9 August 2024, 07:52
Nga r.ll
mberritja e trupit
KOSOVË- Në orët e hershme të mëngjesit është sjellë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili është vrarë para disa ditësh në Serbi. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.
“Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave
Vrasja e Faton Hajrizit
Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Artani lajmëroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
faton hajrizi
Bota
9 August 2024, 07:36
S.B
Musk dhe Maduro
VENEZUELA- Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka nënshkruar një dekret që bllokon aksesin në platf...
Bota
9 August 2024, 07:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti jan&eu...
Bota
9 August 2024, 07:21
S.B
foto ilustruese
SHBA- Një grua humbi jetën të enjten në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Çika...
Bota
8 August 2024, 22:55
r.ll
foto ilustruese
JORDANI – Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që besohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit,...
Bota
8 August 2024, 22:36
r.ll
alexey navalny
RUSI- Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, thotë se burri i saj i ndjerë është dashur t&eu...
Bota
8 August 2024, 22:08
r.ll
paul henri narzolet
SHBA- Familja e Paul-Henri Narzolet, një eksplorues francez me famë botërore dhe një nga njerëzit që...
Bota
8 August 2024, 21:00
S.B
Shkodran Nikçi dhe Noizy
KOSOVË- Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës...
Bota
8 August 2024, 21:43
r.ll
kamala harris, donald trump
SHBA- Donald Trump tha se ka rënë dakord të zhvillojë tre debate në shtator me riv...
Bota
8 August 2024, 21:32
S.B
foto ilustruese
JAPONI- Japonia ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim për një rrezik në rritj...
Bota
8 August 2024, 20:36
r.ll
faton hajrizi
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar sot Beogradi ka dhënë leje për tërhe...