LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë

Me vendimin e saj, përmes të cilit anashkalohen procedurat e rregullta, Pryadkin e mori shtetësinë serbe më 3 shtator.

10 September 2026, 14:58 Nga E.d
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas
Sergei Pryadkin në një konferencë për media në Moskë

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës, Sergei Pryadkin, është bërë shtetas i Serbisë me vendim të autoriteteve serbe, konstatoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nga analiza e dokumenteve zyrtare të Qeverisë serbe.

Me vendimin e saj, përmes të cilit anashkalohen procedurat e rregullta, Pryadkin e mori shtetësinë serbe më 3 shtator.

Dokumenti, i nënshkruar nga kryeministri serb, Gjuro Macut, u publikua një ditë më vonë në Gazetën Zyrtare.

Në vendim, Qeveria i referohet një dispozite ligjore, sipas së cilës një i huaj mund ta fitojë shtetësinë serbe me procedurë të përshpejtuar, nëse kjo përbën “interes” për shtetin. 

Pjesë nga Gazeta Zyrtare e Serbisë, ku më 4 shtator u publikua vendimi i Qeverisë së këtij vendi për pranimin e Sergei Pryadkinit në shtetësinë e Serbisë.
Megjithatë, autoritetet nuk dhanë ndonjë arsyetim për këtë vendim, ndërsa raportimet e mediave tregojnë për lidhje të afërta të Pryadkinit me figura kyç të futbollit serb, si drejtori i përgjithshëm i klubit “Crvena Zvezda” dhe kumbara i presidentit të Serbisë, Zvezdan Terziq.

Ekipet serbe kanë vazhduar t’i ruajnë “lidhjet vëllazërore” me klubet dhe kombëtaren ruse, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës, duke ndjekur kështu politikën shtetërore të autoriteteve në Beograd, të cilat, gjatë katër vjetëve të luftës, nuk janë distancuar nga Kremlini.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse Pryadkinit iu dha shtetësia dhe në ç’mënyrë kjo është në interes të Serbisë.

REL-i u përpoq të kontaktonte Pryadkinin përmes Unionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës Ruse të Futbollit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, pa sukses.

Kështu, pa përgjigje mbetën pyetjet nëse dhe si e kishte iniciuar procedurën për marrjen e shtetësisë serbe dhe përse i nevojitet pasaporta e Serbisë.

Me dhënien e shtetësisë Pryadkinit, autoritetet e udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit vazhduan praktikën e dhënies së pasaportave serbe shtetasve rusë me procedurë të përshpejtuar.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, në listën e shtetasve të rinj të Serbisë u përfshinë edhe shumë rusë të afërt me regjimin e Vladimir Putinit.

REL-i ka konstatuar më herët se në mesin e tyre kishte shtetas rusë - figura publike, politikanë dhe biznesmenë - të përfshirë në “listat e zeza” të vendeve perëndimore, për shkak të mbështetjes së tyre për luftën.

Për këtë arsye, Beogradi zyrtar është vënë nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian.

Brukseli ka paralajmëruar se pasaporta serbe u mundëson shtetasve rusë të hyjnë pa viza në Bashkimin Evropian - gjë që përbën një rrezik potencial për sigurinë. 

Kush është Sergei Pryadkin?

Pryadkin, prej kohësh, konsiderohet një nga figurat drejtuese të futbollit rus.

Për 14 vjet, ai drejtoi Premier Ligën ruse, garën elitare të klubeve, deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje.

Gjatë karrierës së tij ka qenë edhe nënkryetar i Federatës Ruse të Futbollit.

Funksionet e tij në futbollin rus janë shoqëruar me hulumtime gazetareske, në të cilat janë ngritur dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi gjatë blerjes dhe shitjes së lojtarëve - pretendime që organizata kryesore e futbollit rus i ka hedhur poshtë.

Nga Federata Ruse e Futbollit, Pryadkin avancoi edhe drejt Unionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA).

Sipas një raportimi të agjencisë ruse TASS në qershor të vitit 2025, Pryadkin deklaroi atëherë se po ushtronte mandatin e tij të dytë si këshilltar në UEFA dhe se zyrtarisht do të qëndronte në këtë pozitë deri në vitin 2027, kur përfundon edhe mandati i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. 

Federata Ruse e Futbollit e identifikonte Pryadkinin në qershor të vitit 2025 si këshilltar të presidentit të UEFA-s.

Ai ka deklaruar se në organizatën kryesore të futbollit evropian angazhohet për rikthimin e ekipeve ruse në skenën ndërkombëtare.

Ndërsa klubeve ruse dhe kombëtares së Rusisë u është ndaluar që nga viti 2022 pjesëmarrja në garat evropiane dhe botërore nën ombrellën e UEFA-s dhe FIFA-s, pezullimet nuk vlejnë për individët e angazhuar në këto organizata ndërkombëtare.

UEFA konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se sanksionet nuk vlejnë për zyrtarët rusë në këtë organizatë.

Në përgjigjen e saj, UEFA iu referua përbërjes aktuale të organeve dhe trupave të saj, ku emri i Pryadkinit nuk figuron, por nuk saktësoi nëse ai, aktualisht, është i angazhuar në ndonjë formë tjetër në organizatën evropiane të futbollit.

“Nuk kemi komente të tjera”, thuhet në fund të përgjigjes me shkrim, pas pyetjeve për statusin e Pryadkinit në UEFA, si dhe për shtetësinë e tij të re serbe.

Si zyrtar i lartë i futbollit, Pryadkin u dekorua në vitin 2019 me Urdhrin e Nderit nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Por, para karrierës në futboll, ai kishte ndërtuar karrierë në strukturat e inteligjencës.

Biografia e tij zyrtare, e publikuar më herët në faqen e Federatës Ruse të Futbollit, tregon se Pryadkin ishte shkolluar në një institucion të KGB-së - policisë sekrete sovjetike - dhe se gjatë viteve ‘90 kishte shërbyer në strukturat ruse të inteligjencës.

“Miku më i mirë” i drejtuesit të “Crvena Zvezdës”
Sipas raportimeve të mediave, Sergei Pryadkin gjatë viteve të fundit ka qenë mysafir në Beograd, ku është pritur nga drejtuesi i “Crvena Zvezdës”, Zvezdan Terziq.

Në një intervistë për të përjavshmen NIN në vitin 2023, Terziq e përshkroi Pryadkinin si “ish-gjeneral të KGB-së” dhe “mikun e tij më të mirë”.

Në rrjetet sociale u bë viral një incizim nga viti 2024, ku Terziq dhe Pryadkin, në një festë private në Beograd pas fitores së “Crvena Zvezdës” në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, shihen duke kënduar së bashku këngën popullore ruse “Katyusha”.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Terziq nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kishte pasur ndonjë rol - dhe, nëse po, çfarë roli - në dhënien e shtetësisë serbe Pryadkinit. 

Edhe pse dyert e Evropës janë të mbyllura për ekipet ruse që nga viti 2022, ekipet serbe kanë vazhduar bashkëpunimin me to.

Në këtë drejtim kanë prirë klubet më të suksesshme serbe - “Crvena Zvezda” dhe “Partizani”.

Ato kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore me klube të ligës së parë ruse, me të cilat, siç thuhet, kultivojnë “marrëdhënie vëllazërore”.

Ndërkaq, kombëtarja e Serbisë, në vitin 2024, u bë ekipi i parë evropian që, pas vendosjes së sanksioneve, zhvilloi një ndeshje miqësore me kombëtaren ruse në Moskë, nën sloganin “duel vëllazëror”.

UEFA e kishte miratuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Në këtë mënyrë, edhe kombëtarja serbe ndoqi linjën e autoriteteve serbe, të cilat, deri më tani, kanë refuzuar thirrjet e Brukselit për t’u harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian - përkatësisht, për t’i vendosur sanksione Moskës dhe për t’u distancuar nga lidhjet e ngushta me autoritetet ruse.

Një analizë e mëhershme e REL-it, e publikuar në qershor të këtij viti, tregoi se Qeveria e Serbisë, që nga fillimi i vitit 2026, u kishte dhënë me procedurë të përshpejtuar shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë, sesa të gjithë shtetasve të tjerë të huaj së bashku.

Në mesin e tyre, gjatë vitit 2026, ishin edhe së paku tre shtetas rusë nën sanksione ndërkombëtare.

Analiza tregoi gjithashtu se, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më shumë se 300 shtetas rusë e kanë marrë shtetësinë serbe me vendim të Qeverisë.

Por, ky nuk është numri përfundimtar, pasi shtetësinë e jep edhe Ministria e Punëve të Brendshme, përmes procedurës së rregullt dhe me plotësimin e kushteve të caktuara.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa shtetas rusë e kanë marrë shtetësinë e Serbisë që nga viti 2022./REL

serbi rusi shtetesi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin