LIVE UPDATES
Bota

"A janë kërcënimet e Rusisë reale?" Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse

Njëra prej tyre është ashpërsimi i masave ndaj të ashtuquajturës "flotë hije” ruse.

10 September 2026, 18:31 Nga E.d
"A janë kërcënimet e Rusisë reale?" Gjermania
Foto ilustruse

Kur qeveria federale gjermane e akuzoi më 1 shtator publikisht Rusinë për atentatin e dështuar me dron ndaj aeroportit të Lajpcigut, ajo njoftoi edhe një sërë masash kundërpërgjigjeje. Njëra prej tyre është ashpërsimi i masave ndaj të ashtuquajturës "flotë hije” ruse. Bëhet fjalë për anije, kryesisht cisterna nafte, të vjetra, të mirëmbajtura keq, të siguruara në mënyrë të pamjaftueshme dhe me pronësi të paqartë, të cilat Rusia i përdor për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Megjithatë ndalimi ose sekuestrimi i këtyre anijeve nuk është i lehtë, thotë për DW-në Julian Pawlak, ekspert për sigurinë detare në Institutin për Shkencë dhe Politikë (SWP) në Berlin. Sipas tij e drejta ndërkombëtare detare garanton në parim lirinë e lundrimit tregtar. "Transporti i këtyre mallrave në det të hapur nuk është në vetvete i paligjshëm. Problemi është se një pjesë e kësaj "flote hije" lidhet me aktivitete të ashtuquajtura hibride, si sabotime, spiunazh, përdorim të mundshëm të dronëve dhe veprime të tjera destabilizuese”, shpjegon ai. 

Deputetja e të Gjelbërve për çështjet e sigurisë, Sara Nanni, mendon se Gjermania deri tani ka bërë shumë pak për ta luftuar këtë fenomen. Në një intervistë për DW ajo tha: "Rusia financon luftën kundër Ukrainës dhe politikën e saj agresive ndaj Europës përmes flotës së saj hije.” Sipas saj, duhet vepruar më me vendosmëri: "Kjo është ndoshta masa e vetme që mund ta detyrojë Rusinë të rikthehet në tryezën e negociatave.”

Nanni akuzon qeverinë federale për mungesë vullneti politik: "Shtete të tjera po ndërmarrin veprime të tilla në Detin Baltik, Gjermania jo. Nga ministri i Brendshëm dëgjoj se kjo është teknikisht ose juridikisht e vështirë. Por unë besoj se bëhet fjalë për një vendim politik për të mos vepruar. Dhe mendoj se kjo është e gabuar.”

Mund të veprohet edhe ndryshe, për shembull si Finlanda

Me "shtetet e tjera”, Sara Nanni i referohet, për shembull, Finlandës. Në fund të vitit 2024, cisterna "Eagle S.” tërhoqi zvarrë një spirancë në fundin e Gjirit të Finlandës, duke dëmtuar kabllon elektrike Estlink 2. Si përgjigje roja kufitare finlandeze e ndaloi anijen.

Edhe pse më vonë një gjykatë finlandeze e hodhi poshtë akuzën për dëmtim të rëndë të pronës, eksperti i sigurisë Sönke Marahrens nga Universiteti i Kielit e vlerësoi pozitivisht veprimin e autoriteteve finlandeze në një intervistë për DW. 

"Finlandezët i dërguan një sinjal të qartë palës tjetër dhe i thanë: Ne e dimë çfarë po bëni dhe do t'ju ndalojmë. Dhe u pa se, pas këtij mesazhi të prerë, pala tjetër e kuptoi dhe ndryshoi sjelljen e saj”, tha ai.

Përveç Finlandës, edhe Britania e Madhe, Franca dhe së fundmi Suedia po ndërmarrin masa të ashpra ndaj anijeve të dyshuara. Roja bregdetare suedeze ndalon dhe kontrollon qëllimisht cisterna dhe anije mallrash që dyshohet se janë pjesë e flotës hije.

Anijet ndalohen pa hezitim nëse përdorin dokumente të falsifikuara, nuk kanë sigurim të mjaftueshëm, paraqesin rrezik për sigurinë detare ose shkelin legjislacionin mjedisor.

A janë kërcënimet e Rusisë vetëm blof?

Ekziston përshtypja se qeveria federale gjermane po tregohet e kujdesshme për të shmangur një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Kjo sidomos pasi në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt fitoi AfD-ja, një parti që, pavarësisht luftës në Ukrainë, kërkon përmirësimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë. Sipas sondazheve një faktor i rëndësishëm për votën e qytetarëve ishte edhe frika nga një luftë në Evropë. Madje ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i quajti akuzat gjermane ndaj Moskës "fillimin e një lufte të vërtetë”.

Megjithatë, Johannes Peters nga Instituti për Politikë të Sigurisë në Kiel beson se këto shqetësime janë të pabazuara. "Vende të tjera evropiane veprojnë shumë më vendosmërisht dhe, ndryshe nga frika e shprehur apo retorika ruse, në fakt nuk ndodh asgjë. Rusia nuk e përshkallëzon situatën, por përkundrazi përpiqet ta shmangë atë. Ne po shohim se sidomos cisternat e ngarkuara me naftë, të cilat kanë vlerë shumë të madhe, po i shmangin aktualisht ujërat suedeze, sepse Suedia ka rritur ndalimet dhe kontrollet ndaj anijeve”, thotë ai.

Pas tentativës së dështuar për sulm ndaj aeroportit të Lajpcigut, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi: "Qeveria federale do t'u imponojë një kosto autorëve të sulmeve hibride. Ata do të paguajnë për këtë.” Sipas Johannes Peters, tani fjalët duhet të pasohen nga veprat: "Nëse përdor një retorikë të fortë, në një moment duhet ta mbështesësh atë edhe me veprime konkrete. Kancelari e ka vënë qeverinë federale nën presion për të vepruar.” 

Ekuipazhe të armatosura në bord

Megjithatë kontrolli i anijeve të dyshuara ruse nuk është pa rreziqe, thotë eksperti i sigurisë detare Julian Pawlak: "Natyrisht, gjatë operacioneve të tilla duhet marrë parasysh fakti që, për shembull, këto mjete lundruese mund t'i shoqërojnë anije luftarake ruse, ose, siç është vërejtur gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, që në bord mund të ketë ekuipazhe të armatosura të lidhura me grupe mercenarësh rusë. Këto janë rreziqe që duhet të llogariten.”

Estonia e përjetoi këtë drejtpërdrejt me cisternën e naftës "Jaguar”. Në maj të vitit 2025 kapiteni i saj shpërfilli urdhrat e autoriteteve estoneze ndërsa ndodhej në ujërat bregdetare të Estonisë. Autoritetet estoneze u përpoqën ta ndalonin dhe ta kontrollonin anijen e dyshuar. Si reagim Rusia ngriti në fluturim një avion luftarak. Përballë këtij presioni, estonezët u tërhoqën dhe cisterna vazhdoi rrugën e saj. "Është e rëndësishme të merret parasysh se në cilin rajon zhvillohen këto aktivitete”, thotë Pawlak.

"Në Detin Baltik, Rusia është gjeografikisht shumë afër dhe, natyrisht, ka mundësi të tjera për të angazhuar njësi ushtarake në mbështetje të këtyre anijeve.” Më larg territorit rus, për shembull në Kanalin e La Manshës midis Britanisë së Madhe dhe Francës, situata për Moskën është më e vështirë: "Rusia nuk mund të shoqërojë ose të mbrojë çdo anije të flotës hije.”

Kontrollet mund t'i rrisnin kostot Rusisë

Megjithëse e konsideron të drejtë dhe të arsyeshme ndërmarrjen e masave kundër anijeve të flotës hije, eksperti i sigurisë Johannes Peters paralajmëron kundër pritshmërive të tepruara. "Përmes këtyre kontrolleve nuk do të jemi në gjendje ta çmontojmë ose ta zhdukim këtë sistem. Qëllimi është t'i shtojmë flotës hije ruse rreziqet, pasiguritë dhe kostot e funksionimit.”

Për të ilustruar argumentin e tij, ai jep një shembull numerik: "Nëse në vend të tri anijeve në ditë mund të lundrojë vetëm një, atëherë bëhet fjalë për humbje të ardhurash që arrijnë në qindra-milionë euro në ditë. Nëse transporti nuk zgjat më vetëm x ditë, por x plus katër ditë, edhe kjo ndikon negativisht. Të gjitha këto i ulin të ardhurat që siguron Rusia. Dhe të ardhurat nga eksporti i naftës janë jetike për ekonominë ruse të luftës.”/DW

rusi gjermani anije

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin