LIVE UPDATES
Bota

Akuzat ndaj djalit të Biden, avokati: I ka paguar taksat, po penalizohet nga mbiemri

Këto marrëveshje janë bërë shkak edhe për një hetim që do të përcaktojë nëse ka baza për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden.

12 January 2024, 08:02 Nga N.F
Akuzat ndaj djalit të Biden, avokati: I ka paguar taksat, po penalizohet
Hunter Biden

SHBA- Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, deklaroi të enjten në një gjykatë federale në Los Anxhelos se është i pafajshëm për akuzat për mospagim taksash që kanë lidhje me marrëveshjet e tij të biznesit. Këto marrëveshje janë bërë shkak edhe për një hetim që do të përcaktojë nëse ka baza për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden.

53 vjeçari Hunter Biden akuzohet se nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa nga viti 2016 deri në vitin 2019, ndërkohë që ka shpenzuar miliona dollarë për drogë, eskorta, makina të shtrenjta dhe shpenzime të tjera të larta. Ai përballet me deri në 17 vjet burg nëse shpallet fajtor. I pyetur nga gjykatësi Mark Scarsi se si e deklaronte veten në këtë rast, ai u përgjigj: "I pafajshëm". Gjykatësi caktoi 20 qershorin si datë gjyqi.

Abbe Lowell, avokati i djalit i zotit Biden, djalit të presidentit ka thënë se klienti i tij i ka paguar taksat e prapambetura dhe se po penalizohet për shkak të mbiemrit të tij. Hunter Biden ka deklaruar gjithashtu pafajësinë për një çështje tjetër federale në Delaware, ku akuzohet se nuk kishte thënë të vërtetën për përdorimin e paligjshëm të drogës nga ana e tij kur bleu një armë. Në të dyja rastet, akuzat u ngritën nga prokurori federal David Weiss, i cili ka bërë hetime për zotin Biden që nga viti 2019 dhe vitin e kaluar u emërua si prokuror i posaçëm. Një gjykatës federal hodhi poshtë një marrëveshje të propozuar për pranimin e fajësisë verën e kaluar. Departamenti i Drejtësisë ka thënë se hetimi ndaj Hunter Bidenit është në vazhdim e sipër.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së po bëjnë presion duke kërkuar që Hunter Biden të ndëshkohet pasi nuk pranoi të dëshmojë me dyer të mbyllura në hetimin për të përcaktuar nëse ka bazë për një hetim për babain e tij. Hunter Biden ka ofruar të dëshmojë publikisht në hetim, por ligjvënësit e kundërshtuan një gjë të tillë. Ai u paraqit papritur të mërkurën në Kongresin amerikan, duke shkaktuar reagimin e anëtarëve të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen të cilët debatuan me njeri- tjetrin dhe e qortuan atë për paraqitjen e papritur.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pretendojnë se presidenti dhe familja e tij përfituan në rrugë të padrejtë nga veprimet politike të zotit Biden kur ai ishte në postin e nënpresidentit gjatë periudhës 2009-2017. Shtëpia e Bardhë dhe Hunter Biden i kanë hedhur poshtë akuzat.

Deri tani republikanër nuk kanë gjetur prova për shkelje nga presidenti Biden. Një anketë e agjencisë Reuters dhe kompanisë së sondazheve Ipsos, publikuar të mërkurën arrin në përfundimin se 44% e amerikanëve mendojnë se ndjekja penale e Hunter Bidenit është e motivuar politikisht, ndërsa 33% mendojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, 56% e të anketuarve mendon se ai po merr trajtim të favorshëm nga prokurorët.

Marrë nga VOA

shba joe biden hunter biden taksa

Sondazh

Bota 11 January 2024, 22:32 h.k

Gjermania po ndahet dhe po i ngjan SHBA-ve

Foto ilustruese GJERMANI-Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir ka paraljmëruar se vendi po shkon drejt një ndarjeje që i ngja...

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë