6 October 2023, 16:57
Nga h.k
Nargas Mohammad
IRAN-Aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, thotë se vdekja e Mahsa Aminit para një viti është bërë dita që simbolizon “shtypjen e regjimit teokratik e autoritar ndaj grave iraniane”.Në një mesazh nga burgu famëkeq i Teheranit, Evin, Mohammadi, një ditë para përvjetorit të vdekjes së Amanit, bëri thirrje për unitet, duke iu kërkuar iranianëve të qëndrojnë të bashkuar në “protestat revolucionare” dhe të bëhen simbol i disidencës.
Ajo e cilësoi lëvizjen Gra, Jetë, Liri, e cila u shfaq pas vdekjes së 22-vjeçares, si një dëshmi e qëndresës së protestave dhe vyshkjes së autoritetit “të regjimit teokratik dhe autoritar”.
Amini vdiq derisa po mbahej në paraburgim nga policia “e moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të shamisë së kokës. Demonstratat kundër regjimit islamik për shkak të këtij incidenti u përshkallëzuan shumë shpejt. Lufta brutale e Qeverisë ndaj protestave la qindra të vdekur, përfshirë të paktën 64 adoleshentë dhe 34 gra.
Mohammadi, e cila është burgosur shumë herë në dekadën e fundit për aktivitetet e saj për të drejtat e njeriut, theksoi se kombi po vajton për shkak të “masakrimit dhe ekzekutimit të të rinjve në rrugë dhe në burgje”. Ajo tha se dhuna kundër qytetarëve ka bërë që regjimi të përballet me “fatkeqësi, neveri dhe frikë për destabilizim”.
Ajo argumentoi se rritja e represionit nga republika islamike është shenjë e “turpërimit të saj të thellë”, e jo forcës së saj.
“Fitorja përfundimtare është e sigurt”, tha Mohammadi, të cilës iu rrit në 10 vjet e nëntë muaj dënimi me burg, bashkë me një ndëshkim shtesë prej 154 goditjeve me kamxhik.
Mohammadi ka qenë e zëshme në protestat e saj ndaj kushteve të burgut, duke publikuar letra të shumta që tregojnë për gjendjen e burgjeve dhe dhunën kundër të burgosurve, posaçërisht ndaj atyre të burgosur gjatë protestave gjithëkombëtare.
narges mohamedi
Bota
6 October 2023, 16:45
I.A
Mark Ellis
KOSOVË- Është e rëndësishme që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të hetohet nga një ekip ndë...
Bota
6 October 2023, 16:15
f.i
Viktor Orban
SPANJË- Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesh...
Bota
6 October 2023, 15:58
I.A
Donika Gervalla
TIRANË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje ...
Bota
6 October 2023, 15:53
f.i
pamje nga vendngjarja
INDI-Të paktën 40 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Indi, sipas n...
Bota
6 October 2023, 15:46
I.A
Miroslav Lajçak
TIRANË- Miroslav Lajçak i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti...
Bota
6 October 2023, 15:33
f.i
Jeff Bezos
SHBA- Jeff Bezos, themeluesi i gjigantit Amazon, do ta zgjerojë veprimtarinë në fushën e Hapësirës. Ai do&nbs...
Bota
6 October 2023, 15:29
f.i
TIRANË- Në një deklaratë për mediat në Shqipëri, Gërvalla tha se nga ndërkombëtarët duhet të ...
Bota
6 October 2023, 15:24
h.k
Ana Brnabiç
SERBI-Ana Brnabiç, Kryeministrja e Serbisë në një intervistë për mediat spanjolle pas daljes në kua...
Bota
6 October 2023, 15:14
h.k
Radoiçiç
SERBI-Prokuroria bëri ankesë për shkak të rrezikut të arratisjes së Radoiçiçit, pas sulm...
Bota
6 October 2023, 15:06
r.ll
Imazhi i siguruar nga HOTSAT-1
BRITANI- Një "termometër fluturues" i ndërtuar nga Britania ka dërguar fotografitë e tij të pa...