Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Akuzat për lidhje me çështjen "Epstein", Trump: Nuk ka prova, nuk ka asgjë
Në postimin e tij, Trump ka ngritur pyetjen se nëse do të ekzistonte një “provë e fortë” apo një “armë zjarri” që implikonte personazhe të fuqishëm në këtë skandal, dhe pse demokratët nuk e kanë publikuar këtë informacion gjatë administratës së presidentit Joe Biden.
18 July 2025, 19:07Nga M.B
Një burrë bën shenjë drejt një fotografie të Trump dhe Epstein
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar në platformën "Truth" për çështjen kontroverse të Jeffrey Epsteinit, financierit të ndjerë i akuzuar për shfrytëzim seksual dhe pedofili. Në postimin e tij, Trump ka ngritur pyetjen se nëse do të ekzistonte një provë e fortë apo një “armë zjarri” që implikonte personazhe të fuqishëm në këtë skandal, dhe pse demokratët nuk e kanë publikuar këtë informacion gjatë administratës së presidentit Joe Biden. Ai nënkupton se ky informacion i mundshëm nuk është parë ndonjëherë sepse thjesht nuk ekziston.
“KJO NUK NDODHI SEPSE NUK KANË ASNJË GJË”, shkruan Trump.
Ky qëndrim duket si një përpjekje për të qetësuar dhe bindur mbështetësit e tij, të cilët më parë kanë reaguar ndaj pretendimeve dhe spekulimeve të tij rreth ekzistencës së një “liste të fshehtë klientësh”, e cila thuhej se përmbante emra të njerëzve me ndikim të madh që Epstein i kishte kërcënuar dhe shantazhuar për qëllime personale.