LIVE UPDATES
Bota

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Ideja, e paraqitur në një dokument të brendshëm për diskutim, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë dhe i cili iu shpërnda kryeqyteteve të BE-së në fund të janarit, u diskutua shkurtimisht kur ministrat e Jashtëm të bllokut evropian u takuan në Bruksel më 29 janar.

8 February 2026, 14:09 Nga I.A

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve

ESTONI- Estonia po shtyn përpara idenë që ushtarëve rusë që kanë luftuar kundër Ukrainës t’u ndalohet hyrja në Zonën Shengen, një hapësirë ku udhëtohet pa viza dhe e cila mbulon shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ideja, e paraqitur në një dokument të brendshëm për diskutim, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë dhe i cili iu shpërnda kryeqyteteve të BE-së në fund të janarit, u diskutua shkurtimisht kur ministrat e Jashtëm të bllokut evropian u takuan në Bruksel më 29 janar.

Sipas zyrtarëve të BE-së, të cilët folën me REL-in në kushte anonimiteti, ideja u prit pozitivisht nga shtetet anëtare që morën fjalën dhe pati një pajtim të përgjithshëm se puna për këtë dokument do të vazhdojë me ekspertë të çështjeve të brendshme dhe të jashtme në Bruksel.

Megjithatë, zyrtarët pranuan se u ngritën edhe pyetje për shkallën dhe nëse mund të zbatohet parandalimi i hyrjes të një numri kaq të madh njerëzish në BE.

Sipas Talinit, rreth 1.5 milion shtetas rusë kanë marrë pjesë në operacione luftarake në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022 - përfshirë këtu edhe forcat e rregullta të Federatës Ruse dhe njësi të tjera, sikurse nga Grupi Wagner. Nga këta, besohet se 640.000 mbeten ende aktivë, që do të thotë se ka afër 1 milion ish-luftëtarë që janë objektiva potencialë për BE-në.

Rreziku i mundshëm i sigurisë për bllokun përshkruhet qartë në dokument: “Përvoja luftarake dhe përdorimi i dhunës, përfshirë pjesëmarrjen e mundshme në krime lufte dhe mizori të tjera kundër popullatës ukrainase, janë karakteristika të përbashkëta të këtyre individëve. Hyrja e tyre e mundshme dhe prania brenda BE-së jo vetëm që mbart një rrezik të përgjithshëm të krimit të dhunshëm, por përfaqëson një kanal të madh për infiltrimin e krimit të organizuar, lëvizjeve ekstremiste dhe operacioneve armiqësore shtetërore në të gjithë Evropën”.

Gjithashtu, në dokument thuhet se këta individë mund të jenë “një bazë rekrutimi për shërbimet e inteligjencës ruse”.

Dokumenti thotë se ka një lidhje mes ish-luftëtarëve dhe rritjes së dhunës brenda Rusisë, veçanërisht mes rreth 180.000 të burgosurve që u rekrutuan nga burgjet ruse dhe u dërguan në njësite të posaçme ushtarake që luftonin në Ukrainë.

Dokumenti po ashtu vë në pah se “shumë prej të kthyerve kanë kryer krime të rënda. Numri i përgjithshëm i tyre ka arritur nivelin më të lartë në 15 vjet në Rusi në gjysmën e parë të vitit 2025, dhe kjo rritje ka gjasa të lidhet me kthimin masiv të ish-luftëtarëve”, thuhet në dokument, ku shtohet se “liria e lëvizjes së këtyre individëve paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për të gjithë Zonën Shengen, pavarësisht se nga cili shtet hyjnë. Ata nuk duhet të kenë vend në Evropë”.

Çështja kryesore është se si të ndalohet hyrja e tyre në BE. Që në shtator të vitit 2022, BE-ja ka miratuar një vendim për të pezulluar plotësisht marrëveshjen BE–Rusi për lehtësimin e vizave, duke e bërë më të shtrenjtë dhe më të ndërlikuar për shtetasit rusë hyrjen në bllok.

Përveç kësaj, Brukseli ka vendosur sanksione, që nënkuptojnë ndalesa vizash, ndaj gati 2.000 rusëve, që BE-ja thotë se kanë pasur rol në minimin e integritetit territorial të Ukrainës. Kjo listë përfshin oligarkë, biznesmenë, ministra dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Propozimi i Estonisë, megjithatë, nuk synon përdorimin e sanksioneve dhe përpjekja për të shënjestruar ish-luftëtarët nuk do të jetë pjesë e paketës së 20-të të sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit, e cila pritet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare më vonë gjatë shkurtit.

Në vend të kësaj, Talini po përdor një metodë tjetër: ndalesën e hyrjes në Shengen. Që më 9 janar, Talini e vendosi ndalesën ndaj 261 ish-ushtarëve rusë. Kjo ndalesë pengon individëve që nuk janë nga shtetet e bllokut që të hyjnë në të gjitha vendet e BE-së, përjashtuar nga Qipro dhe Irlanda, si dhe nga shtetet joanëtare të BE-së që janë në Shengen, përkatësisht Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

E vlefshme deri në pesë vjet, ndalesa duhet të zbatohet në të gjithë Zonën Shengen dhe jo vetëm në vendin që e ka regjistruar ndalesën në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), siç bëri së voni Estonia me luftëtarët rusë.

Por, ndonëse në parim një vend mund të lëshojë një alarm në gjithë Shengenin, shtetet individuale mund të bëjnë përjashtime dhe, në fund, secili vend i Shengenit është sovran sa i përket vendosjes se kush lejohet të hyjë në territorin e tij.

Për këtë arsye, Estonia po kërkon mbështetje më të gjerë nga BE-ja për këto masa, duke u bërë thirrje “shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të Shengenit që të zbatojnë një ndalesë të plotë hyrjeje në Zonën Shengen, si dhe refuzimin e vizave dhe lejeve të qëndrimit për të gjithë shtetasit rusë që janë të identifikuar se kanë marrë pjesë në luftën e agresionit kundër Ukrainës".

Estonia shtoi po ashtu se “kjo nismë sigurie, kritike për situatën aktuale, kërkon mbështetje urgjente politike dhe praktike, dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara t’i bashkohen nismës, duke e trajtuar si çështje urgjente dhe të ndihmojnë në përfshirjen e individëve në listën e ndalesës për hyrje në Shengen".

A do ta ndjekin shembullin shtetet e tjera anëtare të BE-së? Me gjasë po. Por, ato gjithashtu e pranojnë se ka vështirësi në këtë drejtim. Njëra nga to është pamundësia për të siguruar të dhëna individuale për secilin ish-luftëtar, me qëllim që të regjistrohen në sistem.

“Disa qindra, madje edhe disa mijëra mund të futen në sistem, por këtu po flasim për gati një milion njerëz”, i tha një diplomat REL-it.

Ndonëse nisma estoneze konsiderohet e sinqertë dhe e dobishme, ekziston edhe një shqetësim brenda bllokut për mbingarkimin e sistemit dhe nxitjen e anëtarëve të tjerë që ta keqpërdorin atë për qëllime politike.

Një ilustrim i kësaj ndodhi verën e kaluar, kur Rumania ia ndaloi hyrjen në Zonën Shengen Ion Cebanit, kryetarit të bashkisë së kryeqytetit të Moldavisë, Kishinjev, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë kombëtare.

Ceban është rival i presidentes properëndimore të Moldavisë, Maia Sandu, e cila në atë kohë po përgatiste aleancën e saj politike për zgjedhje parlamentare, të cilat më pas i fitoi zgjedhjet. Ndalesa mbetet ende në fuqi, edhe pse disa kryeqytete të BE-së shprehën shqetësime për natyrën politike të kësaj mase./REL

ushtare be

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë