13 June 2025, 16:25
Nga N.F
Familjarët e viktimave
KOÇAN- Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.
Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona. Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.
Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë. Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.
Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan. Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.
Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski. Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur.
Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.
“Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.
“Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.
Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë.
Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./ REL
zjarri ne kocan
Bota
13 June 2025, 15:27
N.F
Foto
SPANJË- Gjibraltari do të aplikojë një taksë prej 15% mbi shitjet e mallrave për të shmangur konkurrencën e pa...
Bota
13 June 2025, 15:31
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dë...
Bota
13 June 2025, 15:22
r.ll
starmer, macron dhe merz
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryemi...
Bota
13 June 2025, 15:12
N.F
Studentja
INDI- Fati, ose siç e quan ajo një "mrekulli", i shpëtoi jetën Bhoomi Chauhan, një studente 28-vjeçare e a...
Bota
13 June 2025, 15:10
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet t&e...
Bota
13 June 2025, 14:52
E. D
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca e ka dënuar vazhdimisht programin bërthamor të Iranit&nbs...
Bota
13 June 2025, 14:35
E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQI- Rexhep Tayyip Erdogan nisi një sulm të ri ndaj Izraelit, pas sulmeve të nisura nga Forcat Ajrore Izraelit...
Bota
13 June 2025, 14:24
E. D
pamje nga vendngjarja
IRAN- Sipas raportit nga agjencia iraniane e lajmeve Nournews, të paktën 78 persona u vranë dhe 329 u plag...
Bota
13 June 2025, 14:09
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e quajti sulmin izraelit ndaj Iranit të shkëlqyer dhe para...
Bota
13 June 2025, 14:03
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli po mbyll ambasadat e tij në të gjithë botën dhe po u bën thirrje qytetarëve izraelitë t...