17 July 2022, 21:18
Nga I.A
Jamal Khasshoggi
ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar një qytetar amerikan, avokat për të drejtat e njeriut, i cili më herët kishte shërbyer si avokat i gazetarit të vrarë Jamal Khasshoggi. Asim Ghafoor u dënua me tre vjet burgim nën akuzat për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ai do të dëbohet nga shteti, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve, WAM.
Gjykata në Abu Dabi për pastrimin e parave po ashtu urdhëroi Ghafoorin që të paguajë një gjobë prej 800.000 dollarësh, që rrjedh nga dënimi në mungesë. Gazetari saudit Khashoggi, u vra nga agjentët saudit më 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, në një operacion që sipas inteligjencës amerikane, e ka miratuar Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Njoftimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen një ditë pasi organizata me seli në Uashington, Demokraci për Botën Arabe (DAWN), ngriti alarmin lidhur me arrestimin e Ghafoorit në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait. DAWN tha se Ghafoor, që është pjesë e organizatës, ishte nisur për në Stamboll për të marrë pjesë në një dasmë.
Një zyrtar i administratës amerikane u tha gazetarëve më 16 korrik se SHBA-ja është në dijeni të arrestimit të avokatit Ghafoor, por nuk tregoi nëse presidenti Joe Biden e kishte ngritur këtë çështje gjatë bisedës me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe në margjinat e samitit arab, që u mbajt në Arabinë Saudite.
“Nuk ka asnjë tregues se ky rast ka të bëjë me çështjen Khashoggi”, tha ky zyrtar.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ka ngritur çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, që përfundoi më 16 korrik. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar qindra aktivistë, akademikë dhe avokatë pas gjykimeve të padrejta për vepra të ndryshme penale.
Marrë nga REL
asim ghafoor jamal khasshoggi dawn joe biden
Bota
17 July 2022, 21:00
I.A
Foto nga lufta
RUSI- Rusia ka humbur afër 50.000 ushtarë të cilët i janë vrarë ose plagosur gjatë pushtimit të Ukra...
Bota
17 July 2022, 20:41
I.A
Ukraine
UKRAINË- Ushtria ukrainase kundërshtoi përparimet ruse në Donetsk gjatë fundjavës, ndë...
Bota
17 July 2022, 20:33
I.A
pamje nga takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur të dielën në takim pesë policët të cil&e...
Bota
17 July 2022, 18:21
I.A
Zjarret
FRANCË- Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zja...
Bota
17 July 2022, 18:21
I.A
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi
SHKUP- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki ka reaguar ndaj videos që u publikua nga zv ministri Nazim Bus...
Bota
17 July 2022, 17:52
I.A
Avioni
GREQI- Një avion ukrainas, i cili po transportonte municione nga Serbia drejt Bangladeshit, u rrëzua në orët e vona të dit&...
Bota
17 July 2022, 14:57
d.a.
Arinj
BRITANI- Kur Jenny Hibbert iu drejtua fotografisë si një shpërqendrim gjatë divorcit të saj të vështirë,...
Bota
17 July 2022, 14:17
d.a.
Teodora Gençovska
BULLGARI-Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska u shpreh se vendi i saj mbështet fuqishëm integr...
Bota
17 July 2022, 14:05
d.a.
Zoran Zaev
MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur i lumtur për vendimin që m...
Bota
17 July 2022, 13:33
k.m.
Pamje nga rrëzimi i avionit
GREQI- Një avion mallrash, i cili sipas mediave greke dyshohet se ishte ngarkuar me rreth 12 ton municione ësht&...