetori i pavaresise se kosoves
Bota
17 February 2023, 08:30
I.A
ChatGPT
SHBA- Misioni i OpenAI është të sigurojë që inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) është d...
Bota
17 February 2023, 08:35
F.M
Haxhi Thaçi
KOSOVË- Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur për ish-krerët e UÇK-së q&eu...
Bota
17 February 2023, 08:19
F.M
Kosovë
KOSOVË- Vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur është Republika e Kosta Rikës. Njohja n...
Bota
17 February 2023, 08:12
F.M
Vjosa Osmani
KOSOVË- Liderë botërorë, aleatë të Kosovës, kanë uruar për Ditën e Pavarësisë. Mes...
Bota
17 February 2023, 07:59
F.M
Kosovë
KOSOVË- Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mediat lokale kanë renditur nj&e...
Bota
17 February 2023, 07:58
F.M
Hashim Thaçi
KOSOVË- 17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli Pavarësinë. Videoja e mëposhtme tregon momentin ku...
Bota
17 February 2023, 07:33
F.M
Tërmeti
TURQI- Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të grumbullohen 1 miliard dollarë për të ndihmuar 5.2 m...
Bota
17 February 2023, 07:27
F.M
Foto Ilustruese
BRITANIA E MADHE- Qindra ukrainas janë stërvitur në anën lindore të Mbretërisë së Bashkuar. Më...
Bota
16 February 2023, 23:37
k.m.
Prokurorja e Qarkut Fulton Fani Willis (në qendër) dhe ekipi i saj
Një juri e posaçme, që hetoi përpjekjet e Presidentit t&...
Bota
16 February 2023, 22:19
k.m.
Joe Biden
UASHINGTON- Presidenti Joe Biden tha të enjten se pret të bisedojë me Presidentin e Kinës Xi Jinping për atë ...