8 March 2023, 21:30
Nga a.l
Lumir Abdixhiku
FRANCË- Kryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës, Lumit Abdixhiku gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris zhvilloi takime në pallatin presidencial Elysee, në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez, ku ka theksuar nevojën që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohjen në qendër. Abdixhiku është pritur në Pallatin Elysee, nga këshilltarja e presidentit Emanuel Macron, Isabelle Dumont; në Ministri të Punëve të Jashtme nga zëvendësdrejtori për Evropën Kontinentale, Sylvain Guiaugue; ndërsa në senat nga Senatorja Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë.
Në këto takime, kryetari i LDK-së, Abdixhiku shprehu falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Abdixhiku në këto takime ritheksoi qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin Kosova duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj.
“Implementimi i marrëveshjeve paraprake, konform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë”, ka thënë ai njofton LDK.
Kryetari i LDK-së ka shtruar po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re drejt integrimit euroatlantik me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim. Në të gjitha takimet, sipas njoftimit, është folur edhe për interesimin e shtuar francez për investime ekonomike në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.
lumir abdixhiku
Bota
8 March 2023, 21:17
a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjell njo...
Bota
8 March 2023, 21:10
a.l
Marrëveshja e grurit Ukrainë-Rusi
RUSI- Zyrtarja e lartë tregtare e OKB-së Rebeca Grynspan do të takohet me zyrtarë t&eu...
Bota
8 March 2023, 21:02
a.l
Lufta në Ukrainë
LITUANI- Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka ndezur alarmin në vendet f...
Bota
8 March 2023, 20:57
a.l
Emannuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se qeveria e tij do të parashtrojë një p...
Bota
8 March 2023, 20:49
a.l
Avril Haines
SHBA- Zyrtarja e lartë e inteligjencës amerikane ka deklaruar se SHBA nuk beson se ushtria ruse mund të rikuperohet nga humbjet...
Bota
8 March 2023, 20:45
a.l
Josep Borrell
SHBA- Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshpejtojnë dërgesat e furnizimeve me artileri dhe...
Bota
8 March 2023, 20:31
a.l
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Pwrgjithshwm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se vendet anëtare të NATO-s i kanë dhuruar Ukra...
Bota
8 March 2023, 20:25
a.l
Ushtria
RUSI- Mbretëria e Bashkuar njoftoi të mërkurën hapjen e një baze ushtarake në veriun e largët të Norve...
Bota
8 March 2023, 20:08
a.l
Viktima e aksidentit të trenave në Greqi
GREQI- Bashkëshorti i 34-vjeçares Athena Katsara, e cila humbi jetën nga përp...
Bota
8 March 2023, 19:39
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Kreu i grupit famëkeq mercenar të Rusisë Wagner pretendon se qyteti lindor i Ukrainës i Bakhmut - skena e ...