LIVE UPDATES
Bota

“Afganistani është ferr” për mbështetësit e gjeneralit të vrarë afgan

Figura të larta, që ishin të afërta me gjeneralin Abdul Raziq, ish-shef i policisë në provincën jugore të Kandaharit, thanë se mbështetësit e tij, veçanërisht pjesëtarët e fisit pashtun Açakzia, janë përballur me vrasje, zhdukje të dhunshme, torturë, arresitm, zhvendosje dhe konfiskim të pasurisë.

4 November 2022, 08:09 Nga A.B
“Afganistani është ferr” për mbështetësit e
Ushtar

Udhëheqësit talibanë të Afganistanit shpallën një amnisti të përgjithshme për ish-armiqtë e tyre që i luftuan ata për dy dekada, si pjesë e Qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi.

Por, mbështetësit e një gjenerali e vrarë afgan, thanë se kanë qenë cak i persekutimit të vazhdueshëm të talibanëve për më shumë se 14 muaj, qëkur talibanët morën pushtetin.

Figura të larta, që ishin të afërta me gjeneralin Abdul Raziq, ish-shef i policisë në provincën jugore të Kandaharit, thanë se mbështetësit e tij, veçanërisht pjesëtarët e fisit pashtun Açakzia, janë përballur me vrasje, zhdukje të dhunshme, torturë, arresitm, zhvendosje dhe konfiskim të pasurisë.

Talibanët mohojnë se po shënjestrojnë në shenjë hakmarrjeje mbështetësit e Raziqit apo anëtarët e fisit Açakzai.

Por, anëtarët fisnorë thanë se persekutimi i talibanëve ka vazhduar që nga marrja e kontrollit të Spin Boldak, një qytet kufitar dhe bastion i fisit Açakzai në Kandahar. Talibanët e morën kontrollin e këtij qyteti një muaj para se të merrnin Kabulin më 15 gusht të vitit 2021.

“Afganistani është ferr për mbështetësit e gjeneralit të ndjerë, Abdul Raziq”, tha për Radion Evropa e Lirë, Akhtar Mohammad Khan Badezai. Ky ish-këshilltar presidencial afgan, që gjendet në mërgim, flet për mediat në emër të familjes së Raziqit.

“Njerëzit po vriten veç pse mbajnë fotografi të gjeneralit Abdul Raziq”, tha ai.

Badezai pretendoi se afër 4.000 mbështetës të Raziqit, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në reprezaljet e talibanëve. Ai shtoi se mijëra të tjerë janë zhdukur me forcë ose vazhdojnë të jenë në mbajtje nga talibanët.

“Ata që janë vrarë dhe janë persekutuar nuk ishin vetëm pjesëtarë të fisit Açakzai, por edhe anëtarë të fiseve të tjera pashtune, e madje edhe taxhikë dhe uzbekë etnikë”, tha ai.

Kur u pyet që të jepte dëshmi për persekutimin dhe vrasjet, ai përmendi emrat e disa figurave të shquara të fisit Açakzai, që janë vrarë pasi talibanët morën pushtetin. Ai pretendoi se talibanët kanë vrarë afër 50 ish-anëtarë të forcave të sigurisë afgane në provincën lindore Nangarhar, sepse ata kishin shërbyer nën komandën e Raziqit.

Badezai tha se është duke u përpiluar një listë me viktimat që supozohet se janë vrarë, torturuar apo janë zhdukur me forcë nga talibanët.

“Amnistia e talibanëve është gënjeshtër”, tha ai. “Nuk ka asnjë provincë në Afganistan ku njerëzit nuk janë bërë martirë”.

Këto pretendime të Badezait nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Por, raportet e organizatave për të drejtat e njeriut kanë akuzuar talibanët për shkelje të tepruara, përfshirë vrasje pa gjyq, zhdukje të njerëzve, ndalime arbitrare, tortura dhe për mohimin që afganët – veçanërisht të grave dhe vajzave – të gëzojnë të drejta themelore njerëzore.

Mohammad Naeem Lalai Hamidzai, ish-ligjvënës në Kandahar, po ashtu pretendoi se talibanët po kryejnë persekutim.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se talibanët në mënyrë sistematike shënjestrojnë anëtarët e forcës kufitare të Spin Boldak – që vlerësohet se janë 18.000 persona – dhe policinë në Kandahar, të cilët Raziqi i kishte udhëhequr deri kur u vra më 2018.

Hamidzai pretendoi se mbi 300 anëtarë të këtyre dy forcave janë vrarë gjatë ditëve të para të marrjes së pushtetit nga talibanët.

“Këta njerëz janë të njohur. Që të gjithë janë anëtarë të fiseve tona”, tha ai, duke iu referuar fisit Açakzai.

Vlerësohet se 500.000 anëtarë të këtij fisi gjenden në Kandahar dhe në provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit. Shumica e pjesëtarëve të fisit Açakzais janë tregtarë dhe përfitojnë nga rrugët e tregtisë dhe të kontrabandës që kalojnë nëpër territorin ku ata jetojnë.

Në një raport të publikuar në nëntor të vitit 2021, organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), dokumentoi disa vrasje dhe zhdukje të ish-anëtarëve të forcave të sigurisë në Kandahar.

“Talibanët kanë ekzekutuar disa ish-pjesëtarë të forcave të sigurisë në sy të familjarëve të tyre”, u tha në raport. “Të tjerët, që ishin të njohur për luftën e tyre kundër talibanëve, janë në mesin e personave që janë zhdukur me forcë”.

Hamidzai tha se talibanët po ashtu kanë arrestuar deri në 1.800 mbështetës të supozuar të Raziqit, që besohet se janë ende të zhdukur, edhe pasi talibanët liruan mbi 700 prej të arrestuarve.

“Ky persekutim që ka nisur kur talibanët morën pushtetin 14 muaj më parë, po vazhdon ende”, tha ai, duke pretenduar se vrasje të shënjestruara kanë ndodhur edhe në Baloçistan, ku anëtarët e Açakzait jetojnë afër një rruge strategjike që lidh Spin Baldakun me kryeqytetin provincial, Kueta.

Më 11 tetor, e përditshmja pakistaneze në gjuhën angleze, Dawn, raportoi për vrasjen e Abdul Samad Achakzai në Kueta. Ai ishte ish-komandant policie në qarkun Panjvai në Kandahar dhe besohet se ishte një njeri i afërt dhe familjar i Raziqit.

Për vite me radhë, Kueta dhe qarqet e tjera në Baloçistan ishin skenë e vrasjeve, në njërën anë të figurave talibane, të kryera nga Raziqi, dhe të pjesëtarëve të klanit Adozai, që talibanët i vrisnin në shenjë hakmarrjeje. Adozai është një prej disa klaneve Açkazai që jetojnë përgjatë kufirit midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Ndikimi i Raziqit u rrit për shkak të reputacionit të tij si një armik i përbetuar i talibanëve. Ai iu bashkua forcave anti-talibane në fund të vitit 2001. Gjatë viteve pasuese, ai u bë komandantin më i fuqishëm i forcave kufitare.

Më 2011, Raziq u bë shef i policisë në Kandahar. Ndikimi i tij në Kabul dhe tek aleatët e tij perëndimorë, e bën Raziqin figurën më të fuqishme ushtarake afgane në Afganistanin jugor.

Më 2017, HRW e quajti atë “Kryetorturues i Kandaharit”. Pas shumë tentim-vrasjeve ndaj tij, Raziq u vra në një sulm në tetor të vitit 2018, që besohet se është kryer nga njerëzit brenda rrethit të tij.

Hamidzai pretendoi se talibanët kanë marrë shtëpinë dhe pronat e Raziqit, dhe asetet e tjera të anëtarëve të fisit Açakzai.

Ai tha se pjesëtarët e këtij fisi tani nuk dëshirojnë që të ndizen sërish mosmarrëveshjet fisnore me Nurzai, një fis rival pashtun. Disa pjesëtarë të Nurzait tani janë lider të lartë të talibanëve në Kandahar. Liderët e Açakzait dhe të tjerët në Kandahar i akuzojnë ata se po ashpërsojnë shtypjen ndaj mbështetësve të Raziqit, duke e shndërruar në një çështje të përplasjeve fisnore. Të dy këto fise kanë pasur përplasje shekullore mes vete, që kanë rezultuar në mijëra të vrarë.

“Ka një përpjekje për të ndezur zjarrin që ka shpërthyer për një kohë të gjatë”, tha ai, duke aluduar në mosmarrëveshjes midis fiseve pashtune që datojnë për gjenerata të tëra.

Hamidzai tha se delegacionet e liderëve fisnorë Açakzai vazhdimisht kanë kërkuar nga liderët talibanë në Kandahar dhe Kabul që t’i japin fund persekutimit të tyre. Por, sipas tij, këto përpjekje kanë dështuar.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, hodhi poshtë akuzat se talibanët janë të përfshirë në mizori kundër mbështetësve të Raziqit dhe të fisit Açakzai.

Por, ai pranoi se në ditët pas marrjes së Kandaharit nga talibanët në korrik dhe gusht të vitit 2021, disa mbështetës së Raziqit u vranë në hakmarrje ndaj mizorive që supozohet se Raziqi kishte kryer.

“Mizoritë që Raziqi ka kryer kanë nxitur mosmarrëveshje personale dhe rivalitete, që rezultuan në vrasjen e gjashtë ose shtatë mbështetësve të tij”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. “Por, Emirati Islamik veproi menjëherë dhe arrestoi personat që kryen vrasjet dhe paralajmëroi të tjerët se shkelësit e amnistisë sonë të përgjithshme do të përballen me pasoja të rënda”.

Në shtator, talibanët thanë se po hetojnë një varrezë masive në Spin Boldak, ku u gjetën mbetjet mortore të 12 personave. Zyrtarët talibanë pretenduan se viktimat ishin vrarë më 2012 kur Raziq ishte shef i policisë në Kandahar. Mbështetësit e Raziqit pretenduan se kjo varrezë masive ishte e kohës së pushtimit sovjetik të Afganistanit në vitet ’80.

Patricia Gossman, drejtoreshë për Azinë në HRW, tha se organizata nuk ishte në gjendje të hetonte të gjitha abuzimet që pretendohet se janë kryer nga talibanët në Kandahar. Ajo tha se talibanët janë të vendosur që të shtypin çdo burim të rezistencës dhe lejojnë forcat e tyre që të kryejnë sulme hakmarrëse.

“Të dy këto motive janë pjesë e këtij rasti”, tha ajo, duke shtuar se talibanët i frikësohen çdo mbështetjeje të vazhdueshme për forcat e Raziqit.

“Ata duan të ndëshkojnë këdo që e ka mbështetur atë ose dëshiron të ringjallë një rezistencë të armatosur”, theksoi ajo./REL

lufta ne afganistan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin