Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Aksident 'i frikshëm' në Serbi, ambulanca tërheq zvarrë dhe fut nën rrota gruan teksa parkonte (VIDEO)
Aksidenti duket se ka ndodhur papritur teksa shoferi i ambulancës ishte duke parkuar dhe nuk e ka parë nga pasqyra e përparme gruan që ecte pas mjetit të ndihmës së shpejtë, të cilën e përplas dhe e fut nën rrota.
7 December 2022, 08:16Nga a.l
aksidenti
SERBI- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Serbi, teksa një ambulancë ka përplasur një grua teksa po përkonte. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat lokale të Kosovës, duket se ambulanca përplas nga prapa gruan e cila po ecte, duke e zënë atë me gomat e prapme.
Aksidenti duket se ka ndodhur papritur teksa shoferi i ambulancës ishte duke parkuar dhe nuk e ka parë nga pasqyra e përparme gruan që ecte pas mjetit të ndihmës së shpejtë, të cilën e përplas dhe e fut nën rrota.
Pas përplasjes, siç shihet edhe nga pamjet gruaja në dukje e moshuar qëndron disa minuta nën makinë duke pritur ndihmë nga skuadra e shpëtimit, të cilët kanë shkruar menjehrë për t'a ngritur atë. Sipas pamjeve, duket se e moshuara mund të ketë pësuar lëndime të vogla në trup dhe është jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al