LIVE UPDATES
Bota

25 vjet "sundim"/ DW: Si janë zhvilluar marrëdhëniet e BE-së dhe NATO-s me Rusinë e Putinit?

Sapo mori detyrën, Putin deklaroi se Rusia ishte dhe do të mbetet një fuqi e madhe. Në Evropë ai shihej më shumë si një reformator, për të cilin supozohej se do të riorganizote Rusinë kaotike të viteve 1990.

9 August 2024, 08:43 Nga r.ll
25 vjet "sundim"/ DW: Si janë zhvilluar marrëdhëniet e
vladimir putin

RUSI- Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i Federatës Ruse. Në fund të vitit 1999/2000 ai trashëgoi presidentin e sëmurë Boris Jelcin në këtë post. Sapo mori detyrën, Putin deklaroi se Rusia ishte dhe do të mbetet një fuqi e madhe. Në Evropë ai shihej më shumë si një reformator, për të cilin supozohej se do të riorganizote Rusinë kaotike të viteve 1990.

Në qershor 2001, presidenti i SHBA-së Xhorxh W. Bush e quajti Putinin "të besueshëm dhe të drejtpërdrejtë" pas takimit të tyre të nivelit të lartë. Bush, kreu i shtetit që është edhe fuqia udhëheqëse e NATO-s, tha se kështu e kishte vlerësuar shpirtin e tij.

Në shtator 2001, Vladimir Putin i ofroi Evropës një partneritet sigurie me Rusinë gjatë një fjalimi në Bundestag. Ai vuri në pikëpyetje rolin e fuqisë udhëheqëse perëndimore, SHBA. Por shefi i Kremlinit nuk e përjashtoi anëtarësimin e ardhshëm të Rusisë në NATO dhe BE.

BE dhe Rusia bien dakord për programe dhe bashkëpunime të ndryshme financimi. Kërkohej një "partneritet strategjik”. NATO hapi një zyrë në Moskë. Rusia ngriti një përfaqësi në NATO në Bruksel. Një Këshill i posaçëm NATO-Rusi diskutoi çështje strategjike por edhe pranimin e ardhshëm vullnetar të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore në aleancë.

Si një nga furnizuesit kryesorë të BE-së me naftë dhe gaz, Rusia bëri biznes të mirë me Evropën. Kancelari gjerman, Gerhard Schröder e quante Putinin një "demokrat pa të meta", pavarësisht shtypjes tashmë të njohur të opozitës dhe mungesës së lirisë së shtypit në Rusi. Pas mandatit të tij në detyrë, Schröder mori pozicione fitimprurëse në kompanitë ruse të energjisë shtetërore.

Kthimi i Putinit

Në vitin 2006 në konferencën e sigurisë në Mynih, Vladimir Putin inicioi një ndryshim. Ai u ankua se Perëndimi nuk po e pranon Rusinë si një fuqi të madhe. Ai e përshkruajti zgjerimin e NATO-s si një shkelje të fjalës së tij. Premtimet e shteteve të NATO-s për të mos lëvizur drejt kufirit të Rusisë po shpërfillen, tha ai. Në vitin 1997, megjithatë, Rusia ra dakord për zgjerim në një marrëveshje me NATO-n.

Marrëveshjet e çarmatimit u vunë në pikëpyetje. Rusia kritikoi ashpër mbrojtjen raketore të planifikuar të SHBA-së. Vladimir Putin u zemërua kur Ukrainës dhe Gjeorgjisë iu premtua se do t'i bashkohen aleancës perëndimore në samitin e NATO-s në prill 2008.

Në gusht 2008, Putini demonstroi fuqinë e tij ushtarake para evropianëve. Ai ndërhyri në një konflikt në Gjeorgji dhe vuri pjesët e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë nën kontrollin rus pas një lufte të shkurtër.

Në vitin 2013, Komisioni i BE-së fliste ende për krijimin e një "hapësire ekonomike dhe njerëzore" të përbashkët nga Lisbona në Vladivostok me Rusinë e Putinit - si një vizion afatgjatë.

Luftërat e Putinit

Por pas dëbimit të presidentit mik të Rusisë nga Ukraina në pranverën e vitit 2014 dhe revolucionit demokratik të Maidanit, presidenti rus Putin sulmoi për herë të parë hapur Ukrainën. Ai aneksoi Gadishullin e Krimesë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe solli pjesë të Ukrainës lindore nën kontrollin e tij me separatistët pro-rusë. Perëndimi reagoi me sanksionet e para dhe u përpoq të ndërmjetësojë. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande ndërmjetësuan marrëveshjen e Minskut, e cila synonte të çojë në paqe. Kjo nuk ndodhi kurrë, por "shërbeu për t'i dhënë kohë Ukrainës për t'u bërë më e fortë", siç tha më vonë kancelarja Merkel.

Marrëdhëniet u përkeqësuan me shpejtësi, por importet e energjisë ruse në Gjermani dhe vende të tjera vazhduan. Në perceptimin evropian, Putini po shndërrohej gjithnjë e më shumë në një sundimtar autokratik. Në vitin 2021, BE foli për një "spirale negative" në marrëdhëniet e ndërsjella.

Në mars të vitit 2022, menjëherë pas sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga trupat ruse, presidenti i SHBA Joe Biden e cilësoi Putinin si një "diktator, një kriminel lufte, një vrasës" të pamëshirshëm. Që atëherë e tutje, NATO e shikon Rusinë e Putinit si "kërcënimin më të madh për paqen në Evropë", armikun e ri të vjetër në Lindje. BE-ja po vendos sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë dhe po përpiqet të shkëputet nga furnizimet me naftë dhe gaz sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe dy vjet pas fillimit të luftës, kjo ende nuk është arritur plotësisht. Gazi i lëngshëm rus vazhdon të vijë në Evropë. Tregtia me Rusinë po tkurret, por shumë kompani evropiane ende bëjnë biznes në Rusi. Industria ushqimore, farmaceutike dhe kimike nuk preken nga sanksionet.

25 vjet pasi Putini mori detyrën, NATO po përgatitet për një garë të re armësh. Mbrojtja nga një agresion  i mundshëm rus është tani detyra kryesore e aleancës./DW

vladimir putin rusi nato be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin