LIVE UPDATES
Bota

A po rrezikohet regjistrimi i komunitetit boshnjak në Kosovë me terminologjinë e gabuar?

Boshnjakët janë një prej komuniteteve pakicë të njohura me Kushtetutë në Kosovë, ndërsa termi “bosanac” i referohet dikujt që jeton në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës.

26 April 2024, 13:07 Nga N.F
A po rrezikohet regjistrimi i komunitetit boshnjak në Kosovë me
Foto ilustruese

KOSOVË- Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj. Këto parregullsi i referohen pyetjes në pyetësorin në gjuhën serbe: “Cilit grup etnik i përkisni”, e në të cilin një prej përgjigjeve është “bosanac” në vend të “boshnjak”.

Boshnjakët janë një prej komuniteteve pakicë të njohura me Kushtetutë në Kosovë, ndërsa termi “bosanac” i referohet dikujt që jeton në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Pyetësorët janë në dispozicion në dy gjuhë zyrtare: shqip dhe serbisht. Fahret Sijariq, pjesëtar i komunitetit boshnjak nga Peja, tregon për Radion Evropa e Lirë se regjistruesit shkuan tek ai tri ditë më parë, për ta kryer regjistrimin, dhe se ata kishin pyetësor në gjuhën shqipe.

Duke qenë se nuk i kuptonte disa pyetje, ai kërkoi pyetësor në gjuhën serbe.

“Por, në formularin në gjuhën serbe figuronte ‘bosanac’ si opsion i përkatësisë etnike dhe nuk desha të vazhdoj”, thotë Sijariq.

Ai tregon se disa anëtarë të familjes dhe fqinj të tij refuzuan të regjistrohen, pikërisht për shkak të këtij gabimi në pyetësorët në gjuhën serbe.

“Ky regjistrim duket si një turne futbolli. Hajde, luajmë, nënshkruajmë dhe tung”, shprehet Sijariq.

Gazetari Mustafa Bale, i cili vjen nga komuniteti boshnjak dhe përcjell regjistrimin e popullsisë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa boshnjakë, “nga revolta”, u kanë thënë regjistruesve që ta shënojnë opsionin “të tjerë”.

Në këto raste, sipas tij, boshnjakët regjistrohen si komunitete të tjera pakicë në Kosovë, të cilat nuk janë të njohura me Kushtetutë.

Komunitetet pakicë, të njohura me Kushtetutën e Kosovës, janë: serbët, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët dhe turqit. Ato kanë të drejta të caktuara, si vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës apo të drejtën për arsim, përdorim të gjuhës, kultivim të kulturës, fesë dhe traditës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emillija Rexhepi, në një deklaratë për REL-in ka thënë se ka reaguar urgjentisht ndaj këtyre parregullsive, dhe se gabimi është korrigjuar në Prizren dhe në pjesën e Dragashit, ku jeton komuniteti boshnjak.

Sipas saj, termi "bosanac" në këto komuna është zëvendësuar me termin "boshnjak" vetëm në pyetësorët elektronikë, të cilët regjistruesit i përdorin në tabletët e tyre në gjuhën serbe.

“Kam bërë një vërejtje për Pejën dhe Istogun, është korrigjuar në disa vende, por jo gjithkund ku boshnjakët janë shumicë”, tha Rexhepi.

REL-i siguroi fotografi të kësaj parregullsie në tabletët e regjistruesve, të cilat më pas, më 17 prill, u korrigjuan në disa zona ku jetojnë boshnjakët.

Megjithatë, Mustafa Bale thotë se gabimi në tabletët që përdorin regjistruesit, është korrigjuar vetëm në Prizren, ndërsa në komuna të tjera ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit boshnjak - si Dragashi dhe Peja - regjistruesit e kanë ende opsionin “bosanac” si opsion për përkatësinë etnike.

Më 24 prill, organizata joqeveritare Këshilli i Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës e njoftoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) se gabimi nuk është korrigjuar as në Dragash dhe as në Pejë.

“Disa qytetarë po i kthejnë regjistruesit, për shkak se nuk e kanë të shënuar përkatësinë kombëtare”, thuhet në letrën e kësaj organizate drejtuar ASK-së, e cila u nënshkrua nga Mejdin Saliji nga Prizreni.

Organizata kërkoi nga ASK-ja që ta korrigjojë menjëherë gabimin, në mënyrë që “regjistrimi të ketë kuptim dhe të gjithë qytetarët të shprehen ashtu siç e ndjejnë”.

REL-i e pyeti ASK-në për këto parregullsi, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Mejdin Saliji thotë se anëtarët e organizatës joqeveritare Këshilli i Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës janë vazhdimisht në terren dhe se monitorojnë regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij, ata kanë informacione se gabimi në lidhje me përkatësinë etnike të boshnjakëve nuk është korrigjuar kudo.

Ai shton se, me këtë rast, janë mbajtur debate publike në Prizren dhe në Pejë dhe se kanë marrë informacione se disa regjistrues nga komuniteti boshnjak kanë refuzuar ta bëjnë regjistrimin, derisa të korrigjohet gabimi në pyetësor.

“Është ndoshta problem rreth gjuhës [v.j. përkthimi], por kjo do të thotë shumë për ne boshnjakët, sepse mund të ndodhë që kur të përditësohen të dhënat, të figurojnë dy komunitete: bosancat dhe boshnjakët”, thotë Saliji.

Ai thotë, po ashtu, se ka një numër boshnjakësh që refuzojnë të regjistrohen dhe se kjo ka “pasoja katastrofike” për komunitetin.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë rreth 27.000 boshnjakë.

Por, gazetari Mustafa Bale thotë se regjistrimi në veri të Kosovës nuk është bërë atëherë dhe se, sipas disa vlerësimeve, janë rreth 30.000 pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

Ai beson se regjistrimi në zonat ku jetojnë boshnjakët duhet të përsëritet ose të zgjatet, sepse, siç thotë, procesi është vonuar, për shkak të gabimeve në pyetësor.

Në të kundërtën, thotë Bale, të drejtat kolektive të këtij komuniteti janë në rrezik.

“Kjo do të ndikojë në të drejtat e garantuara, në të drejtën për të përdorur gjuhën, në të drejtën për të mbajtur mësim në gjuhën boshnjake”, thotë ai.

Bale dhe Saliji thonë, gjithashtu, se një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit boshnjak jetojnë në diasporë dhe se as atyre nuk u është mundësuar të deklarohen për përkatësinë e tyre etnike.

Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka bërë të mundur regjistrimin e familjarëve që jetojnë jashtë Kosovës, por aty nuk ka mundësi që dikush të deklarohet se cilit grup etnik i përket.

Zëvendëskryeministrja Emillija Rexhepi, nga radhët e Partisë së Re Demokratike (NDS), pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, thotë se komunitetit boshnjak i është bërë thirrje që të mos i përgjigjet regjistrimit, derisa të korrigjohen gabimet, ndërsa bën të ditur se ka informacione se një numër i madh i pjesëtarëve të këtij komuniteti është regjistruar në dy-tre ditët e fundit.

Sipas vlerësimit të saj, vonesat në regjistrimin e komunitetit boshnjak nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, sepse, siç thotë ajo, procesi zgjat deri më 17 maj dhe ka kohë që të gjithë të regjistrohen.

“Ne jemi një komunitet i vogël, regjistrimin mund ta përfundojmë për një javë... Personalisht jam e kënaqur me reagimin e njerëzve tanë, jemi aktivizuar të gjithë, të gjitha subjektet politike, sektori joqeveritar, mediat”, thotë Rexhepi.

Qerim Bajrami nga koalicioni Vakat – një subjekt politik boshnjak që është i përfaqësuar në disa institucione lokale, por edhe qendrore të Kosovës – ka thënë se çështja e terminologjisë ka shkaktuar revoltë në mesin e komunitetit boshnjak, dhe se shumë prej pjesëtarëve të tij tani po refuzojnë të regjistrohen.

“E rëndësishme është që këtu [në Prizren] ka reaguar edhe kryetari i komunës, që është gjë e mirë. Ai ka kërkuar nga komisioni i regjistrimit që t’i korrigjojë gabimet, por ato korrigjime kanë zgjatur një javë. Regjistrimi nuk ka filluar derisa janë bërë korrigjimet, por ato janë bërë vetëm në komunën e Prizrenit. Në Dragash, gabimi në lidhje me termin boshnjak-bosanac është korrigjuar vetëm pjesërisht. E njëjta gjë është edhe në komunën e Pejës dhe në komunat e tjera në Kosovë”, thotë Bajrami.

Ai shton se kanë biseduar me drejtorin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, dhe se janë siguruar se të gjithë ata që janë regjistruar si “bosanac” do të regjistrohen përfundimisht si “boshnjakë”.

Megjithatë, Bajrami thekson se kjo çështje ka shkaktuar revoltë në mesin e pjesëtarëve të komunitetit boshnjak dhe se shumë prej tyre tani refuzojnë të regjistrohen. Në pyetësorët në gjuhën serbe, përveç atyre faktike, ka edhe gabime të shumta gjuhësore që i bëjnë pyetjet të pakuptueshme.

Për shembull, në një prej pyetjeve për gjendjen martesore thuhet “burrë/grua me kurorë” dhe “burrë/grua pa kurorë”. Zëvendëskryeministrja Rexhepi beson se një sërë institucionesh kanë dështuar në përgatitjen e pyetësorit të regjistrimit në gjuhën serbe, duke përfshirë edhe organin kryesor përgjegjës për organizimin e të gjithë procesit, Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Në Kosovë, gjuha shqipe dhe ajo serbe janë zyrtare, që do të thotë se institucionet janë të obliguara ta sigurojnë përdorimin e barabartë të këtyre gjuhëve. Gjuhët e komuniteteve të tjera pakicë përdoren, gjithashtu, në nivel lokal në komunat e caktuara, ku ato jetojnë. Megjithatë, Zyra e Komisionarit për Gjuhët, e cila funksionon nën Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës, tregon shpesh se të drejtat e komuniteteve pakicë shkelen kur bëhet fjalë për përdorimin e gjuhëve.

Marrë nga REL

kosove regjistrim i popullsise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin